Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-07-11, 16:56   #2
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

RADIKALIZMI DHE EKSTREMIZMI ANTI ISLAM

Nėse kėrkesa jonė e arsyeshme pėr tu siguruar hapėsira pėr ndėrtimin e xhamisė , qė njėherit paraqet tė drejtė legjitime , i duket dikujt manifestim i elementeve ekstreme , atėherė ne me plotė tė drejtė themi se tė tjerėt na e paskan kaluar nė ekstremizėm. Nė xhumanė e fundit tė datės 01.07.2011 u dėshmua edhe njė herė se muslimanėt janė njerėz
tė qetė dhe tė kulturuar, dhe jo njerėz qė e duan destabilizimin e dėshiruar nga shumėkush tjetėr. Edhe pse nė faljen e namazit tė xhumasė nė sheshin “ Adem Jashari “ ishin pjesėmarrės me mija vetė nuk u shėnua as incidenti mė i vogėl si rezultat i qetėsisė , disiplinės dhe organizmit qė porosit feja Islame. Edhe pėrkundėr faktit se xhumaja kaloj aq mirė sa pėr ta pasur lakmi , shumė media iu vėrsulėn me akuza tė shumta Fuad Ramiqit anėtarė i kryesisė dhe pėrfaqėsues i lėvizjes “ Bashkohu “ , lėvizje kjo organizatore e xhumasė. Duam tua bėjmė tė qartė sė ato akuza nuk qėndrojnė aspak dhe vėllai ynė Fuad Ramiqi ėshtė njėri i dėshmuar pėr tė mirėn e kėtij vendi. Nė kohėn kur ishte mejdani pėr tu dėshmua, ai iu bashkėngjit luftės ēlirimtare tė popullit tonė dhe kontribuoj nė hierarkinė mė tė lartė ushtarake tė UĒK- sė . Pastaj Fuad Ramiqi edhe pas luftės nė Kosovė e dėshmoj se nuk kishte luftuar pėr ta ēliruar Kosovėn e pastaj pėr ta robėruar vetė siē vepruan shumė tė tjerė. Fuad Ramiqi edhe pse pati mundėsi nuk u bė pjesė e grupit tė hienave qė pasurinė e popullit e vodhėn pa mėshirė, Fuad Ramiqi nuk ėshtė i implikuar nė asnjė aferė as korruptive , as kriminale e as kundėr interesave tė atdheut. Ndėr akuzat qė na janė bėrė ėshtė edhe ajo se nė qenkemi bashkėpunėtorė tė Serbisė . Ne betohemi dhe kėtė e kemi dėshmuar dhe do ta dėshmojmė nė tė ardhmen se njė shqiptarė qė e praktikon islamin ashtu siē na ka mėsuar Allahu nė Kuran dhe Pejgamberi nė Traditėn e tij Profetike mė shumė do ta donte vdekjen se sa bashkėpunimin me njė armik si Serbia. Tė gjithė juve ndoshta mund tė iu blej dikush qė tė punoni nė dėm tė atdheut kurse neve asnjėherė askush nuk do tė arrij tė na instrumentalizoj nė dėm tė vendit tonė. Vėllai ynė Fuad Ramiqi ėshtė pėrfaqėsues i lėvizjes kurse unė Arsim Krasniqi jam kryetar dhe njėri nga themeluesit e lėvizjes “Bashkohu “,lėvizja ka kryesinė dhe organizim tė mirėfilltė. Pėrpjekja e disave pėr ta eliminuar Fuad Ramiqin nga aktivitetet e lėvizjes duke i shpifur akuza tė pavėrteta, me qėllim qė pėrmes eliminimit tė Fuad Ramiqit tė dėmtojnė lėvizjen “Bashkohu” ėshtė e kotė . Ne i sigurojmė se lėvizja ėshtė mirė e organizuar dhe ka shtrirje nė tėrė Kosovėn dhe ka kuadro tė mjaftueshme. Prandaj me ose pa Fuad Ramiqin lėvizja do tė mbetet po ajo qė ėshtė ngase secili prej nesh do ti thotė fjalėt e njėjta dhe do ti mbajė qėndrimet e njėjta, madje do tė jemi edhe me te drejtpėrdrejt. Akuzat e paskrupullta ndaj vėllait tonė Fuad Ramiqi se ėshtė i lidhur me “ Hamasin “ apo “ Vėllazėrinė Muslimane “ ne si lėvizje fuqishėm i hedhim poshtė dhe deklarojmė se neve nuk na duhet as “ Hamasi ”, as “ Vėllazėria Muslimane “ e as praktika e ndonjė organizate tjetėr nė botė sepse neve si musliman na mjafton Kurani - Fjala e Allahut dhe Suneti i Pejgamberit paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi Tė mėsuesit tė njerėzimit. Pastaj ne kemi hoxhallarė tė kualifikuar nė aspektin profesional dhe tė dėshmuar pėr atdhedashuri tė cilėt na mėsojnė dhe na udhėzojnė se si tė sillemi mirė e me mirė me vendin tonė dhe tė jemi qytetarė tė denjė tė kėtij shteti. Edhe pėr njė gjė iu sigurojmė se pavarėsisht asaj se me ēka na akuzojnė dhe kush na akuzon ne nuk do tė ndalemi sė kėrkuari tė drejtat tona tė garantuara me kushtetutėn dhe ligjet
e shtetit tonė dhe konventat ndėrkombėtaret pėr tė drejtat dhe liritė e njeriut tė cilat janė pjesė pėrbėrėse e tė drejtės sė aplikueshme. Na akuzoni me ēka tė doni por kjo neve nuk do tė na bėjė qė tė heqim dorė nga namazi dhe ashtu siē u dėshmua nė xhumanė e fundit pjesėmarrja ishte me mija persona. Ne e dimė fare mirė se ky islam i pengon dikujt, por ua kujtojmė se ka kaluar koha kur islami ėshtė pėrfaqėsuar vetėm nga disa pleq nė xhamia tė vogla e tė vjetra qė nga koha e osmanlinjve. Akuza tė shumta drejtuar praktikuesve tė islamit me mjekra dhe pantallona tė shkurtra nuk janė gjė tjetėr veēse paragjykime tė bazuara nė urrejtjen ndaj islamit dhe muslimanėve. Na thoni vetėm njė incident qė ka ndodhur derimėtani nga kėta praktikues e me tė cilin i kanė dėmtuar interesat e vendit. Athua vallė pse ne nuk po paragjykojmė se edhe nė kishat dhe katedralet e ndėrtuara pa leje duke shkatėrrua shkolla duke u financuar nga parat e muslimanėve, ndodhin abuzime tė njėjta me ato qė u bėnė publike kohėve tė fundit nė shumė kisha anė e mbanė botės sė krishterė qė lidheshin me abuzimin seksual tė fėmijėve nga ana e priftėrinjve – pedofilinė. Pra ne nuk po i akuzojmė tė krishterėt nė vendin tonė se janė tė pėrfshirė nė vepra tė tilla tė ēoroditura dhe amorale dhe forma tė ndryshme tė ekstremizmit qė janė evidente nė botėn e krishterė. Atėherė pėrse ne muslimanėt e Kosovės bijtė e kėtij vendi akuzohemi duke u bazuar nė veprimet e muslimanėve nė fund tė botės. Ju bėjmė thirrje atyre qė flasin nė emėr tė konfesioneve fetare jo islame nė Kosovė qė ti lėmė tė tjerėt dhe tė merren me veten dhe ti kontribuojnė
tolerancės fetare duke hequr dorė nga supremacioni i deritanishėm dhe diskriminimi pozitiv, ngase e drejta e njeriut shtrihet deri aty ku nuk e cenon tė drejtėn e tjetrit dhe gjitha kėto i shkojnė nė dėm tė tolerancės fetare e deklaruar dhe e proklamuar nė vazhdimėsi nga tė gjithė. Ne jemi shqiptarė dhe muslimanė,Islami ėshtė pjesė e identitetit tonė kombėtarė. Me komb jemi shqiptarė ndėrsa feja jonė ėshtė islami, dhe e dimė fare mirė se nuk ekziston feja e njohur si shqiptaria qė disa tė ēoroditur po e trumbetojnė, por, ironia e kėsaj ėshtė se kėtė e thonė vetėm kur ėshtė nė pyetje feja islame dhe kur muslimanėt i kėrkojnė tė drejtat e tyre. Ne i pyesim kėta tė ēoroditur nėse keni shpikur njė fe tė re - shqiptarinė, atėherė na thoni se cilit komb i takoni sepse sigurisht keni pėrparuar edhe nė kėtė drejtim
dhe keni shpikur ndonjė komb tė ri. Praktikuesit e islamit janė tė shumtė sot nė Kosovė dhe pėr kėtė e falėnderojmė Allahun e Madhėruar. Ata praktikues tė Islamit tė cilėt punojnė nėpėr institucione shtetėrore janė dėshmuar se janė tė pėrgjegjshėm dhe besnikė ndaj vendit, ndėrsa gjykatat dhe organet e rendit nuk kanė punė fare me praktikuesit e islamit dhe kjo ėshtė dėshmia mė e mirė se ne jemi qytetarė tė denjė dhe paqėsor me tė gjithė, sepse kėshtu na mėson islami. Pėrkundėr gjithė kėsaj ju po mundoheni qė ta shuani Dritėn e Allahut, por, jo kurrė nuk do ta arrini sepse kjo fe ėshtė e garantuar nga Allahu. Pra nėse dikush ka zgjedhur pėr fe shqiptarinė ne nuk na pengon kjo aspak por mos u mundoni tė na impononi edhe neve se ēka tė
veprojmė dhe tė besojmė sepse liria e besimit ėshtė e garantuar edhe nė vendin tonė. Tendenca pėr tė na pėrēarė ne si pjesė e shoqėrisė civile me Bashkėsinė Islame tė Kosovės ėshtė e kotė sepse ne e njohim Bik-un si institucionin e vetėm fetar islam nė Kosovė dhe Myftiun Tėrrnava si tė parin tonė. Ne nė rrethanat tė krijuara kohėve tė fundit,dhe akuzat e shumta drejtuar Myftiut e kuptuam se sa tė vėshtirė e paska pasur Myftiu dhe institucioni tė cilin e drejton qė tė veproj nė njė ambient tė tillė dhe nė atė qė kėta akuzues sharlatan e quajnė demokraci e tolerancė fetare ndėrsa vet janė ata qė e rrėnojnė demokracinė dhe tolerancėn. Islami nė vendin tonė ēdo ditė e mė shumė po lulėzon dhe kėto sulme ndaj nesh po na bėjnė mė tė fuqishėm dhe mė tė vendosur dhe nuk na dėmtojnė aspak,por nėse doni qė tė jetojmė nė harmoni dhe tolerancė fetare jepeni dhe ju kontributin tuaj i cili kontribut nė proporcion me numrin e besimtarėve pėr juve ėshtė i vogėl ndėrsa pėr ne kontributi pėr tolerancė fetare ėshtė i madh aq sa ėshtė edhe numri i besimtarėve, ėshtė dėshmuar pėrkushtimin ynė pėr tolerancė fetare si nga Bik-u ashtu edhe nga xhemati nė pėrgjithėsi. Ne do tė vazhdojmė ti kėrkojmė tė drejtat tona deri nė realizimin e tyre, dhe me Emrin e Allahut edhe institucionet tona tė dashura, ato lokale apo qendrore do tė kenė mirėkuptim dhe gatishmėri nė pėrmbushjen e kėrkesave tona, plotėsisht tė arsyeshme .Kėrkojmė nga institucionet qė nė bashkėpunim me Bik-un tu bėjnė zgjidhje halleve tona dhe ēdo gjė tė bėhet nė rrugė institucionale. Ne si pjesė e shoqėrisė civile dhe xhematė i Kosovės i japim pėrkrahjen e pa rezervė Myftiut tė Kosovės Naim Tėrrnava dhe shprehim gatishmėrinė pėr tė kontribuar nė realizimin e tė drejtave tė muslimanėve ashtu siē janė tė garantuara edhe nė Bashkimin Evropianė drejt tė cilit jemi nisur.
Arsim Krasniqi Kryetari i lėvizjes "Bashkohu"

[email protected]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė