Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-04-08, 22:41   #23
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gruaja shqiptare dje, sot dhe neser Heroinė

Me kėtė organizim i jeni kthyer nostalgjisė sė Tiranės….

-Mė se e vėrtetė. Ky takim pėr ne tė gjithė ishte si njė rikthim nostalgjik nė studiot tona tė Teatrit nė Tiranė, ku punonim sė bashku dhe kur filluam hapat e para tė karrierės sonė artistike. Tė takohesh mbas kaq vitesh me artistė tė mirėnjohur shqiptarė ėshtė njė kėnaqėsi e veēantė. Eksperienca e punės sonė tė pėrbashkėt bėri qė ky koncert tė montohej me lehtėsinė mė tė madhe dhe pėr njė kohė rekord, gjė qė i ēuditi tė gjitha kolegėt tanė tė huaj ashtu si edhe spektatorin qė asistoi nė atė mbrėmje Gala tė paharruar. Dėshira ime, mendoj, edhe e artistėve tė tjerė qė kontribuan nė suksesin e kėtij aktiviteti, ėshtė vazhdimi i tij edhe nė qytete tė tjera tė Europės. Kjo ishte hera e parė qė ne u mblodhėm si potencial artistik shqiptar jashtė kufijve tė Shqipėrisė dhe patėm shumė sukses e u duartrokitėm gjatė. Unė besoj gjithmonė nė realizimin e kėsaj ėndrre tė madhe kombėtare, shpalosjen e potencialit tonė artistik nė skena tė tjera europiane, edhe pse nevoiten fonde tė mėdha, tė cilat jo gjithnjė i kemi nė dorė...

Opera pa kufij. Njė vizion ku ju pėrjashtoni pasione apo urrejtje pėr muzikantėt qė i pėrkasin popujve « tė pėrlyer » ?
-Besoj nė mėnyrė tė hekurt nė virtytet e kulturės dhe rolin qė ka muzika nė paqen mes popujve. Ne artistėt s’duhet tė kemi kufij politikė, ideologjikė, kulturorė apo fetarė, qė tė na ndajnė. Kjo nuk do tė thotė se unė si individ jetoj jashtė politikės, se jam pro apo kundėr saj. Por kjo e fundit, nuk mund tė ndėrhyjė nė raportet humane dhe mardhėniet midis popujve. “Pse jo?”, i jam pėrgjigjur njė gazetari nė Friburg, kur mė pyeti nėse do tė pranoja ndonjė solist serb nė njėrin prej koncerteve tona. “Arti duhet t’i kapėrcejė diferencat etnike, ideologjike e fetare dhe duhet tė kontribojė nė ndėrtimin e njė bote mė tolerante, pa urrejtje dhe hakmarrje, ku tė triumfojė vetėm dashuria, paqja, harmonia. Vallė, a s’ėshtė kjo muzika e vėrtetė?

Nė kėtė dėshirė pėr tė hequr kufijtė midis kulturave tė ndryshme, patjetėr qė ka ndikuar dhe mikpritja qė ju kanė bėrė zvicerianėt mes tyre ?
-Jetoj prej shumė vitesh nė Zvicėr. Edhe pse shėtis nė rrugė e trotuare tė tjera, edhe pse jetoj nė njė klimė tė ndryshme nga ajo e Tiranės, mes njerėzve tė tjerė, me njė mentalitet tė ndryshėm nga i yni, me njė korrektesė e ndershmėri pėr t’u marrė shėmbull, mė duket sikur ndodhem nė qytetin tim tė lindjes dhe shpesh, Zvicrėn e quaj atdheun tim tė dytė. E kjo, jo vetėm se mė janė hapur dyert e konservatoreve pėr tė ushtruar profesionin tim. Por se tek qytetarėt zviceranė kam njohur njė tjetėr mikpritje, njė dashuri e ndjenjė respekti pėr njeriun e punės, kam njohur modestinė e vėrtetė dhe pėrkrahjen nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės, barazinė dhe “rėnien” e barrierės sė kufijve, nėqoftėse mund ta quaj kėshtu. Nuk jam ndjerė kurrė e paragjykuar se jam e huaj e vij nga Lindja, nga njė vėnd i varfėr qė ka dalė prej njė diktature totelitariste gati 50-vjeēare. Madje, kohėt e fundit, Partia Socialiste e Neuchātel-it mė vuri nė listėn e kandidatėve pėr deputet tė qytetit pėr zgjedhjet e pranverės 2008. Ky respekt dhe konsideratė, me tė cilėn ky popull mikpritės e vlerėson punėn dhe aktivitetin tim, mė frymėzon ēdo ditė tė jap edhe mė shumė nga vetja. Mbasi e di, qė marr e i jap dashuri tė vėrtetė kėtij populli mikpritės, njerėzish tė mirė. Tė jetosh mes natyrės sė ruajtur me fanatizėm e sė bukurės, tė asaj qė ėshtė e thjeshtė dhe e pastėr, tė jesh solidar me fqinjin, kolegun, tė ndash diēka me tjetrin, do tė thotė qė tė ndėrtosh njė mur me gurė tė fortė, kundėr tė cilit ēdo tundim do tė thyhet. Mendoj se tek unė, ashtu si edhe tek shumė shqiptarė tė tjerė, qė nga fėmijėria na ėshtė ngulitur ideja se duke punuar mirė punojmė nė rradhė tė parė pėr vetveten, e pastaj pėr tė tjerėt. Tė jetosh dhe tė punosh nė emigracion, ėshtė njė detyrė e pėrgjegjėsi e madhe. Sepse, duke punuar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme i shėrben modestisht dhe atdheut, me emrin dhe personalitetin qė krijon.

Mė pėlqen fakti qė ju e pėrmendni gjithnjė se jeni shqiptare ?
-Ėshtė njė krenari, jo vetėm tė thuash se je shqiptar e i pėrket njė kombi me histori e sakrifica legjendare, por edhe kur flet pėr identitetin tėnd, pėr tė kaluarėn si edhe pėr kushtet dhe rrethanat qė kanė ndikuar nė formimin e personalitetit tėnd. Ēdo origjinė dhe kulturė e re e pasuron bashkėjetesėn e komuniteteve tė ndryshme, kudo qė ndodhen. Ne marrim e japim dhe jeta bėhet gjithnjė e mė e bukur e mė e begatshme. Kėtė gjė e kam mėsuar sė pari nė Zvicėr dhe dua ta pėrcjell edhe mė tej. Mes artistėve dhe njerėzve tė emancipuar, mendoj se kufijtė e vėrtetė nuk egzistojnė.


Emri juaj i njohur bėn qė kėsaj shoqate ti ofrohen emrat tė njohur zviceranė artistėsh e politikanėsh. Mund tė pėrmendim disa prej tyre ?
-Janė antarėsuar figura artistike nga mė tė njohurat nė Zvicėr, ndėr tė cilat dua tė pėrmėnd regjisorin e madh italian Gino Zampieri, bas-baritonin Charles Ossola, piktorja e mirėnjohur Anne Monier, etj. Po ashtu, figura politike si P. Aubert, G. Ory, etj. qė e kanė ndihmuar kėtė shoqatė qė nė hapat e parė tė krijimit, si edhe kanė pėrkrahur ēdo inisiativė tė saj.

Le tė flasim mė qartė pėr projektin e krijimit tė kėsaj shoqate.
- Si fillim, ideja e krijimit tė shoqatės « Opera pa kufij » lindi si njė dėshirė pėr tė ofruar koncerte dhe ēfaqje me cilėsi tė lartė, por ideja e bashkėpunimit me artistė tė shquar shqiptarė, zviceranė, e tė ftuar nga vėnde tė tjera, na mundėsoi tė shpėrndanim edhe njė mesazh tjetėr, njė mesazh dashurie, paqeje e bashkėpunimi, nė njė kohė qė urrejtja dhe ultranacionalizmi mes popujve tė ballkanit, mund tė them se ėshtė bėrė gangrenė. Kjo ishte edhe arsyeja qė ky mesazh u prit me mjaft entuziazėm nga spektatori, shtypi e mediat zvicerane. Nė koncertin tonė tė parė, pėrveē sopranos Inva Mula, bas-baritonit zviceran Charles Ossola, tenorit tė madh turk Pekin Kirgiz, ishin edhe emra tė tjerė tė njohur si Frano Lufi, Mariana, Leka, koreografi dhe balerini Enkel Zhuti, Francesca Matrundola, Anastasia Faradjev, Fabrizio Raviola, etj.

Brėnda kėsaj inisiative fshihet edhe njė qėllim i madh, atėherė ?
-Them se po. Ēdo bashkėpunim interkulturor ėshtė njė mesazh paqeje dhe dashurie, nė njė moment kur tensionet janė gjithnjė e mė tė forta nė mbarė botėn e sidomos nė Ballkan. Vullneti ynė i mire, ėshtė njė shėmbull pėr tė treguar se arti na i jep mundėsitė t’i kapėrcejmė kėto kufij etnikė apo ideologjikė, tė harrojmė urrejtjen e hakmarrjen, pėr tė shpresuar nė njė botė mė tolerante. Nė njė nga koncertet tona patėm arie, duete e skena nga opera “Rigoletto” e G.Verdit, qė ėshtė mbėshtetur nė dramėn e Viktor Hygo-sė, e cila trajton temėn e hakmarjes, qė tė ēon vetėm nė fatkeqėsi. Pra, mesazhi i kėtij koncerti ishte demaskimi i kėsaj ndjenje, qė nxit konfliktet, luftrat tragjedinė e mbjell urrejtjen. Ky bashkėpunim artistik i yni tregoi edhe kėsaj radhe se vetėm me dashuri, mirėkuptim, tolerancė e pa paragjykime mund tė realizohen gjėra tė mrekullueshme dhe tė kontribohet nė njė mirėkuptim edhe mė tė madh midis popujveØ!

Do ta pėrhapni kėtė mesazh nė gjithė botėn?
Jam njė pikė uji nė oqeanin e madh qė quhet botė, por kjo s’do tė thotė se demoralizohem. Unė jam e bindur se ēdo shqiptar ėshtė njė mesazher i vėrtetė paqeje, mbasi populli ynė e ka dhėnė shėmbullin gjatė gjithė historisė sė tij se, e do dhe e ruan me fanatizėm atė. A s’ishte Nėna jonė e Madhe Terezė dėshmia dhe simboli mė i madh i Paqes nė shekullin e XX-tė ? A s’ishte Rugova « Gandi i Ballkanit » dhe rezistenca e popullit trim kosovar njė dėshmi e tillė ? Paqja ėshtė njė dashuri pa kushte dhe si e tillė ajo mund tė sjellė vetėm lumturi.

Ndėrkohė, viti 2008 do tė ketė pėr ju edhe njė projekt shumė tė rėndėsishėm. A mund ta detajojmė?
-Ėshtė njė koncert i madh humanitar qė parashikohet tė realizohet nė 2008-2009, nė mbėshtetje tė njė fondi tė ri pėr fėmijėt handikapatė tė Zvicrės franceze. Kėsaj radhe, mendoj tė kemi tė ftuar tė mėdhenj si Bekim Fehmiun, Gina Lollobrigiden, Carla Fraēin, Ismail Kadarenė, Andrea Bocellin, Gedeon Burkhard-in dhe Roger Federer-in.
Mendoj se edhe pėr ne shqiptarėt ka ardhur koha, jo vetėm tė ndihmojmė vetveten e tė presim ndihma nga tė tjerėt, por edhe tė kontribojmė dhe tė pėrpiqemi t’u japim ndihma popujve tė tjerė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė