Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-10-03, 00:37   #13
doni
 
Anėtarėsuar: 02-10-03
Vendndodhja: Klina
Postime: 59
doni e ka pezulluar reputacionin
Gabim Dy ushtarė tė KFOR-it francez janė lėnduar

Nė raportin e sotėm tė KFOR-it thuhet se dy ushtarė tė KFOR-it francez janė lėnduar nė njė fatkeqėsi trafiku, kur automjeti i tyre transportues i ujit ėshtė rrotulluar nė Klinėn e Epėrme nė rrugėn pėr Banjė. Tė lėnduarit janė transportuar nė spitalin e Mitrovicės, ku janė pranuar pėr shėrim.

Tė njėjtat burime bėjnė tė ditur se njė patrullė e KFOR-it sė bashku me policinė e UNMIK-ut kanė bastisur njė shtėpi nė Kotor, ku kanė gjetur njė pushkė AK-47 dhe njė pushkė gjahu, me ē'rast ėshtė arrestuar pronari i shtėpisė pėr armėmbajtje pa leje.

Nė rajonin e BSH tė Qendrės janė arrestuar dy persona tė armatosur me njė kalshnikov dhe njė revole, tė cilėt kanė marrė pjesė nė njė tentimplaēkitje tė armatosur nė Sibofc tė Poshtėm.

Po nė kėtė rajon, njė patrullė tjetėr e kėsaj brigade tė KFOR-it, gjatė bastisjes sė njė shtėpie nė Fushė Kosovė ka zbuluar njė revole, 45 rrathė municion tė ndryshėm dhe njė jelek lufte, ndėrsa nė Ulkianė (Graēanicė), KFOR-i ka konfiskuar dy pushkė AK-47, dy kuti pajimesh mirėmbajtėse dhe gjashtė karikatorė tė zbrazėt.

Nga rajoni i BSH tė Lindjes njoftohet se njė grup tė rinjsh duke lozur basketboll kanė gjetur njė pushkė AK-47, e cila pastaj iu ka dorėzuar policisė sė UNMIK-ut. Veprimi i kėtyre tė rinjve ėshtė ēmuar lart nga KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut.

Nė fund tė raportit jipen informacionet nga rajoni i BSH tė Perendimit, kurse kėsaj herė njoftohet se KFOR-i dhe policia e UNMIK-ut kanė konfiskuar njė konvoj prej 10 kamionėsh dru tė prera ilegalisht, tė cilėt shkonin nga Lipovica nė Gjakovė.

Po nga ky rajon bėhet e ditur se nė Zahaq ėshtė arrestuar njė person pėr trafikim tė armėve dhe tė municionit, me ē'rast atij i janė konfiskuar 1345 rrathė municion tė kalibrit 7.62 mm, 18 rrathė tė kalibirt 14,5 mm dhe disa karikatorė tė zbrazėt.

Ndėrkaq, ekipi i ēminimit i kėsaj brigade tė KFOR-it ka zhvendosur njė minė TMM nė Drenoc dhe njė bombė pushke tė tipit M 60, tė cilat pastaj i ka shkatėrruar nė vend me shpėrthim tė konmtrolluar.

Nė fund tė kėtyre informacioneve bėhet e ditur se njė patrullė e BSH tė Perendimit ka ndalur njė person te Patrikana e Pejės, ia ka konfiskuar njė revole dhe pastaj ia ka dorėzuar policisė sė UNMIK-ut pėr armėmbjtje pa leje.
__________________
Doni
doni Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė