Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės
Thirrje myslimanėve
Ministri i Jashtėm i Kosovės iu ka bėrė thirrje shteteve myslimane qė ta njohin Kosovėn. Nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, En-Nour, Hoxhaj ka pėrsėritur kėrkesėn pėr njohje nga Egjipti, tė cilin e ka quajtur shtet lider tė botės arabe dhe islame.
Nga Express mė 02 tetor 2011 nė ora 08:43
Ministri i Punėve tė Jashtme i Kosovės, Enver Hoxhaj nė njė intervistė pėr gazetėn egjiptiane, En-Nour ka thėnė se ky vend pas revolucionit ėshtė shtet i ri dhe duhet tė ndjekė politika tė reja karshi njohjes sė Kosovės.
Ne vihemi nė pozitė tė vėshtirė kur pyetemi se pse shtetet arabe e islamike nuk ju njohin, veēanėrisht kur njė pjesė shumė e madhe e shteteve nga i gjithė globi deri tani kanė njohur pavarėsinė e Kosovės. Ajo pėr tė cilėn ndjej keqardhje ėshtė fakti se shumica e shteteve islamike e arabe nuk e kanė njohur akoma shtetin e Kosovės me popullatė shumicė myslimane. Pėr kėtė, isha nė Kajro, si mik, pėr tė kėrkuar njohjen nga Egjipti, si lider i botės arabe e islame, veēanėrisht pėr shkak tė lidhjeve historike e kulturore midis dy vendeve tona. Tė gjithė e dinė se Mehmet Ali Pasha, themelues i Egjiptit modern, ka qenė shqiptar dhe ndajmė identitetin, kulturėn e qytetėrimin e njėjtė. Ne ndajmė aspiratat e pėrbashkėta pėr liri, demokraci e prosperitet, si dhe marrėdhėniet e shkėlqyera midis dy popujve, ka thėnė Hoxhaj.
I pyetur pėr revolucionin nė Egjipt, ministri ka theksuar se populli i Kosovės ka simpatizuar dhe ka mbėshtetur Revolucionin egjiptian qė nga momenti i parė dhe i dėshiron popullit egjiptian stabilitet, zhvillim dhe prosperitet.
Mendoj se Revolucioni ka qenė i pashmangshėm dhe ky revolucion ka qenė i rėndėsishėm pėr gjithė botėn arabe. Jam i bindur se Egjipti do tė ketė tė ardhme tė ndritur pas Revolucionit dhe Kosova e mbėshtet Egjiptin e popullin e tij, i cili ka luftuar njėsoj si populli im pėr liri, ka shtuar ai.
Ministri Hoxhaj ka folur edhe pėr vizitėn qė i ka bėrė Sheshit Tahrir, i cili sipas tij, ėshtė bėrė simbol i lirisė, krenarisė, dinjitetit dhe prosperitetit, jo vetėm tė Egjiptit, por pėr tė gjitha shtetet arabe e islamike.
Gjatė vizitės nė Sheshin Tahrir, kam ndjerė luftėn e popullit egjiptian pėr liri, ashtu siē ka luftuar populli kosovar pėr 20 vjet pėr arritjen e pavarėsisė e lirisė sė tij, si dhe luftėn paqėsore pėr liri e sovranitet. Kjo luftė pėr liri ka frymėzuar popullin e Kosovės, ashtu siē ka frymėzuar gjithė botėn pėr vendosmėrinė dhe mėnyrėn paqėsore e kulturore tė protestimit pėr tė realizuar tė drejtat dhe liritė, ka theksuar Hoxhaj.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|