Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-01-09, 02:23   #2
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Artistja qė flet pa dorėza!

Ajo qė mė sė paku vlerėsojnė njerėzit te ti...



Kur ua trasoj turinjve tė vėrtetėn tė cilėn unė e shoh si tė vėrtetė. Atėherė njerėzit reagojnė keq, ėshtė normale. Por, unė ngelem e kėnaqur, "fjala ndėr sy ėshtė hallall" (qesh). Nuk brengosem ēfarė mendojnė dhe ēfarė komentohet, ata gjithmonė do ta dinė qė unė e di dhe kjo i vret, hė, hė ,hė.



Thonė qė pėr t’u ēliruar, nervat dhe stresin ia shfryjmė personave mė tė dashur. Po me ty si ndodh?

Jo, asnjėherė nuk "lajnė borxhet" e nervozes apo stresit tim ata qė i dua. Pėr kėtė ka forma tjera, palestra, ushtroj kick-boks, notoj kur mė jepet mundėsia. Sporti ėshtė shpėtimi im kundėr stresit. Ok, ka raste kur ndodhin tė papritura tė vogla tė cilat unė i zvogėloj, mė duhet tė pranoj qė atėherė mė duhet dikush tė mė qetėsojė (qesh), por ata qė mė duan mė kanė pranuar kėshtu siē jam.



Njė femėr e bukur dhe e menēur mund tė quhet e rrezikshme?



Qė bukuria plus menēuria janė mallkim e kanė thėnė njerėz mė tė menēur para meje. Nuk dua ta quaj veten tė bukur, as tė menēur, por njė femėr me suksese tė mėdha ka dhe armiqtė e mėdhenj. Kjo mė imponon, thėnė tė drejtėn. E mira ėshtė qė nuk ia lejoj mė vetes luksin qė tė humb kohė duke u frikuar. Edhe unė di tė jem armik i tmerrshėm, vet ma kanė mėsuar ata qė mė kanė bėrė keq pa asnjė shkak. Por, jam miku mė i mirė pėr ata qė dua mė pėrjetojnė mik pa interesa negative.



Ē’farė “gabime” ke bėrė deri tani?

Gabim tė vetėm e pėrjetoj faktin qė kam mėsuar shumė nga gabimet qė tjerėt i kanė bėrė karshi meje. Nganjėherė dėshiroj tė isha mė budallaqe. Tė mos i shoh gabimet e tė tjerėve (qesh).



Ēdo femėr ka njė dozė tė diplomacisė dhe filozofisė sė lindur. Ju, duket se e keni dozėn mė tė theksuar se sa brezi yt.

Gjatė u mendova si tė pėrgjigjem dhe mė del njė JO e madhe. Ėshtė e vėshtirė pėr njė mashkull tė ketė nė krah femrėn e cila admirohet nga shumė njerėz. Qė tė ketė afėr vetes njė person qė dhuron shumė ndjeshmėri e dashuri pa kėrkuar asgjė, e pamundur tė ballafaqohet me ndėrskamcat e njerėzve tė kėqij; e paimagjinueshme qė m’u ajo femėr do qė t’i bashkėngjitet kur shkon tė luajė futboll me shokėt dhe hyn nė dhomė e veshur si Ronaldinjo, me buzėqeshjen vesh me vesh nga entuziazmi qė do tė ketė shansin tė shėnojė ndonjė gol. Mendoj qė kjo e fundit ėshtė vendimtare, (qesh me tė madhe).



Primadona e kėngės burimore shqipe, fenomeni Nexhmije Pagarusha, ju ka vlerėsuar si artisten mė origjinale tė gjeneratės sė re. Ju bėn nder kjo?

Tė vlerėsohesh nga Nexhmije Pagarusha ėshtė ndjenjė hyjnore e ēdo artisti nė botė. Hyj nė atė pjesėn e vogėl tė njerėzve qė njohin krijimtarinė e asaj madhėshtie, dhe jam mė shumė sesa e zhgėnjyer qė populli ynė nuk sheh nė mediumet tona ariet operistike, filmat, shfaqjet, ēmimet e para nėpėr botė, kėngėt e panumėrta tė Nexhmije Pagarushės. Tmerr qė fėmijėt tonė nuk kanė shansin qė tė krenohen para popujve tjerė me njė artiste tė kalibrit tė tillė, sepse dikush ka vendosur qė ato vepra t’i mbyllė nė arkiva! E di pse e kam idhull. Tė jem e vlerėsuar nga ajo, ke prekur majat e asaj qė i thonė ARTI SHQIPTAR.



Me kėngėt e interpretuara ju keni dalė si njė pėrfaqėsuese e njė brezi qė po e kundėrshton dhe po e hedh poshtė nga themeli mentalitetin, me njė mėnyrė shumė tė hapur. Njė mėnyrė e paparė mė parė nė Kosovė.... Nga e ka burimin?

Kam njė jetė qė mė ka neveritur, tmerruar, ēuditur; e shėmtuara e cila shihet, dėgjohet, pėrjetohet. Asnjėherė nuk kam mundur tė pajtohem me tė shėmtuarėn, tė keqen, gėnjeshtrėn, hipokrizinė, rrethin vicioz. Nuk kam lėkundur mentalitet. Kam dashur tė tregoj cila ėshtė e vėrteta e sė arriturit tė lumturisė shpirtėrore nga burojnė gjithė tė mirat. Njė ferexhe e mbetur si pasojė e sundimit turk, nuk na bėn tė ndershme. Njė e vėrtetė e thėnė, nuk na bėn tė kėqij, na bėn tė vetėdijesohemi sa tė mirė jemi, nga ēfarė populli madhėshtor vijmė. Shpesh e kam bėrė me ekstremizėm, sepse ishte e vetmja mėnyrė tė luftoja ekstremizmin negativ. Ndoshta nuk ishte zgjidhja ideale qė "tė shpohet pyka me pykė", por ishte e vetmja qė tė mos mbetem e padėgjuar. Po, kam sakrifikuar shumė, unė dhe njerėzit rreth meje qė mė kanė pėrkrahur deri nė atė masė qė na rrezikohej edhe jeta, por dikush duhej ta bėnte.

Ku e ka burimin? Ndoshta fakti qė jam mbesė e familjes aleate tė Skėnderbeut, familjes Balsha. Gjaku nuk ėshtė ujė...



Ti ke pasqyruar kėtė vajzė tė guximshme qė po lufton kėtė realitet. Cili ėshtė mendimi pėr femrat e gjeneratės sė sotme, dhe si dukeni ju nė sytė e kėsaj gjenerate?

Nuk ishte realitet. Ishte njė "mashtrim optik" i imponuar. Ēdo gjė rreth meje binte nė kundėrshtim me atė qė propagohej. Sa i pėrket femrave tė reja, mė pėlqen fakti qė tė pavarėsuara ekonomikisht, kanė njė nivel mė tė lartė intelekti dhe pavarėsimi, janė mė tė vetėdijshme qė nuk ėshtė burri ai qė duhet tė tė "mbajė" me tė gjitha tėrė jetėn. E mendoj qė kjo ėshtė njė lehtėsim i madh edhe pėr gjininė mashkullore qė dikur bartnin peshėn e tė gjithė familjes sė ngushtė e tė gjerė, farefisit, etj.(qesh). Femra e pavarur nuk ėshtė rrezik pėr egon mashkullore. Prandaj, quhen "partnerė" ku ēdo gjė e mirė apo keqe zgjidhet bashkėrisht, pa pėrjashtuar dashurinė e sinqertė. Natyrisht, kundėrshtoj shfrenimin total ku femra keqkupton nocionin "pavarėsim" dhe shndėrrohet nė njė bushtėr tė zgjidhur nga zinxhirėt.



Jeni pėrballur me dallgė tė jetės, madje keni patur edhe kėrcėnime... Si paraqitet gjendja shpirtėrore e juaja pėr momentin? Duket se edhe nė kėtė rrafsh ke dalė fitimtare?

Nė njė moment jete, kam menduar se kėto dallgė jete, kėto gjėra kanė mbaruar pėr mua. Nuk e kam ditur qė kthimi im nė skenė do tė dyfishojė ndotėsinė qė njerėz tė kėqij bartin nė vete. Dhe tash mė shumė se kurrė pėrballem me njerėz tė pistė. Por, ka njė ndryshim. Unė mė nuk merrem me ta, ndjej veten mė tė fortė se kurrė dhe i gėzohem ēdo ditė jete qė ma ka dhuruar fati. Po, ndjehem fitimtare. Kam fituar atė qė kam dashur gjithmonė...Arritjen e lumturisė sė tė jetuarit.
__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė