Pule e pjekur me hudhra, rozmarine dhe limon
Perberesit: 1.5 kg fileto pule e prere ne copa te medha, 6 thelpinj hudher, te shtypur, 3 luge gjethe te fresketa rozmarine, 3 luge vaj ulliri, 1 limon, lekura dhe lengu, 1 luge kripe dhe piper, 1/2 filxhani vere e bardhe. Ngrohni furren qe me pare. Vendoseni pulen ne nje tave. Shtoni hudhren, rozmarinen, vajin e ullirit, lekuren e limonit dhe kripen me piperin. Perzjejeni mire pulen me gjithe perberesit e tjere dhe pastaj futeni ne furre. Piqeni per 20 minuta. Aty shtoni veren dhe lengun e limonit. Perzjejini pak, fikeni furren dhe futeni taven perseri aty. Lereni per 5 minuta. Pastaj hiqeni pulen nga tava vendoseni ne nje pjatance dhe servireni duke hedhur pak leng nga ai qe eshte ne tave mbi copat e pules.