Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 11:25   #1
Diana007
Miss Dardania 2007
 
Avatari i Diana007
 
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Ne Zemer Te Gazit ♥
Postime: 39,458
Diana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Masakra ne Suhareke!

Te nderuar dardansa ,, rastesisht ka shikoj disa foto te Suharekes hasa ne kete tem tek Forumi shqiptar ku pash disa te njohur ... kur pas vendin vetm 20 metra larg masakret isha un me gjith familjen time ,,, edhe pse e huazuar pata deshir te lexohen edhe ktu to shkrime,,, nese ka diq kunder lus moderatoret te fshin kete tem.




Ky eshte tregimi renqethes i radhes i pergatitur nga une ne njerin nder episodet me te erreta pergjate kohes se luftes ne Kosove.Shumica e lexuesve shqiptare ne shumicen e rasteve mbi keto krime vetem kane degjuar per numra te te vrareve,e jo ndoshta edhe per detajet rrenqethese qe keto tregime i bejne ata qe i`u shpetuan ketyre vrasjeve dhe masakrave.
Pas ngjarjes se masakrimit te familjareve te Dren Cakes,qe ndodhi ne Gjakove,pas masakrimit dhe vrasjes se familjareve te familjes se Saranda Bogujevcit ne Podujeve,ky tregim me poshte eshte i treti qe po e postoj ne menyren me origjinale te mundshme duke iu mbetur besnik ne fjalet e thena nga te mbijetuarit ,njeherit duke e ndare dhembjen me ta per familjaret e tyre te humbur.



TMERRI NE SUHAREKE

"Babi, ata do na vrasin"

Nga Rod Nordland NEWSWEEK



Kur zhurma tronditese dhe ekoja e shperthimit nga granata u ndal,ate qe ndiente Vjollca Berisha permbi trupin e saj ishte vetem nje leng qe mbulonte trupin e saj."Mendova qe na kane vene benzine per te na djegur mirepo kishte qene i teri gjak"tregon ajo.Ajo shiqoj perreth per tre femijet e saj.Nuk kishte shenje jete nga Dafina,vajza e saj 16 vjeqare.Ajo e pa Drilonin,ia ngriti koken larte dhe e pa qe ishte ende gjalle.Pastaj e therret Gramosin: "Djali im ,a je ende gjalle".Gramozi 8 vjeqar i pergjigjet :"po".
Me se 50 civil shumica gra dhe femije u vrane kete dite ,dhe te gjithe pothuajse ishin nga familja e gjere Berisha.Perderisa te gjithe keta ishin munduar tu ikin plumbave duke u munduar te strehohen pas tavolinave ne restorantin Kalabria ,ne qendren tregtare ne Suhareke,serbet i mbyllin kete vend dhe drejtojne armet AK-47 teposhte ne drejtim te tyre nga dritarja.Duke shikuar nga nje ndertese fqinje aty afer,fqiu i tyre degjon nje te qare femije perbrenda picerise dhe duke bertitur:
;" Nene,thuaju ketyre te mos na vrasin",ndersa nje femije tjeter therriste:
"Baba,te lutem eja,keta po na vrasin".
Nje e shtene automatiku i ndali keto vaje femijesh.

Vjollca 36 vjeqare kujton,kur te shtenat pushuan ishte nje qetesi tmerruese,qetesi e thyer vetem nga talki-walkiet (radio lidhje) qe degjoheshin perjashta picerise.Kunata e saj Shyhrete Berisha iu peshperitste 4 femijeve te saj:"Behuni sikur jeni te vdekur".Dy nga ata veqse ishin te vdekur tani.
Shyhretja 36 vjeqare u mundua ta fsheh nipin e saj 10 muajsh ,Eronin ne mes te kembeve te saj.Mirepo bebja qajti dhe dikush nga policet shtiu nje rafal ne te,duke vrare beben dhe duke e plagosur Shyhreten me 11 plumba.Nje nip tjeter i saj ,Ismeti 2 vjeqar ,kishte qene i plagosur ne stomak,dhe papritur kishte etje dhe klithte :"Uje,a mund te me sjellesh uje,nene".E degjuan serbet nga ishin aty para lokalit dhe e vrane me plumba ne koke.

Ne Suhareke,21 anetare te familjes se ngushte Berisha,dhe nga familja e gjere qe perfshinte 4 gjenerata,ishin vrare nga serbet.Perafersiht 25 familjare te gjere qe jetonin ne fqinjesi mungonin dhe druhej se ishin te vdekur.Tri viktima e bene rolin e te qenit te vdekur dhe shpetuan dhe iken------Vjollca,djali i saj Gramosi dhe kunata e saj Shyhretja.Edhe disa deshmitare tjere ,kryesisht fqinje te tyre kishin shpetuar per te treguar per masakren e bere ndaj familjes Berisha dhe shqiptareve tjere ne Suhareke.
Tregimet e tyre ,te mbledhura nga Newsweek,fillojne qe nga refugjatet qe kishin dalur ne Shqiperi e Itali gjate kohes se bombardimeve ne Kosove.Hetuesit e tribunalit te Hages ne Hage gjithashtu dokumentojne keto tregime.
Te masakruarit dhe te vraret e familjes Berisha numerojne qe nga Eroni ,bebja 10 muajshe deri tek tezja Hava 65 vjeqare.Dhe ky ishte vetem fillimi i vrasjeve te shqiptareve ne Suhareke.

Nuk ishte shume e veshtire te dihej se kush ishte "bossi"ne Suhareke.Mishko Nishaviq,nje serb 39 vjeqar,kishte nje pozite te larte ne sherbimin shteteror,ne policine sekrete te serbise ai udhehiqte nje nderrmarrje qe quhej Boss Commerce.Ai bashke me 2 vllezerit e tij dhe babane kishin edhe nderrmarrje tjera me te njejtin emer,si Boss Hotel,autoshkollen Boss,shitoren per femije Boss dhe autoriparimet Boss.Nishaviq dhe kolegu i tij Boban Vuksanoviq,nje fizicient dhe ish kryetar komune i Suharekes,moren persiper udheheqjen e komunes pasi Millosheviqi e suprimoi autonomine ne vitin 1989.Shqiptaret iu kundervuan duke formuar sistemin e tyre paralel,duke bojkotuar institucionet serbe dhe duke refuzuar edhe kyqen ne bizneset serbe.


__________________
♥(Æ`“•.ø(Æ`“•.ø _________❀✿❀_________ ø.•““Æ)ø.•““Æ)♥
.>>>>> ✿°° ❀✿❀ ..L & L Xemlat e Mamit... ❀✿❀ °° ✿>>>>
♥(_ø.•““(_ø.•““ ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ❀✿❀ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ `“•.ø_)““•.ø_)♥.
Diana007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante