Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 11:26   #23
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

24.01.2006
Këshilli Ekzekutiv i Varrimit të Presidentit Rugova, i mbledhur sot pasdite nën drejtimin e kryetarit të Këshillit, akademik Nexhat Dacit, u njoftua për punët përgatitore që kanë bërë grupet operative për organizimin e ceremonisë së varrimit të Presidentit Rugova.

Këshilli vlerësoi se përgatitjet po shkojnë me ritmet e planifikuara, duke veçuar punën e Trupave të Mbrojtjes së Kosovës (TMK) dhe të Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) në gjithë këtë proces. Gjithashtu, Këshilli sërish vlerësoi lart sjelljen dinjitoze dhe devotshmërinë e qytetarëve të Kosovës, të cilët në numër të madh vazhdojnë të bëjnë homazhe në nderim të figurës së Presidentit Ibrahim Rugova.
Këshilli i Varrimit miratoi elementet kryesore të protokolit të ceremonisë së varrimit të Presidentit. Ceremonia qendrore do të mbahet ditën e enjte në Sallën "1 Tetori", duke filluar nga ora 13:00, ndërsa varrimi në Varrezat e Dëshmorëve në lagjen "Velania" të Prishtinës.
Në ceremoninë zyrtare në sallën "1 Tetori" fjalë rasti do të mbajnë: shefi i UNMIK-ut Soren Jesen Petersen, kryetari i Kuvendit të Kosovës, akademik Nexhat Daci, kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, nënkryetari i LDK-së, Kolë Berisha, dhe përfaqësuesi i familjes së Presidentit Rugova.
Këshilli i Varrimit u njoftua se delegacione të shumta nivelesh të ndryshme qeveritare kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në ceremonitë mortore të Presidentit Rugova.
Orari për homazhet publike në hollin e Kuvendit të Kosovës për ditën e mërkurë mbetet ai që ishte shpallur në fillim, nga ora 09:00 deri në 18:00. Mirëpo, do të ushtrohet fleksibiliet ndaj fluksit eventual të madh të qytetarëve në orët e pasdites.
Këshilli Ekzekutiv i Varrimit do të mblidhet të mërkurën në orën 17:00 në ndërtesën e Qeverisë, për të saktësuar detajet përfundimtare të ceremonisë së funeralit të Presidentit Rugova, thuhet në një komunikatë të Këshillit. qik
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė