Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-08-07, 19:31   #2
Linka_pz
E pandryshueshme
 
Avatari i Linka_pz
 
Anėtarėsuar: 08-03-07
Vendndodhja: Ne Qytetin Historik
Postime: 12,347
Linka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėmLinka_pz i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Kanceri i mushkėrive mes grave







Statistikat e kohėve tė fundit tregojnė njė shtim tė rasteve tė kancerit tė mushkėrive tek gratė e reja qė nuk pinė duhan. Shoqata amerikane kundėr kancerit parashikon qė mbi 73 mijė gra pritet tė vdesin kėtė vit nga kanceri i mushkėrive. Kjo shifėr ėshtė mė e madhe sesa ajo e grave qė pritet tė vdesin nga kanceri nė gji, nė vezore dhe uter tė katėr kėto sėmundje tė marra sė bashku. Ndėrkohė numri i rasteve tė kancerit nė mushkėri mes burrave po bie. Arsyet nuk dihen dhe shkencėtarėt ende nuk janė nė gjendje tė thonė pėrse rastet e kėsaj sėmundjeje po shtohen mes grave qė nuk pinė duhan. Lisa Rofman po shkruan njė ditar pėr vajzėn e saj 9 vjeēare, Leah. Nė moshėn 44 vjeēare, Lisa po bėhet gati tė vdesė. “Ėshtė njė gjendje e trishtueshme dhe pashmangėshme”, thotė ajo. Njė gjendje qė burri i saj, Barry Rofman nuk mund ta pėrballojė. Ai thotė se do tė hyjė nė atė dhomė. Shkon deri tek dera dhe kthehet mbrapa. Dy vjet e gjysėm mė parė, Lisa qė kurrė nuk ka pirė duhan, u diagnostikua me kancer nė mushkėri dhe mjekėt i thanė se nuk i kishin mbetur mė shumė se 5 vjet jetė. Lisa thotė se u trondit shumė. Ajo kishte menduar se me kancer nė mushkėri prekeshin njerėzt qė kishin pirė duhan gjatė gjithė jetės. Ajo gjithmonė kishte menduar se kjo sėmundje prekte burrat mė shumė se sa gratė. Ndėrkohė qė studimet nė shkallė kombėtare nė kėtė fushė mungojnė, shumė specialistė tė kancerit tė mushkėrive thonė se i shqetėson prirja qė gjithnjė e mė shumė gra qė nuk pinė duhan preken nga kjo sėmundje. Rreth 15 pėrqind e viktimave tė kancerit tė mushkrive janė mes atyre qė nuk pinė duhan dhe mes kėtij grupi, gratė kanė 2 deri 3 herė mė shumė gjasa sesa burrat qė tė preken nga kjo sėmundje. Mjekėt nuk e dinė pėrse ndodh kjo; ose ndoshta ėshtė ndikmi i pėrbashkėt e tė gjithė faktorėve si hormonet, qėndrimi pranė atyre qė pinė duhan, dieta dhe ajri i ndotur. Shenja tė tilla plogėshtia, marrja e frymės dhe kolla kronike shpesh diagnostikohen gabim si simptoma tė asthmės. Mjekja Joan Shiller pranė universititetit tė Viskonsinit thotė se mė shumė gra vdesin nga kanceri nė mushkėri sesa nga kanceri nė gji, nė vezore dhe nė uter, por megjithatė fondet pėr kėrkime mjekėsore nė fushėn e kancerit tė gjirit janė 10 herė mė tė mėdha se sa pėr kancerin e mushkėrive. Mjekja Shiller thotė se kėto gra janė viktima tragjike tė faktit se ato preken nga njė sėmundje qė ka lidhje me pirjen e duhanit. Por ekzistojnė shpresa. Mjekėt thonė se organizmi i grave qė nuk pinė duhan reagon mė mirė ndaj 2 ilaēeve tė reja, Iresa dhe Tarceva. Iresa ka bėrė qė pėrparimi i kancerit tek Lisa tė ndalet. Pėr familjen Rofman ēdo sekondė e jetės ēmohet sikur tė ishte e fundit.

Larja e duarve pakėson rastet e diaresė dhe pneumonisė



Sėmundjet e diaresė dhe pneumonisė marrin shumė jetė fėmijėsh, veēanėrisht nė vendet e varfėra e nė zhvillim Por njė studim tregon se larja e duarve me sapun mund tė pakėsojė ndjeshėm mundėsinė e prekjes nga kėto infeskione. Sipas njė studimi botuar nė revistėn Lancet, fėmijėt qė i lajnė duart me sapun kanė 50 pėrqind mė pak gjasa tė preken nga diareja dhe pneumonia. 3 milionė fėmijė nėn moshėn 5 vjeē vdesin ēdo vit nga diareja dhe infeksionete rrugėve tė frumėmarrjes. Por studimi i kryer nga qėndra amerikane pėr kontrollin dhe parandalimin e sėmundjeve ofron njė zgjidhje tė mundėshme pėr zbutjen e kėtij problemi. Studimi u krye mes 600 familjeve nė njė rajon tė varfėr nė Pakistan. Ekspertėt u ofruan fėmijėve sapun dhe kėshilla tė pėrjavėshme pėr larjen e duarve. Pas njė viti, mjekėt panė se ata fėmijė qė ishin pjestarė tė familjeve qė iu dha sapun kishin njė nivel prekjeje nga diareja dhe pneumonia 50 pėrqind mė tė ulėt sesa fėmijėt e njė grupi tjetėr prej 300 familjeve qė nuk iu ofrua sapun. Nga studimi doli se larja e duarve me sapun pakėson 33 pėrqind mundėsitė e prekjes edhe nga infeksionet e lėkurės. Disa punonjės tė shėndetsisė mendojnė qė ky studim duhet zbatuar nė njė shkallė mė tė gjėrė dhe pėrpjekje tė mėtejshme duhen bėrė pėr pėrmirėsimine kushteve tė higjenės nė mbarė botėn.

Zbulim paleontologjik




Ndėrsa puna pėr hapjen e njė rruge tė re, US 54 nė Uiēita tė shtetit Kansas vazhdonte, kazma hasi nė njė send tė rrallė. Ai ishte njė dhėmb mbi 3 metra i gjatė. Dhėmbi ka tė ngjarė qė tė ketė qėnė i njė mamuthi, pasi kjo lloj kafshe ka qėnė e pėrhapur nė rajonin e Kansasit rreth 20 mijė vjet mė parė. Por paleontologėt thonė se ka tė ngjarė qė dhėmbi tė jetė i njė mastodoni. Ata besojnė se zbulimi ėshtė me rėndėsi tė veēantė pasi dhembi u gjet nė njė vend tė ngritur dhe duket se ėshtė i vetėm. Kjo lė tė kuptohet se kafsha ishte vrarė nga gjahtarė, ēka do tė thotė se njerėzit ndodheshin nė kėtė rajon shumė kohė mė herėt sesa ishte menduar mė parė. Disa pjesė tė dhėmbit u coptuan kur u godit nga kazma. Punėtorėt lajmėruan muzeun aty pranė dhe punimet e rrugės menjėherė u ndėrprenė. Sė shpejti njė grup arkologėsh dhe paleontologėsh do tė fillojė gėrmimet. Megjithėse dhėmbė tė tillė janė gjetur nė pjesė tė tjera tė Kansasit, ky dhėmb ėshtė i pari qė zbulohet nė rajonin e Uiēitas.
__________________
Thjeshtesia dhe modestia i ben njerezit me te perparuar.
.....................................
“Nė jetė, duhet pasur vullnet e durim – tė mirat vijnė pastaj”
...................................
Happiness in intelliggent people is the rarest thing I know!
Linka_pz Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė