Tema: Drejtshkrimi
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-08-11, 16:01   #50
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Drejtshkrimi

Stafi i Universitetit tė Prizrenit nis tė ushtrojė drejtshkrimin
Nga Express mė 14 gusht 2011 nė ora 16:35
Profesorėt e Universitetit tė Prizrenit ka gjasė t’i nėnshtrohen njė kursi tė gjuhės shqipe. Ata qė mėsojnė tė tjerėt, ka mundėsi tė kthehen pėr tė mėsuar atė qė ėshtė dashur ta zėnė nė shkollėn fillore, shkruan Koha Ditore.

Ushtruesi i detyrės sė rektorit tė Universitetit tė dytė publik nė vend, Enver Sopjani, ka marrė vendim qė tė mbahet njė, siē ėshtė quajtur, trajnim pėr tė pėrsosur gjuhėn shqipe, pėr stafin administrativ tė kėtij universiteti. Por ka paralajmėruar se pėr njė gjė tė tillė, ka nevojė edhe stafi akademik i Universitetit qė drejton.

Duke parė qė shumė shkresa zyrtare qė lėshohen dalin me gabime gjuhėsore, Sopjani ka marrė vendim qė pėr stafin administrativ tė Universitetit tė organizohen trajnime. Ai ka sqaruar se trajnimi ėshtė i obligueshėm dhe se pėrfundon pėr secilin pjesėmarrės veē e veē, atėherė kur profesori i gjuhės shqipe konstaton se kandidati nuk ka nevojė t’i ndjekė trajnimet mė tutje.

“Nė njė institucion arsimor tė ketė gabime drejtshkrimore, gabime nė formulim tė shkresave, ėshtė e papranueshme. Pėr atė arsye unė kam konstatuar se ka nevojė edhe nė Universitetin e Prizrenit, pėrfshirė edhe Fakultetin e Edukimit, tė mbahen trajnime nė gjuhėn shqipe”, ka thėnė Sopjani, teksa ka bindjen se nuk ėshtė vetėm Universiteti tė cilin ai drejton i prekur nga kjo dukuri.

Pėr Sopjanin, kjo nuk nėnkupton se stafi i UPZ-sė, nuk di shqip.

“Por ata nuk guxojnė tė bėjnė gabime drejtshkrimore nė formulimin e shkresave”, ka thėnė Sopjani.

Sipas tij, nė Universitetin e Prizrenit, ka edhe staf akademik qė nuk di tė shkruajė shqip pa gabime gjuhėsore.

“Nė tė ardhmen do tė shohim qė tė marrim masa edhe nė atė drejtim. Ėshtė turp qė njė profesor t’i thotė vetes profesor dhe nuk ėshtė nė gjendje tė shkruajė mirė. Kuptohet se perfekt nuk ėshtė askush. Por me gabime sa mė pak qė ėshtė e mundur”, ka theksuar Sopjani, teksa u ka bėrė thirrje edhe institucioneve tė tjera arsimore tė marrin kėso iniciative.

Profesori i gjuhės shqipe nė Fakultetin e Edukimit nė Prizren, Xheladin Zymberi, i cili ėshtė angazhuar qė tė mbajė trajnimet pėr gjuhėn shqipe pėr stafin administrativ, iniciativėn e Sopjanit e ka cilėsuar tė qėlluar dhe shumė tė nevojshme. Ai ka pohuar se nė ditėn e parė i ėshtė pėrgjigjur pozitivisht trajnimit i gjithė stafi qė aktualisht ėshtė nė punė.

“Me gjithė dėshirė, i gjithė stafi, me pėrjashtim tė atyre qė janė nė pushim, janė pėrgjigjur. Kanė qenė shumė kureshtarė dhe e panė qė ėshtė shumė i favorshėm”, ka pohuar ai, duke shtuar se e ka parė qė ėshtė e nevojshme mbajtja e kėtyre trajnimeve.

“Ata kanė nevojė tė pėrsosin gjuhėn pėr tė hartuar raporte tė ndryshme, kėrkesa, ankese dhe do t’u ndihmojė atyre shumė. Sidomos kur ėshtė ēėshtja e drejtshkrimit, shkrimit akademik dhe kulturės sė gjuhės”, ka theksuar ai. Ai ka shtuar se nė Fakultetin e Edukimit ėshtė futur nė plan programe edhe gjuha shqipe si lėndė, ndėrsa ka thėnė se edhe nė Universitetin e Prizrenit do ta bėjnė tė njėjtėn gjė.



http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,98,60392


Diteve ne vijim, pritet shtim i madhe i te regjistruarve ne kete forum, te gjithe me ip nga Universiteti i Prizrenit.
Baza e shkrim-leximit fillon ne bangat e fillores. Kjo vlen edhe per personelin e Universitet prizrenas.

Gjuha shqipe ka te ardhme te shkelqyer !
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė