Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-08-08, 09:31   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim 'Nudo' muzika

Tė dhemb koka e tė shtrėngon stomaku, tė vijnė tė vjella, tė dalin djersėt, zbehesh, tė ngacom aq fort kėtė shqisė tė mjerė dėgjimi, e tė vjen tė bėrtasėsh qė tė mos dėgjosh asgjė. Edhe gjurma qė shkatėrron veshin ėshtė mė mirė sesa njė nga kėto kėngėt e fundit tė "yjeve" tė muzikės sonė. Konkurrencė e denjė pėr muzikėn tallava, qė aq shumė e kritikuan dhe e pėrqeshėn.
Pėrzierje tingujsh pėr tė dalė njė kėngė mė shumė, e pėr t'iu shtuat albumit edhe ashtu pak tė shitur. Pėrzierje tingujsh ritmikė gjithsesi, pėr tė qenė tė kėrkuar mė pas nė diskotekat gjithandej nė diasporė. Kujt i plas pėr cilėsi?! E, sikur tė ishin vetėm tingujt, pakkush do t'ua zinte pėr tė madhe, por shto kėtu edhe njė tekst banal dhe kompletohet pamja, qė s'ia vlen tė quhet muzikė, e aq mė pak art. Kėngėtarėt kanė harruar si duhet se janė model i vėrtetė imitimi, qė janė subjekt kopjimi pėr ato ēfarė thonė, ēfarė veshin e si sillen. Kanė harruar se njė kėngė e tyre mund tė jetė model edukimi pėr shumė fėmijė qė i ndjekin dhe adhurojnė. Paratė verbojnė, e gjitha tjerat harrohen. Sa keq!
Tė rastis tė dėgjosh lloj-lloj tekstesh, me tituj nga mė tė ndryshmet, me rima nga mė qesharaket, me sibjekt nga mė primitivėt. As edhe njė shenjė tė njė teksti tė mirė e me vlerė.
Tė dėgjosh njė fėmijė teksa thotė "ti je budallė", kjo nuk ėshtė e ēuditshme mė. Mund ta ketė dėgjuar nė ndonjė kėngė dhe t'i jetė kujtuar. Edukative sa tė duash. Por, se shkon aq larg njė tekst kėnge, e i gjendet vend edhe shprehjes 'qeni qė leh nuk kafshon', kėtej nuk u ka shkuar mendja sigurisht. Por, ja qė imagjinata dhe kapaciteti prodhues i lapsit tė tekstshkruesve kalon kufijtė e logjikės dhe paramendimit tuaj. Po, po, po. Qeni qė leh nuk kafshon, dy, tri fjalė tjera dhe ja njė tekst i mrekullueshėm pėr kėngė.
Pastaj, kemi dėgjuar qė nė njė kėngė tė thuhet 'ti je yll, diell, hėnė, dritė, qiell' e ēfarė jo tjetėr nga kėto shprehjet e bukura dhe plot sensualitet, por se si tingėllon t'i thuash dikujt "ti je si buka"? E bukur kjo pėr dikė, por ja qė s'duket t'i ketė hije njė kėnge.
E tash vėrtetė nuk ėshtė ēudi, qė kėto tri kėngė bashkė, tė bėjnė njė kėngė ku mes tjerash thuhet "ti je si buka, pakėz budalla, leh por nuk kafshon..." Tekst se jo mahi! Tė merr malli tė dėgjosh njė tekst tė mirė. Si pėr fat ka ende prej atyre qė shkruajnė bukur. Janė tekstet e Aida Barakut, ndėr tė vetmet me sens, qė tingėllojnė aq bukur dhe me meloditė e thjeshta.
Por, ja qė kėngėt plot ritėm e "me tekst pa tekst", janė sėrish mė tė kėrkuara. Njerėzve ua kėrkon trupi tė tilla kėngė, teksa janė nė dasma, syneti e ndeja tjera, e tė mos flasim pėr vendin e tyre tė pazėvendėsueshėm nė autobusėt e taksit e qytetit. Jo se e kam ditur, por kam dėgjuar tė thonė se shija edukohet. Mjerė ne ēfarė po na servohet pėr tė edukuar shijen. Pėr mė tepėr askush tė mos guxojė tė fajėsojė ata qė dėgjojnė kėtė lloj muzike, sepse ata thjeshtė janė konsumues tė njė ajri muzikor, qė ėshtė kaq i pavlerė sa edhe vet ata qė e prodhojnė.
E, ka kohė qė koncepti pėr kėngėt dhe kėngėtarėt ka ndryshuar pamje tek ne. Tė jesh kėngėtare sot, duhet tė plotėsosh disa kushte, e mė sė paku i rėndėsishėm ėshtė zėri. Pate apo nuk pate zė, kjo ka pak rėndėri. E rėndėsishme ėshtė tė kesh njė trup tė mirė, tė zhvishesh sa mė shumė qė ėshtė e mundur dhe tė lejon ndėrgjegjja (nėse ka ngelė sadopak) dhe zėri mė pas sa vjen e rregullohet. Pastaj, punė e madhe pėr zėrin, kur kemi teknologjinė e re, qė ndryshon zė e tė bėn div tė muzikės edhe atėherė kur i frikėson tė tjerėt vetėm duke folur, e lėre mė duke kėnduar. Se mos po kėrkon ndokush tė kėndohet live? Vaj halli pėr muzikėn, vaj halli pėr ata qė e dėgjojnė. (Zh)veshja pra, ėshtė padyshim ēelėsi i suksesit e kjo me raste i bėn kėngėtartet tė ngjajnė mė shumė me njė modele nė 'hotline'. Por, ja qė kėshtu kėrkohet, kėtė e do tregu, dhe kėtė e pėlqejnė njerėzit!
Por, ku tė prehen ata qė e dėshirojnė muzikėn e jo trupin e kėngėtareve, ku tė dėfrehen ata qė duan vlerat, ku tė kėnaqin kėtė shqisė dėgjimi ata qė duan tinguj tė bukur?
Sidoqoftė, ka vend edhe pėr ta. Janė tė pakėt ata kėngėtarė, por megjithatė mund tė gjenden, po kėrkuam mirė. Ka edhe prej atyre qė po mbahen edhe mė tej, qė nuk shiten aq lirė dhe pandershėm sa i kėrkon ky treg i egėr komercial. Vetėm duhet kėrkuar...



Fitim Uka- Infopress


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante