Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-03-11, 20:52   #1
Januzbrahimi
 
Avatari i Januzbrahimi
 
Anėtarėsuar: 11-05-08
Postime: 62
Januzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashurJanuzbrahimi i dashur
Gabim Lufta ne Libi - Oreksi perendimor per energji !

Kjo qe po ndodh ne Libi nuk eshte aksion humanitar por aksion lufte. Nje lufte e ndyre, e felliqt, per energji, per nafte, per gaz. Franca qe nuk ka me, pas Fukushimes, nje te ardhme berdhamore ka nevoj per gaz dhe nafte. Gedafi u mbeshtet nga Italia qe nga vitet e 70-ta, nje pjese e forcave te tij ushtarake u pergatitetn dhe u sterviten ne Itali ne shkembim te nje raporti te privilegjuar per gazin dhe naften.
Kjo eshte nje lufte e ēmendur qe evropianet nuk e deshirojn.Per te cilen ata u informuan sikur te ishte ēfardo ngjarje e vogel , nje eveniment sportiv. Kina dhe Rusia jane kunder, kurse Gjermania ka abstenuar ne Keshillin e Sigurimit dhe komiteti i Unionit Afrikan per Libine ka refuzuar : " ēdo intervenim ushtarak te huaj ne Libi, cilado qofte forma". E ka deklaruar presidenti mauritanez Abdel Aziz "kriza teper e rende neper te cilen po kalon ky vend vella kerkon nje zgjidhje afrikane. Presdenti Aziz ka theksuar se "asnje perfaqesues i Unionit afrikan nuk ka marre pjese ne konferencen nderkombetare te Paris mbi krizen libike.
Okb-ja kishte miratuar aplikimin e nje "No fly Zone" dhe jo per bombardim te Libise. Qindra raketa te hudhura nga amerikanet, britanike dhe francez kunder "objektivave" ne nje operacion te pagezuar "Odyssey Dawn" , Odisea ne agim. Nje fjalor alla Playstation. Me shume sesa nje agim, duket sikurse perendimi i Okb-se, ne nje Odyssey Sunset. Kane vdek me shume civil ne Tripoli per dore te Obames, Sarkozit, Kameron apo ne Bengazi nga Gedafi ?Ndoshta ata per dore te libikeve vlejne dyfish ?

Lufta Libike hyn ne kete kontekst per faktin se eshte prodhuese e Naftes dhe Gazit Natyror dhe nuk ka te bej me nevojat humanitare te prodhuara deri tash. Kjo verehet sepse asnje tentim per zgjidhje paqesore nuk eshte ndermarre, mirpo thjeshte eshte kaluar tek bombardimet, nderkohe qe ne vendet e varfera me lende te para sikurse Darfuri dhe Ruanda nuk eshte ndermarr asgje.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Januzbrahimi : 24-03-11 nė 20:55
Januzbrahimi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante