Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-02-09, 12:11   #1
Jana
Full LoVe...
 
Avatari i Jana
 
Anėtarėsuar: 23-04-08
Vendndodhja: ...n'LOQK t'LOQK-ės...
Postime: 31,045
Jana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėmJana i pazėvėndėsueshėm
Gabim "Slumdog Millionaire" rrėmben Oskarėt ...

Filmi "Slumdog Millionaire" ka dalė fituesi kryesor nė ceremoninė e 81-tė tė ndarjes sė ēmimeve Oskar, qė u mbajt tė dielėn mbrėma nė Hollywood.



Gjatė marrjes sė ēmimit pėr filmin mė tė mirė tė zgjedhur nga Academy Awards, producenti i filmit “Slumdog Millionaire”, Christian Colson (para) mban njė fjalim. Foto: AFP
"Slumdog Millionaire", i cili tregon njė ngjarje qė zhvillohet nė Mumbai tė Indisė, ka fituar Oskarin pėr Filmin mė tė mirė, si edhe shtatė Oskarė tė tjerė (Skenari i adaptuar, Kinematografia, Montazhi, dhe dy Oskarėt pėr muzikė: Kėnga mė e mirė dhe Muzika mė e mirė), duke pėrfshirė edhe Oskarin pėr Regjinė mė tė mirė nga Danny Boyle.


Kate Winslet (djathtas) nė filmin “The Reader”. Foto: ABC
Aktroja britanike, Kate Winslet, fitoi Oskarin e saj tė parė nė njė rol kryesor, pėr performancėn nė filmin “The Reader”.

Sean Penn fitoi ēmimin e dytė tė Academy Awards nė karrierė pėr rolin kryesor nė film “Milk” ku e portretizon politikanin homoseksual, Harvey Milk.


Sean Penn (majtas) nė rolin Harvey Milk. Foto: ABC
Aktori i ndjerė australian, Heath Ledger, fitoi ēmimin pėr Aktorin mė tė mirė nė rol dytėsor, pėr rolin e tij nė filmin pėr Batmanin, “The Dark Knight”.

Aktorja spanjolle, Penelope Cruz, u nderua me Oskar pėr rolin dytėsor nė filmin e Woody Allenit, “Vicky Cristina Barcelona”.

Aktorja mė e mirė nė rol dytėsor, Penelope Cruz. Foto: Reuters
Oskari pėr filmin e huaj mė tė mirė, i takoi filmit japonez “Departures”.

Ēmimi pėr Filmin e shkurtė dokumentar i takoi filmit “Smile Pinki” qė paraqet njė vajzė nga fshatrat e Indisė, ndėrsa Dokumentari mė i mirė i takoi filmit tė francezit, Philippe Petit, “Man on Wire”.


__________________
LOQK- Nė fund tė ēdo dite sido qė tė jetė dita unė do tė them TE DUA...

Ėshtė e pamundur tė mos dashuroj kur egziston ti ...

http://www.youtube.com/watch?v=LGrr_5boZlA
Jana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante