Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-11, 17:56   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: A po kanoset rreziku i ekstremizmit fetar nė Kosovė?

Turbulencat nga ekstremizmi fetar


Shkruan: Edita Kuēi - Ukaj



Shoqėria e Kosovės, e pėrcaktuar qysh kaherė pėr njė orientim tė patundur perėndimor, kėto javėt e fundit, u ndodh papritur nė njė turbulencė tė pėrmasave shqetėsuese. Sikur aeroplani i cili pret aterimin nė destinacion, kur prekėt nga re tė rrezikshme, ashtu shoqėria kosovare e etur pėr t’u bė si gjitha shoqėritė perėndimore dhe pėr tė qenė pjesė e tyre, ju nėnshtrua njė turbulencė. E gjithė kjo u pėrjetua me njė shqetėsim tė madh. Me njė ankth tė pashembullt, tė cilin njeriu e vėrente nė fytyrat e njerėzve vullnetmirė.

Kėrkesa e disa besimtarėve islam nė Kosovė pėr njė xhami ne qendėr tė Prishtinės dhe protesta tė ashpra gjatė njė tė premte, pėr mendjet e shėndosha, duhet tė kthjell mendjet e shėndosha.

Pėr njė person tė logjikshėm ėshtė e ēuditshme qė vetėm meshkuj tė shihen qė falėn dhe bėjnė kėrkesė pėr xhami. Ēfarė domethėnė kjo pėr botėn tjetėr tė kėsaj feje, pėr ato gra myslimane, fatin e tė cilave e kanė nė dorė tė tjerėt? Kjo pyetje duhet t’i shqetėsojė tė gjitha gratė. Madje, kjo ėshtė nė kundėrshtim me parimet demokratike dhe vlerat civilizuese qė po ndėrton Kosova.

Njė tjetėr ēėshtje tjetėr qė ėshtė vėrejtur qartė, ndėrlidhet me shenjat ekstremizmit fetar tė pastėr, shenja qė e kanė kap pėrpara islamin dhe Bashkėsinė Islame nė Kosovė. Kjo duhet tė shqetėsoj ēdo kosovar qė do njė Kosovė me njė tė tashme tė sigurt dhe me njė tė ardhme tė ndritshme. Ēdo femėr, grua dhe nėnė, fakti qė kėta besimtar duken tė frymėzuar nga bota arabe ekstremiste, duhet ta ndalojnė dhe tė pyesin se ku janė ato femra, nėna, motra, gra tė kėtyre besimtarėve, pėr fatin e tė cilave vendosin tė tjerėt? A nuk shqetėsohen ato se ēka mund tė ndodh me tė ardhmen e tyre? A nuk shqetėsohen se drejtat e tyre njerėzore mund tė bien nė njė nivel shumė tė ulėt, ashtu siē ngjet sot ane e kėnd botės arabe? A nuk frikohen nga ligjet e shiriatit ku gruaja vlen dhe ėshtė vlerėsuar vetėm si njė zbejt nė shoqėri? Ku familja shqiptare mund tė shndėrrohet nė njė familje me njė burrė dhe shtat gra? Ose vajzat t’i martojnė 11 vjeēare?

Mua mė sė shumti me shqetėson fakti se femra shqiptare nė kėtė rast po tregohet shumė injorante dhe e paarsimuar. Megjithėse nė Kosovė mungon ende kultura e respektimit tė femrės, ose thėnė mė mirė nuk ėshtė i e kėnaqur niveli, me kėto veprime kjo gjini rrezikohet tė bėhet edhe shumė mė e shtypur. Tė gjithė jemi tė barabartė, pa marr parasysh racės, kombėsisė, religjionet ose gjinisė. Kėtė duhet tė gjithė ta respektojmė. Por, kur femra kosovare kėtė nuk e respekton dhe e ndjen veten mė tė ulėt se njė mashkull, aty ia fillon problemi i shtypjes sė femrės. Femra duhet ta respektojė vetveten pikėsėpari dhe tė mendoj tė gjykoj, vlerėsoj dhe shtroj kėrkesat e veta vetė dhe nė bashkėpunim me mashkullin. Vetėm atėherė kur femra nuk lejon qe njė mashkull ta kontrollon mėnyrėn e jetės, mėnyrėn e tė menduarit, mėnyrėn e tė besuarit, atėherė ėshtė nė rrugė tė mbarė. Por askush nuk do tė lufton pėr drejtat e femrės, nėse femra vetė pranon tė sakrifikohet dhe nėnshtrohet. Prandaj nė betejėn kundėr tė keqes, ajo duhet ta ngrejė zėrin e arsyes dhe tė luftoj kundėr tė keqes.

Beteja mė e madhe i mbetet shtetit, qė tė merr pėrgjegjėsi dhe tė tregoj ndershmėri ndaj kėtyre dukurive tė huaja qė po e kėrcėnojnė tė ardhmen e Kosovės perėndimore dhe kėshtu vetė shtetin tonė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė