Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-11-04, 13:18   #4
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

Nuk jam nga ata qe prish rend duke e par se ketu te gjith kan postuar poezi ja qe besa edhe un me poezi do garoj .
Eshtepoezija me e re qe e kam shkruar dhe cdo gje qe eshte cekuar aty eshte e vertete pasi qe vet i kam perjetuar ata besoj se do ju pelqej....




ĒANTA E UDHĖTIMIT


Oj ēantė

A nuk u lodhe nga udhėtimi

A s’tė ka ardhur koha pėr t’u kthyer

Tė kam mbajtur mbi supet e mia njė kohė tė gjatė

Dhe kurrizi mė ėshtė kėrrusur

... U lodha ...

Udhėtim akoma udhėtim...

Drejt njė bote tė panjohur

U bėre jastėku im

Ajo me tė cilėn ndaja jetėn time

Shoqėruesja e udhėtimit tim tė gjatė.

... Ah moj ēantė ...

Ti qė mbajte dhembjet dhe rėnkimin tim

Ruajte tė fshehtat e mia...

E ēmendur je ti!

Je e dashuruar pas udhėtimit!?

Ti nuk ke as vend as vatan

Kurse unė

Kam humbur vatanin dhe ėndrrat e mia ...

Nuk kam strehė qė mė mbulon

As vatan qė mė strehon.

Sillem vėrdallė rrugėve

Dhe jam kėtu

Duke ecur e ecur

I humbur mes rrugicash

Kaloj male e lumenj

Kėmbėt nuk mė mbajnė mė...

Nuk di a kam vend nė kėtė libėr

Asgjė nuk mė kujtohet

Pėrveē lotėt e nėnės nė ēastin e ndarjes

Ti oj ēanta ime

Tė lutem, mė thuaj

Kush e shkroi qė ne tė dy tė jemi shokė rruge

Tė pėrgjėrohem me atė qė tė bėri ty

Shoqėruesėn time tė pėrjetshme.

Tė lutem...

A nuk ka ardhur koha qė tė tė lė nė njė cep

Qė t’i tregoj rrėfimin shoqes time tė jetės

Nė takimin qė kam ėndrruar prej kohėsh

E di qė je xheloze pėr kėtė

Ngase ti kėrkon tė qėndroj me ty

Tė shetisim ēdo vend tė kėsaj bote

Sikur SINDIBADI

Tė bėhem rob i yti.

Mos u frikėso moj ēantė

Se akoma mė merr e mė dėrgon aty ku dėshriron ti

Por, do tė mė humbasėsh njė ditė...

E do tė merr malli pėr mua

Ti do tė plakesh

Do tė jesh e arrnuar

Por mos u mėrzit

Nuk ka mėrzi mė te madhe

Se tė humbasėsh vatanin

Dhe tė mos mund tė kthehesh atje

Lerma mua mėrzinė...

Ajo ėshtė shoqja ime e jetės

Ėshtė bashkėudhėtarja ime

Herė e mundi e herė mė mundė

Kam frik tė vdesė dhe tė lė vetėm

Kush do tė mbajė pas meje?

Kush do tė kujdeset pėr ty, oj ēanta ime?

Tek ti shikoj atdheun tim

Shokėt, familjen

Fėmijėrinė time, ditarin tim

Rėnkimet e thellėsisė sė shpirtit

Nga pesha e kohės sė pluhurosur

E mbushur me helmin e verdhė qė rritet e rritet

Tallet me ne, na rethon

E pasta na hedhė nėpėr rrugė

Tė errėta e qorrsokaqe.

Oj ēantė ...

A nuk ka ardhur koha tė kuptosh

Se ai qė humb vatanin ėshtė

I pa vend nė kėtė botė tė ēmendur.

Pa vend, pa identitet

Ėshtė thjesht njė numėr nė pasaportė.


Dr.Leone
__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė