Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-05-13, 16:04   #62
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Mos harro historinė

Nė atė dhomė tė vogėl, nė mes tė shtėpisė sonė tė madhe atėherė, tashmė ėshtė rrėnuar, u lind Ibrahim Rugova. Madje, nė atė shtėpi i kemi pasur shumė afėr edhe dhomat e fjetjes. Dhe, mė kujtohet se ndeshjen e parė me libra Ibra e ka pasur me librat e babait tė vet dhe kėtė e ka thėnė edhe nė njė intervistė. Ndeshjen e dytė me libra e patėm qė nga klasa e parė, apo e dytė e fillores. Nė qytet, ku ishte shtėpia e vjetėr e kulturės, nė ato vite ka funksionuar njė bibliotekė. Punonte aty njė dashamir i madh i librit, Selman Bujupi. Ai mbante evidence tė saktė tė librave qė i lexonte dikush. Shpesh ai thoshte atėherė dhe gjithnjė mė vonė se gjithmonė lexuesin mė tė rregullt tė librit e ka pasur Ibrahim Rugovėn. Kėtė pasion tė Ibrės ndaj librit e kam pėrjetuar edhe vetė. Vėrtet unė gati se kisha marrė njė rrugė tjetėr jetėsore, sikur tė mos e kisha Ibrėn pranė vetes. Mė shumė nga kureshtja, nė fillim nisa tė lexoj librat qė i lexonte ai. Ai mbante qė atėherė shėnime pėr librat e lexuar, edhe unė fillova ashtu. Ai filloi tė shkruajė poezitė e para, edhe unė ua bėja adetin ashtu. Por, si e kam ruajtur edhe njė foto nga rinia e hershme e Ibrės, ai edhe kur shkonim nė piknik, apo pėr tė zėnė peshq e pėr t’u freskuar nė Lumin e Istogut, merrte ndonjė libėr me vete.

Nė ato vite atraksionin mė tė madh tė piknikėve e kemi pasur Lumin e Istogut. Ky lumė, qė edhe tash kalon nėpėr oborrin e motelit “Trofta” e qė buron mbi qytetin e Istogut, nja dy kilometra mė poshtė, kalon edhe nėpėr pronat e familjes sonė. Atėherė ka pasur ujė tė pastėr, uji nuk ka qenė i ndotur si tash, me gjithė kėto ujėra tė zeza, plastikė, e kemikale tė tjera. Aty verave tė thuash, pėr ēdo ditė, shkonim pėr t’u freskuar dhe pėr tė zėnė peshq. Lumi ka qenė shumė i pasur me peshq tė llojeve vendės: mė sė shumti me krap, troftė, mlysh dhe ngjala. E punonim ndonjė koshere peshku, me grykėn pak mė tė gjerė, mesin mė tė ngushtė dhe fundin pak mė tė gjerė. Zinim shumė peshq atėherė, edhe ndonjė ngjalė. Mandej patėm filluar tė punonim dhe grepa pėr tė zėnė peshq nga bregu i lumit.

Duhej tė kujdeseshim edhe pėr tufat e bagėtive. Ibra shkonte gjithnjė me libėr nė dorė.

Si iku Ibra prej bjeshkėve tė Rugovės

Duhej t’ i ndihmonim edhe babait tim, Shabanit, atėherė nė punėt e mėdha tė fushės. Por, babai im, tashmė i ndjerė qė ishte lindur dhe ishte rritur nė trevėn e Rugovės, ku ende kemi prona me tapi, sikur i kishte mbetur meraku i moēėm qė tė na dėrgonte pėr verime nė Gjolla tė Leqinatit dhe andej te Guri i Kuq, qė pas Gjeravicės ėshtė maja e dytė mė e lartė nė Kosovė, mbi 2.500 metra tė lartėsisė mbidetare (bjeshkė kjo e Malajve, ku ka hise dhe familja jonė).

Verėn e parė ishim nė klasėn e shtatė. Ibra i bėri ballė verės sė parė. Ai kujdesej pėr tufėn e lopėve, unė pėr atė tė deleve. Verėn e dytė, kur kishim mbaruar klasėn e tetė dhe duhej tė regjistroheshim nė shkollėn e mesme, njė ditė nėna ime, qė po ashtu quhej Sofė, e familjes Bojaj nga Kėrnica e Klinės, mė tha se Ibra ka ikur nė shtėpi. Mbeta unė ashtu njė herė pėr t’u kujdesur pėr tė dy tufat e gjedheve. Mė vonė u binda se Ibra kishte vepruar drejt. Atėherė nė Istog nuk ka pasur shkollė tė mesme. Shkolla tė tilla kishte vetėm nėpėr qytetet e mėdha. Ibra kishte shkuar nė Prishtinė dhe atje ishte regjistruar nė Shkollėn e mesme, Normale. Por, nė shtatorin e atij viti, mbase njė apo dy ditė me vonesė Ibra u kthye nė Istog, sepse nė vitin shkollor 1962/63 pushteti atėherė kishte vendosur tė hapte dy paralele tė Normales sė Pejės nė Istog. Njėra paralele ishte vetėm me nxėnės shqiptarė, e tjetra e pėrzier, serbė e shqiptar bashkė. Nxėnėsit qė vinin nga fshatrat mė tė largėta e qė i konsideronin se njihnin mė pak gjuhėn serbokroate, i vunė nė atė klasėn shqipe, ne nxėnėsve qė kishim mbaruar klasėn e tetė fillore nė Istog na vunė nė klasėn e pėrzier. Mėsonim aty, pėr hir tė serbėve, gati tė gjitha lėndėt serbokroatisht, pos lėndės sė gjuhės dhe letėrsisė shqipe!

Si mė pėrjashtuan nga shkolla?

Ka qenė problem atėherė tė siguroheshin tekstet shkollore. Unė e bėra njė gabim tė madh. Drejtoria e shkollės kishte vendosur qė klasa jonė e pėrzier, tė pėrziheshim edhe nėpėr banka tė shkollės, tė uleshim bashkė, njė serb e njė shqiptar. Mua mė ra hise njė djalė i urtė serb, i pėrmbajtur, njėfarė Pera. Unė qė gjithnjė isha pak mė i rrėmbyer, u ngrita dhe nga kujdestari i klasės kėrkova, nėse ka mundėsi, thashė, pėr shkak tė mungesės sė teksteve mėsimore, tė ulesha me Ibrėn nė njė bankė! Ai reagoi edhe mė keq se unė. Mė kapi menjėherė pėr krahu, mė hodhi te dera e klasės, ma hodhi ēantėn prapa dhe mė tha se nuk ka shkollė nė Jugosllavi qė do tė pranojė mė!

Dy javė unė mbeta jashtė shkollės. E pata njė mik qė punonte atėherė nė pushtet dhe me ndihmėn e drejtorit tė shkollės, arsimtarit tonė tė mirė tė gjuhės shqipe, Abdurrahim Gashit, u ktheva prapė nė klasė. Gashi, pasi qė mė ktheu nė klasė, mė thirri nė drejtori tė shkollės dhe mė udhėzojė qė kujdestarin e klasės qė ishte hidhėruar keqas me mua, ta lusja qė tė mė kthente nė shkollė dhe t’ i kėrkoja falje. Ashtu veprova. Mė lejoi tė hyja nė klasė, nė bankė me Perėn.

Por, ai kujdestari i klasės qė na ligjėronte dy lėndė mėsimore m’u hakmor menjėherė: mė pyeti ndėr tė parėt dhe mė vuri menjėherė dy nota tė dobėta nė ditar. Pas tij mė vunė edhe dy nota tė dobėta, dy kolegė tė tij. Mu bėnė katėr nota tė dobėta, asnjė kaluese. Kaluan muajt, isha nxėnėsi mė me sė shumti nota tė dobėta nė klasė, edhe pse klasėn e tetė e kisha mbaruar shkėlqyeshėm.

Mėsoja dhe heshta. Nė fund megjithatė dola me sukses tė shkėlqyeshėm. Por, edhe nė atė klasė tė pėrzier me serbė e malazez, Ibra ishte nxėnėsi mė i mirė. Madje, mė i miri ishte se edhe nxėnėsit serbė qė tė thuash mėsonin nė gjuhėn e tyre amtare.

Mė kujtohet njė herė reagimi i profesorit tė gjuhės serbokroate, Ratkoviqit, i cili sikur u tha dy-tre nxėnėsve serbė, qė dukej se ishin pak mė tė mirė se tė tjerėt, se duhet t’ju vinte marre qė disa nxėnės shqiptarė ishin mė tė mirė se ata, edhe nė gjuhėn e tyre amtare. Nė mesin e atyre nxėnėsve mė tė mirė isha edhe unė.

Na bėnte mė tė mirėt fakti se lexonim shumė nė atė kohė. Sidomos e lexonim letėrsinė ruse, se mungonte letėrsia shqipe. Lexonim shumė Tolstojin, Dostojevskin, poetėt e mėdhenj rusė Pushkinin e Jesenin, por diē mė vonė pati filluar tė depėrtojė edhe letėrsia e perėndimorėve, tė cilės pastaj Ibra nuk iu nda kurrė.

Nė Pejė na quanin klasa e fshatarėve, por ishim mė tė mirėt!

Pasi mbaruam dy klasat e para tė Normales nė Istog, tri tė tjerat i vazhduam nė Normalen e Pejės. Ashtu si ishim, nuk na copėtuan, na lejuan tė jemi tė gjithė istogasit nė njė klasė, pos qė na i bashkėngjitėn edhe disa nxėnės tė komunės sė Deēanit.

Edhe nė Pejė, si e kanė thėnė tashmė edhe disa nga arsimtarėt tanė, ishim mė tė mirėt. Me vetėdije, apo pa tė, ne ishim gjeneratė qė nuk kishim nga t’ia mbajmė tjetėr, pos tė mėsojmė. Por, nė Pejė kishim pak mė shumė mundėsi tė shėrbeheshim me mė shumė libra. Nė ato vite, mė kujtohet, ne ishim tė dashuruar nė tekstet letrare dhe shkencore qė botoheshin nė revistat “Jeta e re” dhe “Pėrparmi”. Mė parė me kėto revista, si edhe me “Rilindjen” ne jemi ndeshur edhe nė familje. E kemi pasur axhėn Ali, njė dashamir tė gazetave dhe revistave shqipe, qė na i sillte nė familje kėto botime, qė nga shkolla fillore.

Por, nė Pejė tani edhe mosha e bėnte tė veten, kuptonim diēka mė shumė. Edhe atje Ibra ishte dukshėm mė i miri nė gjuhė e letėrsi shqipe. Mikel Gjoka ishte mė i miri nė art (flas pėr mė tė mirėt jo vetėm nė gjeneratė, por nė pėrgjithėsi nė atė shkollė tė mesme, kėshtu kanė thėnė edhe arsimtarėt tanė). Tush Gega ka qenė mė i miri nė shkencat ekzakte, unė mė i miri nė lėndėn e historisė, etj. Njė shok yni, Ibish Hasani, ishte mė i miri nė edukatėn fizike, ishte hendbollist shumė i dalluar. Pra, dalloheshim pėr tė mirė, por na quanin “ klasa e katundarėve”!
Pjesa e dhjete Shpėrthimi i Ibrės nė letrat shqipe

Nė atė kohė, pra sa ishim nxėnės tė Normales sė Pejės (gjenerata jonė ka mbaruar shkollimin atje gjatė vitit shkollor 1966-67) ndodhi edhe njė ngjarje e madhe qė pėr politikėn e atėhershme jugosllave thuhej se ishte njė vit kthesė, mbase pėr tė mirė edhe tė shqiptarėve. Nė verėn e vitit 1966, pati ndodhur ajo ngatėrresa e madhe ndėrmjet komunistėve jugosllavė, qė u zhbė me konfliktin e madh ndėrmjet dy ish-udhėheqėsve mė tė mėdhenj tė asaj kohe nė RSFJ, ndėrmjet Titos kroat dhe Rankoviqit, serb. Periudha rankoviqiste, si quhet ajo periudhė prej vitit 1945 e deri nė atė Plenumin komunist tė Brioneve tė vitit 1966, mbase ka qenė periudha mė e tmerrshme pėr shqiptarėt kėndej kufirit, me pėrjashtim tė periudhės sė Milosheviqit. Gjatė asaj periudhe Kosova ėshtė sunduar nga policia dhe UDB-a. Ishte ajo periudha e tmerrit kur nė fillim tė vitit 1945 shqiptarėt janė vrarė edhe pa gjyq, ose nė bazė tė vendimeve tė gjyqeve tė improvizuara, kur janė pėrndjekur, rrahur e mbytur edhe me mjete tė topitura, jo vetėm gjatė aksionit famėkeq tė grumbullimit tė armėve mė 1956, por ehe gjatė aksionit pėr dėbimin e shqiptarėve pėr nė Turqi.

Ishte ajo periudha e pėrndjekjes dhe dhunės sė madhe, sidomos kur ishte krijuar konflikti ndėrmjet komunistėve rusė, jugosllavė me ata tė Enver Hoxhės. Nė rrethana tė reja ne mbaruam shkollėn e mesme, Ibra pastaj filloi studimet nė Prishtinė, unė u punėsova nė SHF “17 Nėntori” nė Istog, po mė vonė, mė 1973 nė “Rilindje”. Por, vazhdimisht kemi pasur kontakte, ndeja e ahengje.

Pėrplasjet e para intelektuale nė Prishtinė

Pas atij vitit kthesė ’66, nė Kosovė pati shpėrthyer atėherė koha e njė iluminizmi shqiptar. Shqiptarėt e etshėm pėr dije, pėr shkolla e libra shqip, sikur e gėlltitėn atė periudhė, kur u hap edhe ndonjė fakultet shqip, mė vonė edhe Universiteti i Prishtinės. Libri shqip atėherė ishte bėrė bukė e kripė e familjeve shqiptare. Nė fillim tė viteve ’70 pati shpėrthyer edhe Ibra me njė seri shkrimesh qė janė tė pėrmbledhura nė veprėn e tij “ Prehje lirike”. Ato shkrime, diē si prozė poetike, apo ese poetik, pėr poetėt dhe shkrimtarėt tanė tė mėdhenj, Naimin, Migjenin, pėr poetėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėror, Shilerin, Tagoren, Jeseninin e pėrvuajtur nga vetėvetja, etj. patėn bėrė jehonė tė madhe. Ne, mėsuesit e provincės nuk ėshtė se nuk i pėrcollėm me vėmendje ndodhitė e kohės. Edhe ashtu tė copėzuara, ato ndodhi nguliteshin nė kokat tona. Lexonim shumė atėherė edhe polemikat e kohės. Rugova ka pasur disa polemika tė tilla. Nė tė vėrtetė, si ėshtė formėsuar tash, qė nė fillim tė atyre viteve, nė Prishtinė kishte shpėrthyer gjenerata e re, nė mesin e tė cilėve ishin: Ibrahim Rugova, Rexhep Ismajli, Sabri Hamiti, Anton Pashku, Ali Podrimja, Hivzi Islami, Ymer Shkreli, e ndonjė tjetėr qė e pėrbėnin, si po quhet tash, atė qarkun e parė tė madh intelektual tė Prishtinės, i cili nė tė vėrtetė, sa kuptoj unė, u ka paraprirė edhe disa proceseve e lėvizjeve politike atėherė dhe mė vonė. Botohej atėherė edhe njė revistė, diē si e pavarur, “Dituria” dhe po nė atė kohė u botua edhe programi i kėtyre intelektualėve “Le tė rrjedhė lumi”. Botohej edhe revista e studentėve” Bota e re”, tė cilės njė kohė i ka prirė Ibra, por disa tekste tė saj pushteti atėherė nuk i shikonte me sy tė mirė, e madje nė disa raste edhe kishte reaguar, njė numėr madje edhe e kishin ndaluar. Pėr shkak se qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė qė tė hapė polemika, mė qėllim nuk po i pėrmend emrat e atyre intelektualėve tė Prishtinės qė kėtė grup intelektualėsh tė rinj, qė nė fillim i anatemuan si intelektualė dekadencė!

Edhe diēka. Ka qenė atėherė ajo koha kur Ibra vinte pėr pushime nė vendlindje. Qėndronte te nėna e tij nė Cerrcė, pak mė gjatė. E ka pasur adet qė vazhdimisht tė vishej me shije, ndonjėherė mbante edhe flokė tė gjata, dimrit mbante njė pallto tė gjatė e tė zezė. Nuk qėndronte atėherė i tėrhequr, dilnim me shokė edhe nė ndonjė shėtitje. Mė shumė kishte dėshirė tė fliste pėr mendimtarėt dhe shkrimtarėt e mėdhenj botėrorė.

Ibra i ndihmonte tė gjithė…

....vazhdon
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė