Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-07, 02:50   #19
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim

TEUTA



Regjente e mbretėrisė ilire nė vitet 230-228 p.e.r. U vu nė krye tė mbretėrisė pas vdekjes sė tė shoqit, Agronit , si tutore e Pimit, birit tė mitur tė tij, qė e kishte me gruan e dytė, Triteutėn. Ndoqi politikėn e Agronit dhe zhvilloi njė veprimtari energjike. Pėrballoi rivalitetet e brendshme, ruajti aleancėn me Maqedoninė dhe e rriti fuqinė politike tė mbretėrisė. Nė vitin 230 p.e.r. ndėrmori sulmin kundėr Lidhjes Epirote, pushtoi kryeqytetin e saj, Foiniken, dhe e detyroi Epirin tė shkėputej nga aleanca me etolėt dhe tė lidhej me mbretėrinė ilire. Me pėrfundimin nė tė njėjtėn kohė edhe tė njė rrjeti aleancash tė tilla me Lidhjen Akarnane, krijoi njė kufi tė drejtpėrdrejtė midis Mbretėrisė ilire e botės greke.
Ndėrkaq forcimi i pozitės sė mbretėrisė ilire nė Ballkan binte ndesh me politikėn ekspansioniste tė fuqisė sė re mesdhetare, Romės, e cila nė kėtė kohė ishte drejtuar nga lindja. Teuta pėrballoi me dinjitet diktatin dhe veprimet provokuese tė senatit romak, pa mundur tė mėnjanojė konfliktin e armatosur, qė shpėrtheu me ndėrhyrjen e parė romake nė Iliri nė vitin 229 p.e.r. Edhe pse Teuta mori masa tė rėndėsishme pėr t'i dalė rrezikut pėrpara, duke angazhuar forcat e saj kryesore nė mbrojtjen e vijės bregdetare, nuk pati sukses. Plani i saj pėr tė pushtuar Istin, Dyrrahun, Apolloninė dhe Korkyrėn dėshtoi. Pas tradhtisė sė komandantit tė saj, Demetėr Farit qė u dorėzoi romakėve Korkyrėn e pushtuar, Teuta u detyrua tė heqė bllokadėn detare edhe nga qytetet e tjera. Qėndresa e mėtejshme qė bėnė ilirėt nė tokat e ardiejve dhe sidomos nė qytetin Nutria duke u shkaktuar romakėve humbje tė rėnda, nuk e ndryshoi fatin e luftės. Pas kėsaj Teuta me forca tė pakta u mbyll nė qytetin e fortifikuar tė Rizonit; nė pranverė tė 228 p.e.r. dėrgoi nė Romė pėrfaqėsuesin e vet dhe pėrfundoi me senatin njė paqe me kushte shumė tė rėnda pėr ilirėt. Pas kėsaj ngjarjeje Teuta kishte abdikuar ose kishte vdekur dhe nuk pėrmendet mė. Nė krye tė mbretėrisė ilire u vu si regjent Dhimitėr Fari.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga rilinda : 14-12-07 nė 20:07
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė