Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-11-11, 11:27   #3
Diana007
Miss Dardania 2007
 
Avatari i Diana007
 
Anėtarėsuar: 04-10-04
Vendndodhja: Ne Zemer Te Gazit ♥
Postime: 39,458
Diana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėmDiana007 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Masakra ne Suhareke!

Te dy pleqte e familjes Berisha ate dite nuk ishin ne Suhareke keshtu i shpetuan masakres.4 nga 5 djemte e tyre u vrane aty ate dite.Njera nga kunatat e tyre Sebahate Berisha,25 vjeqare ,kishte dalur nga piceria ku ishin te gjithe familjaret tjere,gra dhe femije,per te kerkuar burrin e saj qe sapo ishte pushkatuar.Pastaj serbet e kishin marre Sebahaten dhe e kishin dhunuar.Pasi e kishin dhunuar kriminelet ia kprene duarte dhe kembet me thikat e tyre dhe gjersa i prenin duarte dhe kembet ende ishte gjalle.Ashtu edhe vdiq.Kete rast tmerrues e kane pare nje kusherire Albulena dhe nena e saj Bekishja.Pastaj edhe nje grua tjeter,Lirija qe ishte shtatzene ne muajin e 9-te kishte dalur nga piceria per te pare burrin e saj Fatonin qe ende ishte gjalle por i plagosur rende nga plumbat.Serbet i thane qe ku e ke ,merre,kjo u mundua ta terhiqte Fatonin,burrin e saj mirepo nuk mundi.
Keshtu serbet gjuajten benzine mbi keta 6 viktimat e vrara dhe i dogjen qe te gjithe.

Pas kesaj serbet kishin shtene me automatik ne vendin ku ishin grate dhe femijet.Kishin hedhur edhe granata mbi ta.
Vjollca dh te mbijetuarit tjere kishin mbetur te shtrire pa levizuar rreth nje gjysme ore pasi kishin pushuar te shtenat.Pastaj serbet kishin terhequr viktimat zvarre ashtu qe ti ngarkojne ne kamion.Kunata e Vjollces,Shyhretja ishte e shtrire aty,ende gjalle dhe mbante femijun e saj 11 vjeqar Altinin i cili ishte femija i fundit nga 4 femijet e Shyhretes qe vdiq. Nje femije i fqiut poashtu ishte ende gjalle nen kufomat tjera ne kamion dhe fliste;" Ju lutem ndihmomeni,se po me zihet fryma "sepse i kishte kufomat tjera permbi trup,vetem zeri i degjohej.
Gjersa kamioni ecte me nje shpejtesi te madhe drejt Prizrenit Shyhretja i thote Vjollces:" Eja te gjuhemi nga kamioni,edhe nese nuk gjuhemi do te na vorrosin te gjalla".Shyhretja u gjuajt e para dhe nuk mundi te leviz per disa kohe pasi qe ra ne rruge ,sepse i kishte edhe 11 plumba ne trupin e saj.Vjollca e pyeti femijun e fqiut qe te gjuhen edhe ata nga kamioni mirepo femiu trembej te gjuhej nga kamioni keshtuqe Vjollca duke mbajtur femiun e saj Gramosin gjuhet edhe kjo nga kamioni.

Shyhreten e gjejne disa fshatare shqiptare,qe e dergojne per ndihme te pare ne nje baze aty te UCK-se ne male.Kur i`u sheruan pak plaget atehere ajo del ne Shqiperi ne nje kamp refugjatesh.
Vjollca me djalin e saj Gramosin udhetojne me ore te tera gjersa mberrijne ne nje shtepi duke kerkuar uje.Asaj i kishte ndihmuar nje grua e cila i kishte thirrur disa fshatare dhe e kishin derguar Vjollcen me te birin Gramosin ne nje fshat Koparce ,ku Vjollca kishte disa te aferm te saj,ku edhe qendruan aty gjer ne perfundim te luftes duke shpresuar se edhe dikush tjeter nga familja e tyre kishte shpetuar.Gjate tere kesaj kohe serbet kishin qendruar ne shtepite e tyre ne Suhareke gjersa e kishin spastruar tere qytetin nga banoret.
Ekipi i Newsweek arriti tek Vjollca kur ende ishin ne Suhareke forcat serbe,d.m.th.para se te hyjne forcat gjermane te Kforit.Nje postbllok i paramilitareve serb ende ishte aty nja 300 metra nga Koparce.Fshataret aty njeher nuk pranuan qe Vjollca ishte aty mirepo pasi e moren vesh se jemi gazetare te Newsweek atehere treguan per Vjollcen e cila ende shpresonte se eshte gjalle edhe dikush tjeter nga familja e saj."Nuk e kam ditur se te gjithe paskan vdekur,kam menduar se do te shpetoj edhe dikush tjeter"fliste ajo."Dua edhe une te vdes.Ku e kam burrin?Ku i kam femijet"fliste me tej.Ndersa fshataret tjera aty u mundonin t`ia zbusin pak dhembjen duke i thene ,ja ku e ke edhe nje djale qe te shpetoi,dhe duhet te vazhdosh jeten me tej.
Edhe pas hyrjes se Kforit gjerman dhe largimit te teresishem te serbeve nga Suhareka Vjollca ende nuk guxonte te kthehej ne shtepine e saj.Te afermit tjere kishin shkuar ,duke i gjetur shenjat e krimit ,shenjat qe kishin mbetur nga ajo masaker kudo.
Njeri nga te afermit ,Idriz Haxhiaj,qe kishte shkuar per te pare vendin e masakres qante ne ze sepse kishte pare karrocen e foshnjeve qe i perkiste Erollit,foshnjes se vogel."Ai ishte aq i vogel,tere jeten time do te vuaj dhe merzitem per te"thoshte gjyshi i tij 50 vjeqar Idrizi.Piceria e djegur,shenjat e plumbave dhe patronave te fishekeve kudo,gjaku qe ishte pjekur ne dysheme,neper mure gjithkund shenja qe kishin mbetur nga granatat e gjuajtura.Skena ishte e njejte ashtu si e pershkruanin Vjollca me Shyhreten.
Kjo skene ashtu siq ishte do te mbetet tere jeten ne kujtimet e tyre.

Ne mesin e te mbijetuarve qe nuk kishin qene aty diten e tmerrit ishin edhe tre burrat e kesaj familje te gjere.13 muaj pas masakres se bere ne familjen Berisha vdesin edhe keta nga sulmet ne zemer ,nga merzia dhe malli per djemte,niperit ,mbesat dhe rejat e tyre.Keta tre Faiku,Veseli dhe Rasimi i kishin humbur pothuajte te gjithe djemte e tyre,niperit dhe mbesat.
Para se te vdiste Faiku ,therret djalin e tuj qe kishte mbijetuar nga kjo masaker Xhelalin dhe i kerkon atij qe ti vendos tri fotografite e tre djemve te tij ne mur qe ishin vrare ate dite dhe ky ashtu i shtrire ne krevat duke dhene shpirte ti shoh per here te fundit djemte e tij ne fotografi.
Xhelali tregon se masakra e bere ka qene shkaku kryesor pse edhe keta vdiqen nga zemra.
Dy grate e shpetuara nga kjo masaker ende perballeshin me plaget qe kishin marr nga plumbat."Pse me duhet te jetoj,pse jam une ajo qe mbijetova"?fliste Vjollca.
Nje i aferm tjeter Halit Berisha ,ne mesin e te cileve ishte vrare edhe vllau i tij ne kete masaker Geshari thote:" Nuk eshte Millosheviqi fajtori kryesor per keto te bera,faji eshte i krejt popullit serb.Nese dikush do t`me urdheronte te vrisja gra dhe femije une nuk do ta beja.Shiqone nje fakt,prej 2000 serbeve qe kane qene ne Suhareke,1200 ishin kyqur ne formacionet paramilitare dhe policore ne keto vrasje".
Ndersa Vjollca percjell me vemendje nxjerrjen e kufomave ne Beograd."E di qe nuk jane gjalle mirepo vetem le te gjinden".
Trupi i burrit te saj Sedat nuk eshte gjetur larg nga shtepia e tyre.
Mirepo femijet e saj,Dafina 15 vjeqe,Driloni 13 vjeq jene ne mesin e te zhdukurve bashke me femijet dhe grate qe u masakruan ate dite ne piceri.Ajo ende e ndien veten fajtore pse eshte gjuajtur nga kamioni me Gramosin.Ajo e diti qe Driloni ishte ne kamion bashke me tjeret,ajo e pa ate qe ishte i goditur me plumba mirepo nuk e diti a ishte ende gjalle.

Per kunaten e saj,Shyhreten,te mbijetuare tjeter nga kjo masaker, eshte edhe me veshtireTe kater femijet e saj qe i pati dhe burri i saj iu vrane ate dite.
Ajo ende mban 11 plage nga plumbat dhe granata si kujtim i hidhur nga ajo masaker.Eshte derguar ne Itali per sherim dhe atje jeton me motren e saj.
Asaj nuk i ka mbetur asgje me ,deshira e saj e vetme eshte te kthehet edhe njeher ne shtepi dhe te jeton me kujtimet per femijet e saj duke lozur perreth.




Perktheu nga anglishtja per F.SH.--------Fattlumi
__________________
♥(Æ`“•.ø(Æ`“•.ø _________❀✿❀_________ ø.•““Æ)ø.•““Æ)♥
.>>>>> ✿°° ❀✿❀ ..L & L Xemlat e Mamit... ❀✿❀ °° ✿>>>>
♥(_ø.•““(_ø.•““ ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ❀✿❀ÆÆÆÆÆÆÆÆÆ `“•.ø_)““•.ø_)♥.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 20-11-11 nė 11:47
Diana007 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė