Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-13, 16:02   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjithēka ngapak !

Emrat kodues tė Microsoft


Gjatė 37 vitesh ekzistence, Microsoft nuk ka krijuar vetėm teknologji qė kanė formėsuar botėn tonė, por gjithashtu ka ofruar edhe disa nga emrat kodues mė tė paharrueshėm nė biznesin e teknologjisė.


Opus (Word pėr Windows)
Fillimisht i zhvilluar si Word nga Charles Simon, nė vitin 1981, pėrpunuesi i fjalėve i Microsoftit sė shpejti do tė emėrohet si Microsoft Word pas lansimit pėr Xenix dhe MS-DOS. Pėr njė kohė, version i Word pėr Mac, ishte maja e popullaritetit. Por pėrpunuesi i fjalėve erdhi me emrin Word pėr Windows gjat lansimit tė vitit 1989. Me lansimin e Windows 3.0 nė vitin 1990, Word u bė lider nė treg pėr kompjuterėt e IBM-it.




Thunder (Visual Basic 1.0)
Visual Basic 1.0 kishte emrin Project Thunder derisa u bė lansimi i tij pėr Windows nė ngjarjen pėr teknologji nė Comdex/Windows Word nė vitin 1991. Njė version pėr DOS do tė vinte mė pas nė vitin 1992. Visual Basic kombinoi gjeneratorin e ndėrfaqes merr-dhe-vendos Ruby (nuk ka ndonjė lidhje me gjuhėn programuese Ruby), tė dizajnuar nga Alan Cooper dhe ndėrmarrja e tij Tripod me makinėn Embedded BASIC qė Microsoft e kishte dizajnuar pėr njė sistem tė braktisur tė tė dhėnave tė quajtur Omega.





Daytona (Windows NT 3.5)
I quajtur Daytona sepse qėllimi ishte tė rriste shpejtėsinė e sistemit operativ, Windows NT 3.5 u lansua nė vitin 1994. Ai ishte lansimi i dytė i sistemit operativ Windows NT dhe versioni i parė qė adaptoi emrat Windows NT Workstation dhe Windows NT Server pėr edicionet e veta. Lansimi 3.5 pėrfshinte pėrkrahjen e integruar pėr Winsock dhe TCP/IP, duke azhurnuar implementimin e papėrfunduar tė TCP/IP nė Windows NT 3.1.






Chicago (Windows 95)
Lansimi qė e vuri Microsoftin nė majė dhe e bėri atė mbretin e sistemeve operative, Windows 95 (me emrin kodues Chicago), ishte lėshuar nė gushtin e vitit 1995. Ai integroi produktet e MS-DOS dhe Windows, azhurnoi GUI-n dhe pėrkrahu njė arkitekturė prej 32 bitėsh. Njė numėr veēorish “klasike” tė Windowsit ishin paraqitur me kėtė lansim, duke pėrfshirė butonin Start dhe menaxherin e skedarėve Windows Explorer. Windows 95 ishte versioni i parė i fokusuar nė konsumatorėt e sistemit Windows qė ishte nė fakt sistem operativ nė vend tė njė bėrthame qė punonte mbi DOS.





O’Hare (Internet Explorer 1)
Sė bashku me Windows 95, 1995-ta ishte viti kur u bė lėshimi i njė produkti tjetėr qė do tė luante njė rol kyc nė historinė e ndėrmarrjes Microsoft: Internet Explorer 1. I quajtur O’Hare pėr aeroportin qė Microsoft tha qė ofronte “njė pikė tė largimit nė vende tė largėta nga Ēikago,” shfletuesi sė pari do tė dilte nė Microsoft Plus! Pėr Windows 95. Nė kėtė kohė, vendimi i

Microsoftit pėr tė lidhur shfletuesin pa pagesė me sistemin e vet operativ do tė shėnonte nisjen e betejave mes shfletuesve, duke pėrjashtuar Netscape Navigator si shfletuesi kryesues i Uebit.





Janus (Windows 2000 64-bit)
I quajtur Janus (sipas pėrendeshės romake me dy fytyra, tė fillimit dhe tranzicionit), Windows 2000 64-bit ishte sistemi i parė i Windowsit nė 64 bit, i lėshuar nė vitin 2001 pėr tė pėrkuar me lėshimin e Merced, qė ishte procesori i parė i Intelit, Itanium. Nė dispozicion me Windows 2000 Advanced Server dhe Windows 2000 DataCenter Server, Janus shtoi njė mbrojtje nga dėshtimi i sistemit operativ dhe ofroi veēori barazpeshuese pėr ta bėrė sistemin operativ mė tėrheqės pėr konsumatorėt e Big Iron, e poashtu edhe pėrditėsimet nė Active Directory.





Whilster (Windows XP)
Me emrin kodues pėr vendin e skijimit nė British Columbia, Whilster-Blackcomb, Windows XP u lansua nė vitin 2001. Ai shėnoi herėn e parė kur Microsoft ofroi njė sistem operativ tė orientuar pėr konsumatorė dhe tė ndėrtuar nė bėrthamėn e Windows NT. Derisa themelimi i NT-sė ofroi efikasitet dhe stabilitet mė tė mirė gjatė versioneve tė kaluara tė orientuara pėr konsumatorė tė Windowsit, Microsoft poashtu kėrkoi qė ta bėnte sistemin operativ mė tėrheqės pėr nga ana virtuale me njė GUI tėrėsisht tė ridizajnuar tė bazuar nė punė. Windows XP ishte gjithashtu sistemi i parė operativ i Windowsit qė pėrfshiu aktivizimin e produktit nė pėrpjekje pėr ta luftuar piraterinė.





Tahoe (SharePoint Portal Server 2001)
Duke pasur si cak menaxhimin e portaleve nga lartė-poshtė, menaxhimin dhe kėrkimin e dokumenteve, Tahoe ishte ndėrtuar nė teknologjinė e shpėrndarė me Exchange dhe “Digital Dashboard”. Microsoft e lidhi atė me njė projekt tjetėr, tė njohur thjeshtė si “Office Server” (qė kishte si cak bashkėpunimin poshtė-lartė), pėr tė krijuar SharePoint Portal Server 2011. Ai ėshtė rritur pėr t’u bėrė njė zgjidhja kryesuese nė kėrkimet e ndėrmarrjes, menaxhimin e portaleve dhe pėrmbajtjes. I quajtur sipas liqenit Lahoe nė Nevada, emri kodues ishte njė vazhdimėsi e simpatisė sė ndėrmarrjes Microsoft pėr emėrimin e projekteve sipas emrit tė vendit turistik pėr skijim.






Rainier (Visual Studio .NET)
I quajtur sipas malit Rainier tė Uashingtonit, Visual Studio .NET ishte lėshuar nė fillim tė vitit 2002 dhe ishte versioni i parė i mjedisit pėr tė kėrkuar njė platformė tė Windowsit tė bazuar nė NT. Ai paraqiti njė mjedis zhvillimi tė kodit tė menaxhuar duke pėrdorur kornizėn punuese .NET. Pėr mė tepėr, nė vend se tė bėnte kompajllimin e programeve nė gjuhėn e makinės, VS .NET, kompajlloi nė Gjuhėn e Ndėrmjetėsuar tė Zakonshme (CIL), qė do tė mund tė kompajllohej derisa tė ekzekutohej nė gjuhėn e duhur tė makinės pėr platformėn nė tė cilėn ekzekutohej. Kjo e bėri kodin portativ nė disa platforma, pėrfshirė Linux dhe Mac OS X.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė