Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-14, 16:05   #74
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Mos harro historinė

Gjykimi i “Ēakallėve” dhe terrorizimi i Pejės nė emėr tė Serbisė - II




“T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare”

Kur hynė nė fshatin Qyshk, nga njė derė dalin dy shqiptarė tė moshuar me duart e tyre tė ngritura dhe pyesin se ēfarė po kėrkojnė. Ata u vranė nga ‘Mrtvi’ dhe ‘Vampiri’. Askush nuk gjuante nė ne. Askund nuk kam parė terroristė. Atėherė u shpėrndanė nė fshat. Nisi beteja. Fillimisht dėgjohen tė shtėnat nga tė gjitha anėt. Atėherė kam parė flakė, shtėpitė digjeshin. Nisen gratė, fėmijėt dhe pleqtė - refugjatė. Fėmijėt piskasin nga tmerri. Nuk jam nė gjendje t’ua pėrshkruaj atė skenė, sepse nuk e keni pėrjetuar. Ishte si nė filmat rreth Luftės sė Vietnamit, kur amerikanėt i dėbojnė ata aziatikėt. Tė gjithė i dėbojnė pėr nė Shqipėri.

Atėherė Zoran Obradovic ‘Buba’ e ka marrė njė veturė qė e vodhi. Pastaj ‘Mrtvi’ ka shtėnė nė atė veturė. ‘Buba’ ra nė pamėshirė, sepse ka vrarė njė fėmijė nė rrugėn Pejė-Kullė-Rozhajė. Edhe ekzekutorėt mė tė mėdhenj nė njėsit u neveritėn me kėtė. Ai shpjegonte se si bėhen ‘lėvizjet’. Shqiptarit i afrohesh pas shpine, me njė kėnd tė saktė i shkrepet plumbi nė kokė qė tė shihet mirė se si truri dhe kafka i fluturon. Bata Lekic i kėpuste zinxhirėt e arit dhe kėrkonte para. Dėbimi i shqiptarėve zgjaste.

Pastaj udhėheqėsit e grupeve kthehen me ushtri, shtėpitė digjen dhe dėbimi vazhdon. ‘Mrtvi’ tha: ‘T’i vrisni tė gjithė nga mosha 12-70 vjeēare’. Aty ,‘Cale’, Srecko Popovic, ekzekutoi tre shqiptarė pėr muri, ‘pėr Serbinė’. Ranko ‘Bosanac’ u tha atyre qė tė mos kenė frikė, se po vjen autobusi qė do t’i dėrgojė nė SUP-in e Pejės. U tha atyre qė tė hedhin ēdo gjė nga xhepat e tyre, orėt, byzylykėt, unazat, letėrnjoftimet. ‘Mrtvi’ i tha njė fėmije qė t’i mbledh ato. Nuk mund ta shpjegoj frikėn e atij fėmije. Ai dridhej, ishte pshurrė dhe dhjerė nga frika. ‘Vampiri’ ia vendosi tytėn e kallashnikovit nė kokė. ‘Mrtvi’ i thotė: ‘Lėre, le tė mbetet qė shqiptarėve nesėr t’ju rrėfejė kėtė’.

Pastaj, Ranko, ‘Sumadija’ dhe Mladjo Vukovic hynė nė njė shtėpi. Dėgjohen rafalėt. ‘Sumadia’ doli nga shtėpia me tė sharėn e tij famshme: ‘Ta q... xhaminė dhe orkestrėn e xhamisė’. Mladjo e dogji shtėpinė. E kemi bėrė njė pauzė dhe shkuam tė freskohemi. Atėherė ‘Mrtvi’ urdhėroi tė vazhdojmė tutje, qė tė ‘dėbohet llumi’.

Shkuam nė Pavlan dhe Zahaq. Aty u organizuam nė dy trupe, nė 15 deri 20 veta. Nė grupin e parė ishin ‘Cale’ dhe ‘Sumadija’, e nė tė dytin ‘Mrtvi’ dhe ‘Bosanac’.

Gjatė rrugės ishte i ulur njė plak shqiptar, tė cilin e pyetėn se pse nuk ka ikur. Ai tha se kjo ėshtė shtėpia e tij, dhe e vranė. E pash ‘Bubėn’ tek vret edhe qentė.

Tmerri nė Zahaq

Nė Pavlan e pash Ranko ‘Bosancin’ se si kryen marrėdhėnie seksuale me njė shqiptare. Ajo ishte para kauēit, e strukur. Atėherė na pyet: ‘A doni edhe ju pak’? Ajo rėnkon, nuk gjėmon. Kur mbaroi, e pastroi nė tė, e pastaj ia vuri kallashnikovin dhe e pushkatoi.

Unė kam bėrė njė reformė tė vetėdijes sime. Nuk mund tė ketė justifikime. Keqbėrėsi ėshtė keqbėrės.

Atėherė shkuam nė Zahaq. Aty njė djalė nga Kragujevci i hipi gomarit dhe gjuante me kallashnikov. Srecko Popovic i thotė: ‘Po lėreni djalin, se po shfryhet’. Nė Qyshk gjithēka ishte e organizuar, nė Zahaq ishte mbaja si tė duash. Aty u ‘debatuan’ ‘Mrtvi’ dhe Ranko se si shqiptari flet mė sė shpejti. ‘Mrtvi’ tha kur nxehet hekuri pėr hekurosje dhe ia vė ashtu tė nxehtė shqiptarit, ndėrsa teksa hekuri djegė, ai flet. E, Ranko thoshte se shqiptari flet mė shpejtė kur e godet me kondak nė kokė, kur truri i luan, e flokėt ia shkulė me rrėnjė nga koka. Nė kėtė njėsit jo tė gjithė njerėzit kanė kryer krime .

Aty ishim deri nė ora 15:00. Nga atje jemi nisur me nja 20 vetura tė vjedhura. Ranko ‘Bosanac’ kishte njė certifikatė bosh ku nėnshkruanin shqiptarėt se ia dhurojnė veturat vetėm qė tė mos vriten. Srecko Popovic dhe ‘Sumadia’ nė njė hambar vranė dy shqiptarė.

Kur u kthyem, ktheheshim me kėngė, me tre gishta tė ngritur lart. Mė vonė kuptova se shkuarja kryesore nė fshat ishte Agim Ēeku. Atėherė e dėgjova Sinisėn tek i thotė ‘Mrtvit’: ‘Hallall k... kumbarė, se si e ke prerė, nuk kam pasė nevojė as ta vras’. Atėherė ‘Mrtvin’ e dėrgova nė shtab tek Toplica Miladinovic. Kjo ndodhi atė ditė, aty isha prezent dhe gjithēka kam parė”, ishte dėshmia nė gjyq e Zoran Raskovicit.

Krimi nė fshatin Qyshk ėshtė pėrmendur edhe nė gjyqin kundėr Slobodan Milosevicit nė Hagė, ndėrsa e kanė studiuar edhe Human Rights Watch, Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare dhe American RadioWorks. Disa raporte, pėrgjegjės pėr masakrėn nė Qyshk i kanė cilėsuar grupin policor “Munja” nga Peja, qė vepronte nė kuadėr tė MUP-it (Ministrisė sė Punėve tė Brendshme tė Serbisė - v.j.), qė njihej pėr dhunė dhe krim. Pėrveē grupit ‘Munja’, nė Qyshk thuhej se ishin “Frenkit”, Grupi Operativ (OPG) - njė njėsi elite e policisė serbe - si dhe Njėsiti i III-tė i ashtuquajtur Anti-Terrorist i Ushtrisė sė Jugosllavisė. Banorėt e mbijetuar, me emėr e mbiemėr kanė identifikuar dy anėtarė tė forcave serbe, pėr tė cilėt thuhet se ishin nė Qyshk mė 14 maj: Srecko Popovicin. I dyshuari kryesor, Nebojsa Minic “Mrtvi”, i cili komandonte me formacionin e armatosur “Ēakallėt”, ėshtė arrestuar mė 2005 nė Argjentinė me njė urdhėr tė ICTY-sė (Tribunalit tė Hagės), por gjatė procedurave tė ekstradimit vdiq nga AIDS-i.

Minic ishte polic rezervė nė Pejė dhe i pėrkiste grupeve paramilitare “Munja” dhe “Grupa 77”.

Nė aeroportin e Lubjanės, mė 16 shkurt 2007, arrestohet atėherė 32-vjeēari Igor Golubovic, qytetar i Sllovenisė dhe i Serbisė. Ai u arrestua me urdhėr tė Interpolit tė Sllovenisė, pėr pjesėmarrje nė masakrėn nė Qyshk dhe pėr krimet tjera tė kryera nė rrethinėn e Pejės. Golubovic ishte anėtar i njėsitit “Munja” dhe njė nga bashkėpunėtorėt e afėrt tė Vidomir Salapurės (Shalipuri famėkeq i Pejės, i cili ėshtė vrarė gjatė luftimeve me UĒK-nė). Gjykata e Qarkut nė Lubjanė, mė 12 tetor 2009 e dėnoi Golubovicin me 20 vjet burg pėr vrasjen e sė paku katėr shqiptarėve nė Qyshk, pėr plaēkitje, dėbim tė dhunshėm, plagosje dhe maltretim tė banorėve shqiptarė nė Pejė. Me vendim tė Gjykatės sė Lartė nė Lubjanė, mė 21 dhjetor 2011 atij i zbritet dėnimi nga 20 nė 12 vjet burg.

Krimet janė kryer nga formacionet shtetėrore tė Serbisė

Gjykata e Qarkut nė Stokholm (Suedi), mė 20 janar 2012 e dėnoi Milic Martinovicin, ish-polic serb, me burgim tė pėrjetshėm pėr rolin e tij nė masakrėn e Qyshkut. Martinovici, i cili u arrestua nė Suedi nė prill 2010, u shpall fajtor pėr krime tė rėnda kundėr njerėzimit, pėrfshirė vrasje, tentim-vrasje dhe zjarrvėnie, nė lidhje me masakrėn e sipėrpėrmendur.

I akuzuari Srecko Popovic, mė 22 shkurt 2012, gjatė gjykimit pranė njė gjykate tė Beogradit, tha se njėsia e tij, "Ēakallėt", ka qenė pjesė e njėsisė pėr ndėrhyrje policore brenda Njėsisė sė rregullt 177 tė Ushtrisė jugosllave.

"Nėse duhet tė mė dėnoni, mė dėnoni. Por, mos mė shpallni pėr formacion paramilitar. Kjo ėshtė nėn nderin tim. Unė jam ushtar”, ka thėnė ai.

Mustafa Radoniqi, nė fjalėn pėrfundimtare thotė se “tė akuzuarit ishin kryes tė kėtij plani monstruoz dhe se detyrėn e kanė kryer nė mėnyrėn mė mizore”. Ata e kanė shfrytėzuar situatėn qė edhe tė pasurohen me plaēkitje dhe vjedhje.

"Ata ishin tė vetėdijshėm se po kryejnė njė vepėr qė ėshtė kundėr njė grupi tė caktuar etnik, se ata duhet dėbuar nga fshati, nga qyteti dhe nga tėrė territori qė ėshtė Atdhe i tyre. Qėllimi i tyre ėshtė qė nė mėnyrėn mė mizore tė dėbojnė shqiptarėt, e qė tė krijohet bashkėsia etnikisht e pastėr serbe. Nuk ishte vetėm zbatimi i detyrave qė ua kanė dhėnė strukturat mė tė larta komanduese, por veprat e tyre dhe rezultati i vullnetit tė tyre qė ata ashtu tė veprojnė. Mu pėr kėtė, veprat e tyre janė vepra vullnetare tė cilat me vetėdije i kanė kryer. Kėshtu, pra, mblidhen tri komponentė tė fajėsisė: pėrgjegjėsia, qėllimi dhe vetėdija e plotė se ata po veprojnė nė mėnyrė tė paligjshme.

Gjatė gjykimit, tė akuzuarit nuk kanė treguar asnjė keqardhje pėr viktimat, e as nuk kishin respekt pėr tė dėmtuarit qė kanė dhėnė dėshmitė kėtu, ose pėrmes video-konferencės. Por, me qeshje dhe gjeste, e madje me fjalė tė ulėta i kanė fyer dhe nėnēmuar. Arrogancėn e tyre e treguan edhe me veshje, me fanella me figura tė ndryshme, e me mbishkrime pėr njėfarė ‘patriotizmi’, me ēka i kanė irrituar edhe mė shumė tė dėmtuarit. Prandaj, pėr shkak tė sjelljes sė tillė, gjatė gjykimit jeni detyruar qė disa herė t’ua tėrhiqni vėrejtjen, madje kishte edhe ndėrprerje seancash. Tė gjitha kėto, Kėshill i nderuar, mendoj se duhet t’i keni parasysh gjatė marrjes sė vendimit pėr dėnim.

Prandaj, nė emėr tė tė dėmtuarve, i bashkohem ndjekjes penale dhe fjalėve tė pėrfaqėsuesit tė prokurorisė publike, qė tė akuzuarit tė shpallen tė fajshėm dhe tė dėnohen sipas ligjit. Natyrisht, nė emėr tė tė dėmtuarve e shtroj kėrkesėn pėr dėmshpėrblim, pėr tė cilėn tash nuk jam nė gjendje tė pėrcaktohem pėr shkak tė sasisė sė madhe tė dėmit tė shkaktuar palėve tė dėmtuara. Por, kėto kėrkesa do tė dalin nė dritė pas pėrfundimit tė gjykimit dhe vendimit final, kur kėtė do ta shtrojmė me akuzė tė veēantė nė procedurė gjyqėsore”, pėrfundoi Radoniqi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė