Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-03-13, 13:43   #51
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Gratė e dhunuara, tė lėna pas dore





“Pėr afro 3 orė mė dhunuan dy ushtarė serbė”, kėshtu e nis rrėfimin e saj, gruaja e dhunuar gjatė luftės sė fundit nė Kosovė. Rasti i kishte ndodhur nė rrethinėn e Prishtinės, pasi qė ishte dėbuar nga vendlindja e saj, nga Drenica. Ajo edhe pas 14 viteve, ende nuk ka arritur tė harrojė atė qė kishte pėrjetuar. Pasojat e asaj nate e kanė bėrė qė tani tė jetė nėn ndikimin e barnave, dhe terapive tė shumta. Tė gjitha kėto terapi dhe barna, asaj i kushtojnė shumė shtrenjtė. Pasi qė ėshtė e papunė, ajo ēfarė kėrkon tani ėshtė qė t’i njihet statusi si viktimė e dhunės gjatė luftės, dhe tė jetė nėn mbrojtjen e shtetit.

“Asgjė nuk po kėrkoj vetėm tė mė njihet statusi si viktimė e dhunės, dhe tė mė mbajė shteti. Sė paku terapitė dhe barnat t’i kem falas, sepse nuk kam se nga t’i marr tė hollat pėr t’i paguar. Unė nuk mund tė punoj, pasi qė kam mbetur me trauma, nga ajo natė”, thotė viktima e moshės rreth tė 40-ve.

Gratė e dhunuara, pėrmes shoqatave tė ndryshme, disa herė kishin kėrkuar qė t’u njihet statusi si viktima tė dhunuara gjatė luftės, mirėpo kjo ende nuk ka ndodhur, dhe se ato vazhdojnė tė jenė pa mbrojtje institucionale.

Pėrveē problemit tė dhunimit, kjo grua ka edhe njė problem tjetėr. Ajo edhe pas 14 viteve ende nuk ka arritur t’i tregojė familjes sė saj pėr rastin qė i ka ndodhur. “Kam bėrė gabim qė nė fillim nuk iu kam treguar qė mė kanė dhunuar, tash ėshtė shumė vonė, edhe po t’iu tregoj nuk do tė ndryshojė asgjė, e ē’ėshtė mė e keqja nuk e di a do tė mė besonin, kanė kaluar shumė vite, edhe pse pėr mua do tė vdes dhe nuk do ta harroj”, shprehet viktima.

Ajo gjithashtu thekson se do tė ndihet shumė mė e lumtur po ta kishin mbytur, e tė mos jetonte me kėtė vuajtje.

“Vdekja kishte me qenė shumė mė e mirė, se sa qė mė kanė lėnė kėshtu. Kjo ėshtė mė e tmerrshme, ma kanė marrė lumturinė, gėzimin, nuk di se ēfarė ėshtė tė jetosh pa vuajtje”, thotė viktima.

40-vjeēarja e cila tani i ka tre fėmijė dhe jeton me familjen e saj, ajo nuk ka aspak optimizėm pėr jetė. E ndėr tė tjera nuk dėshiron qė familja e saj ta shoh si barrė, pėr ta mbajtur.

“Nuk dua qė tė mė mbajnė vetėm pse jam e dhunuar, ka shumė paragjykime, pėr kėtė edhe kėrkoj pėrkujdesje nga shteti”, thotė nė fund viktima, shkruan “Zėri”.

Ndėrsa nga Qendra pėr Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave, Sebahate Pacolli, ka thėnė se ka shumė gra qė janė tė dhunuara, mirėpo hezitojnė qė ta thonė atė. Kjo ndodh pėr arsye se gjykohen nga shoqėria dhe nuk pėrkrahen nga familja.

“Ne kemi shumė gra qė bėjnė terapi nė qendrėn tonė, jemi munduar qė t’i pėrkrahim nė forma tė ndryshme, sepse janė shumė tė lėna pas dore. Ajo ēfarė na mungon ėshtė financimi, si pėr terapi, si pėr barna. Nuk kemi pėrkrahje nga institucionet e vendit pėr kėto gra. Ministria e Integrimeve Evropiane na ka pėrkrahur me njė kampanjė qė ėshtė mbajtur vitin e kaluar, e qė ka pasur synim vetėdijesimin e shoqėrisė, mė kėtė kategori tė grave. Ndėrsa nga Ministria e Shėndetėsisė kemi kėrkuar qė barnat qė i pėrdorin gratė e dhunuara, t’i kenė falas, mirėpo ende nuk ka ndodhur njė ndihmė nga ana e tyre”, ka thėnė Pacolli.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė