Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-01-06, 12:09   #182
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rehn: Standardet ēojnė Kosovėn drejt Evropės


Rehn:
Plotėsimi i standardeve qė Kosova tė shkojė drejt Evropės
Komisioneri pėr zgjerim i Bashkimit Evropian, Olli Rehn, i tha BBC-sė se rruga mė e mirė pėr Kosovėn qė tė sigurojė perspektivėn evropiane ėshtė vazhdimi i pėrmbushjes sė standardeve.
Zoti Rehn, qė mori pjesė nė varrimin e presidentit Rugova, tha se vdekja e tij erdhi nė njė moment kritik pėr procesin e bisedimeve.
Ai, sė bashku me shefin e diplomacisė evropiane, Havier Solana, u ka bėrė thirrje udhėheqėsve shqiptarė qė tė bashkohen.
Arbėr Vllahiu bisedoi me zotin Rehn nė Prishtinė.

Mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar perspektivėn evropiane ėshtė qė tė punohet pėr pėrfundimet e suksesshme tė procesit tė statusit. Kjo gjithashtu nėnkupton pėrmirėsimi i standardeve nė kuptimin e decentralizimit, mbrojtjen e pakicave.

Ollie Rehn, komisioneri evropian pėr zgjerimin


BBC:
Zoti Rehn, Kosova po hyn nė njė fazė tė re, atė tė pas Rugovės. Si e shihni tani situatėn kėtu?
Zoti Rehn: Kam ardhur qė tė ndaj ēaste tė dhimbjes me njerėzit e Kosovės dhe tė shpreh simpatinė tonė e tė mbaj zi. Tani ėshtė me rėndėsi qė tė respektohet trashėgimia e presidentit Rugova dhe kjo mė sė miri do tė bėhej nėse sigruohet se Kosova e kupton perspektiven e saj evropiane.

BBC:
Nėse ju besoni se perspektiva evropiane ėshtė e ardhmja e Kosovės, atėherė si do tė arrihet kjo rrugė deri nė Evropė?
Zoti Rehn: Mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar perspektivėn evropiane ėshtė qė tė punohet pėr pėrfundimet e suksesshme tė procesit tė statusit. Kjo gjithashtu nėnkupton pėrmirėsimi i standardeve nė kuptimin e decentralizimit, mbrojtjen e pakicave. Me qėllim qė kjo tė ndjek negociatat pėr statusin, unė besoj se do tė ketė unitet tė udhėheqjes nė Kosovė dhe kapacitete efektive pėr tė negociuar pėr statusin.


Ėshtė menēuri pėr tė bėrė thirrje pėr stabilitet dhe unitet nė mesin e udhėheqjes politike.


Ollie Rehn, komisioneri evropian pėr zgjerimin

BBC: Tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė po bėjnė thirrje pėr unifikim tė faktorit politik shqiptar nė kėtė kohė. Keni parė ju apo mos po parashihni probleme nė mesin e udhėheqjes kosovare pas Rugovės?
Zoti Rehn: Ne tė gjithė i dimė tensionet e tė kaluarės brenda shoqėrisė kosovare dhe gjithashtu i dimė edhe ngjarjet e tė kaluarės. Prandaj ėshtė menēuri pėr tė bėrė thirrje pėr stabilitet dhe unitet nė mesin e udhėheqjes politike. Ėshtė nė interes tė Kosovės qė tė ndjek me sukses bisedimet pėr statusin dhe qė tė krijojė njė vend tė Kosvės nė Evropė.

BBC: Cka mund tė bėjė tani Evropa dhe ju si komisioner i BE-sė, pėr Kosovėn.
Zoti Rehn: Parasėgjithash ne po e mbėshtesim Martti Ahtisaarin nė pėrpjekjen e tij pėr tė ndihmuar njė zgjidhje pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. Mbi tė gjitha ne po planifikojmė qė nė fazėn e ardhshme, pavarėsisht nga rezultati i bisedimeve pėr statusin, tė bėjmė detyrėn tonė sė bashku me udhėheqjen e Kosovės qė tė sigurojmė pėr Kosovėn njė pėrputhje me perspektivėn evropiane. Ne po ofrojmė burime tė rėndėsishme dhe do tė vazhdojmė t'i ofrojmė ato, psh nė fushėn e ligjit dh e tė rendit, polici, sistemin juridik si dhe nė fushėn e zhvillimit ekonomik. Besoj se kur tė kemi njė zgjidhje pėr statusin ne tė gjtihė do tė kemi mė shumė mundėsi tė zhvillojmė ekonominė nė Kosovė. Natyrisht ne duhet tė punojmė pėr standardet dhe kjo nėnkupton se Kosova do tė mund tė bėhet njė shoqėri zemėrgjerė dhe shumėkombėshe.

BBC: Ju e pėrmendet zotin Ahtisaarin. A parashihni ndonjė problem pėr bisedimet ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit pas vdekjes sė zotit Rugova.
Zoti Rehn: Natyrisht se vdekja e tij ėshtė njė humbje e madhe pėr Kosovėn dhe qytetarėt e saj. Vdekja e tij erdhi nė njė moment kritik pėr procesin e bisedimeve. Por kjo ėshtė njė arsye mė shumė qė tė tregohet uniteti dhe njė organizimin mė efektiv i negociatave nga ana shqiptare me qėllim qė kur presidenti Ahtisaari ėshtė i gatshėm t'i ftojė pėrfaqėsuesit e Prishtinės dhe Beogradit pėr bisedime, pala kosovare tė jetė e bashkuar dhe me njė mandat tė qartė qė do tė ndihmojė pėrparimin nė bisedime.

BBC: Ju takuat udhėheqjen shqiptare gjatė kohės sa po qėndronit nė Prishtinė. Dhe pėrveē thirrjes pėr bashkim, ēfarė porosie tė qartė u dhatė atyre?
Zoti Rehn: Ne takuam udhėheqjen kosovare dhe zotin Soren Jessen-Petersen dhe nė ditėn e varrimit tė presidentit ne shfaqėm simpatinė tonė dhe ndamė dhimbjen me popullin e Kosovės. Ne gjithashtu diskutuam me ta tė ardhmen sepse kjo ėshtė ajo qė presidenti Rugova do ta donte. Ne kemi nėnvizuar vendosmėrinė tonė pėr procesin e bisedimeve dhe kemi nėnvizuar faktin se na duhet stabiliteti dhe uniteti i udhėheqjes kosovare.

BBC: U thatė ju atyre se e doni njė president konsensual pas Rugovės?
Zoti Rehn: Pėrveē pėrqėndrimit nė kėto ēaste tė ndjeshme dhe tė dhimbshme ne kemi biseduar me udhėheqjen kosovare pėr tė ardhmen e Kosovės. Ne besojmė se ata do tė kenė mundėsi qė tė bashkohen dhe kjo do tė ketė efekte nė bisedimet pėr statusin.

BBC: Zoti Rehn a i ka BE-ja dyert e hapura tani pėr Ballkanin Perėndimor?
Zoti Rehn: Po. BE-ja e ka pėrkushtuar veten pėr njė perspektivė evropiane pėr Ballkanin Perėndimor. Nė fakt ne sot do tė paraqesim njė numėr propozimesh pėr hapat e ardhshėm nė Ballkanin Perėndimor dhe pėr perspektivėn e kėtij rajoni nė BE. Kur vendet tė plotėsojnė kriteret pėr hyrje, nė ē'gjė ne po i ndihmojmė kėto vende janė tė mirėseradhura nė BE dhe kjo i referohet gjithė vendeve tė Ballkanit.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė