Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-13, 15:25   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fragmente lufte - Kosovė 1998-1999

Lufta e grave

- Nga ROBERTO SAVIANO

Fill pasi ke lexuar keto faqe, mėson se nuk ekziston njė luftė pėrnjėmend e rrėfyer, po tė mos kesh dėgjuar rrėfimin e grave qė e kanė pėrjetuar atė.

“Luftė e vogėl e pėrkorė”, roman i shkėlqyer i shkrimtares Elvira Dones, shqiptare qė jeton ne Shtetet e Bashkuara e shkruar nė italisht, nė gjuhėn e saj tė dytė, ėshtė njė libėr i vogėl qė pėrmban gjithė tmerrin qė mund tė shpėrthejė nga Kutia e Pandorės nė njė komunitet qė shpėrbėhet nga themelet. Njė komunitet ku tjetri, fqinji, nė fillim i afėrt, pėr shkak tė ndėrhyrjes sė njė politike tė marrė kthehet tashmė nė Armik, nė Tė Keqen. Ky roman i shkurtėr ndėrthur me origjinalitet e mjeshtėri dy fije narrative – rrethimin dhe kthimin- tema qė ushqejnė letėrsinė qė nga kohėt e Homerit. “Luftė e vogėl e pėrkorė” rrėfen rrethimin e ēuditshėm tė tri grave tė ngujuara nė shtėpi pa ushqim e pa ndihma, nė njė qytet tashmė pre e njė armiku tė egėr. Dhe rrėfen, njėkohėsisht, pėrpjekjen e pamundur tė dy vėllezėrve adoleshentė pėr t’i shpėtuar dhunės sė skajshme e vdekjes, drejt njė shtėpie tė re, njė atdheu tė ri tė mundshėm. “Luftė e vogėl e pėrkorė’ ėshtė njė libėr qė kam mbajtur me vete pėr njė kohė tė gjatė: nė ēantėn e shpinės, nė xhepin e xhakaventos, nė trastėn e ndenjėses cip me letra tė makinės sė shpurės sime. Ky libėr rrėfen pėr herė tė parė se sot, nė kėtė tė sotmen tonė tė mallkuar, nė Perėndimin demokratik e me tė drejta universale njerėzore tė pėrmbushura, morti, arratia, kthimi ndoshta i pamundur nė komunitetin tėnd tė humbur, nuk janė pėrvoja aliene e fantastike, por ngjasi reale. Sepse kanė ndodhur, nė zemėr tė Europės, pas njė paqeje tė gjatė.

Elvira Dones na thotė se lufta nuk ėshtė diku tjetėr; nė tė kundėrt, ajo mund tė jetė kėtu, njė fije larg gjėrave qė na janė tė shtrenjta e qė pandehnim tė sigurta deri dje. Dhe kjo mund tė ndodhė sa herė qė njė komunitet sakatoset nė elementėt e vet pėrbėrės, elementė kėta qė mė parė ishin pjesė e njė tė tėre. Natyrisht, njė roman nuk ėshtė njė profeci. Na takon neve, i takon lexuesit, tė kapė e tė krijojė tė vėrtetėn e vet. Qyteti i romanit tė Elvira Donesit ėshtė Prishtina, njė hije nė hartėn gjeografike, kryeqytet i Kosovės, ku dikur jetonin sėtoku kosovarė shqiptarė, nė shumicėn myslimanė, dhe serbe. Nė vitin 1999, Prishtina u bė teatėr i njė lufte qė, ndonėse kaq pranė nė kohė e gjeografi, nuk zė mė vend nė bisedat tona prej kohėsh.Qe teatėr i njė lufte tė frikshme, po cila luftė nuk ėshtė e tillė?

Dhe sa prej nesh dinin, sa pėr tė marrė njė shembull, pėr Benghazin, para se gazetat tė shkruanin pėr gratė e vrara nga snajperėt, teksa nga ballkonet pėrpiqeshin t’u jepnin ujė opozitarėve tė regjimit libian? Le ta themi qė nė krye: “Luftė e vogėl e pėrkorė” nuk ka kurrfarė simpatie pėr luftėtarėt filoshqiptarė qė iu kundėrvunė epėrsisė derrrnuese ushtarake serbe dhe pastrimit etnik te Millosheviēit. Nė roman dhuna vėrshon mbi viktimat si kamzhik, e toni mbizotėrues ėshtė ai i “pietas” kundrejt viktimės, jo indinjatė.

Por, kushdo qė do ta lexojė, do tė gjejė-me tė gjitha elementėt tipikė tė njė romani e nė thurjen e personazheve – paragrafė qė hedhin dritė mbi arsyet sesi edhe njė qytetar ēfarėdo, njė pėrkrahės i bindur i liderit Ibrahim Rugova, u shtėrngua, pėr shkak tė realitetit historik, t’u qaset formacionet tė armatosura (nganjėherė tė udhėhequra nga veteranė tė luftės boshnjake) tė separatistėve shqiptarė tė UĒK-sė, pa ia bėrė pyetje vetes nė kishte qenė UĒK-ja qė i kishte nisur veprimet luftarake nėpėrmjet terrorizmit antiserb….
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė