Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-08-06, 10:31   #10
Dr. Leone
I sinqertė me tė gjithė.
 
Avatari i Dr. Leone
 
Anėtarėsuar: 14-04-04
Vendndodhja: Nėn hije tė dardhės
Postime: 349
Dr. Leone e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Dr. Leone Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Dr. Leone
Gabim

I nderuari Honesty^uk. ja un po me te njejtin stil ta atij tregimi do te postoj nje poezi e cila eshte nje leter qe i eshte derguar nga e ema te birit lexoje se do te pelqej....


Letra qe su sos kurre!


Jam e ulur ketu ne shkalle.
Po te shkruaj kete leter te bardhe:
Kur pra do te kthehesh valle?
Bir, me ka marre malli per ty.
Ta dish, te dua me shume se keta dy sy…
Bir, vetem ty te kam.
Bir, zemra me qan…
Bir, mos te ka ndodhur gje?
Se, letra nga ti nuk kam marre.
Kam shume kohe qe po te pres.
Nga ky mall, nje dite, do vdes.
Tashme te pres te vish.
Atje me s’do te rrish.
Nuk kam nevoje per pasuri,
se, thesari im je ti...
Ti linda bir, te perkunda ne djep.
Te rrita, u bere i gjate si plep.
Mbaj mend netet kur rija pa gjume
dhe, jashte, bente shterngate e furtune.
Me keto dy duar, djepin ta perkunda.
Per dy vjet me rradhe, me gjirin tim te menda.
Babane, dot se njohe, e di.
S'more nga ai ndopak dashuri…
Ta dish bir, ai fort te deshi.
Por, nje nate te lige vdekja e gjeti.
E di bir, e di, u rrite pa baba…
Por, nena, vetem asnje hap ste la.
Mundohesha te te gjeja ty buken e gojes.
Ne dimer, te coja gjer tek pragu i shkolles.
Kur kthehesha, me prisnin mijera pune
por nuk kisha lodhje, se te doja shume…
Dhe tani te dua, per mua je kerthi.
He pra bir i nenes kur do te vish ti?
Eja pra o bir se une po te pres.
Te prek flokun tend e pastaj te vdes.
Eja te te shoh, ty, bir sa je rritur.
Se, kur u largove dukeshe i mitur.
Bir, nga letra ime mos bjer ne trishtim.
Po ste pashe ne kete bote, te shoh ne amshim.
Bota e te gjalleve qenka e mallkuar.
Mbart ne shpine te saj, shume te deshperuar
Eh, o biri nenes, nuk di cte te them.
Kam shume plage ne zemer, e shpirti me dhemb.
Nuk di o bir jo, c’te te them vertete,
e mbushur me sprova paska qene kjo jete.
Jam ketu ne shkalle, ndjehem e vetmuar.
Koka sec me zien, malli me ka copetuar.
Eh, o bir i nenes, rri ketu te pres.
Nje here te te shoh e pastaj te vdes.
O ju dallendyshe qe veni e vini,
djalit tim te vetem, adresen ia dini?
Pyet e pyet nena, por me kot, me kot…
As murlan, as zogj, nuk ja sjellin dot.
Stilolapsi i nenes, sec mbeti pa boje.
Dy fjalet e fundit, i mbeten ne goje…
Mbeti leter e shkruar, ngeli pa adrese.
E vuri nen koke, qe kollaj te vdese…!

Me respekt

Dr. Leone


__________________
Bie guri mbi vorbė, e mjera vorbė, bie vorba mbi gurė, po e mjera vorbė.
Dr. Leone.
Dr. Leone Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė