Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-04-06, 14:32   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Definimi i Shpirtit Shqiptar

Tre institutet e Kanunit qė e definojnė shpirtin shqiptar

1 prill 2006 /TN

Nga: Zef Ahmeti, St. Gallen, (Zvicėr)

Kanunet njihen tek shqiptarėt si sisteme tė pashkruara juridike dhe thirrja nė ato rregulla, edhe sot nė shekullin 21, janė trajtuar si negative brenda botės shqiptare por edhe nga studiues tė jashtėm si tė dėmshme pėr rrjedhat moderne me arsyetimin, se rregullat qė sanksionon ky sistem juridik janė “jopėrparimtar” tė “vjetruar”, “arkaike e mesjetare”.

Tendenca e paraqitjes sė rregullave tė kanunit (kanuneve) si kontraproduktive, qė pengojnė zhvillimin e shoqėrisė, vjen si pasoj e shumė ngjarjeve qė kanė pėrshkruar proceset e zhvillimit nė shoqėrinė shqiptare duke i bashkangjitur, sidomos, keqinterpretimin, keqpėrdorimin e deri nė shkallėn sa ėshtė plasuar si sistem shkatėrrimtar pėr shoqėrinė shqiptare.

Por a ėshtė kanuni (kanunet) me tė vėrtetė i tėrė i tillė? Cili ishte qėllimi i sė drejtės sė pashkruar shqiptare? A reflekton ai (ato kanune) elemente identifikuese tipike shqiptare, apo formuluar ndryshe, cilat janė institutet themelore qė sipas kėtij sistemi paraqesin edhe elementet tipike shqiptare dhe a janė tė pėrdorshme pėr aktualitetin e sotshėm?

Tė fillojmė me pėrgjigjen e pyetjes sė parė. Sistemi juridik i kanunit (kanuneve) nė gjirin e tij (tyre) pėrmbajnė elemente qė, varėsisht prej interpretimit, pa asnjė mėdyshje mund tė klasifikohen si moderne pėr kohėn kurė ai sistem aplikohej me intensitet. Elementet qė mund t`i gjejmė nė ato rregulla mundemi t`i krahasojmė, sidomos disa institute, me trendet aktuale moderne tė rregullave e ligjeve.

Lidhur me pyetjen e dytė qė nė fillim duhet tė precizojmė njė tė vėrtetė elementare tė qėllimit tė rregullave kanunore. Pra, duhet theksuar, sidomos faktin, se ato rregulla kanė pasur pėr qėllim primar luftimin/sanksionimin e vetive negative nė shoqėrinė shqiptare pėr ta ruajtur qetėsinė nėpėrmjet caktimit tė disa rregullave qė nuk jepen nga njė instancė ligjore por vijnė dhe formėsohen nga njė proces historik nė formė tė pashkruar nga gjiri i popullit. Si tė tilla rregullat e kanunit gėrshetojnė nė vete elemente tipike shqiptare qė definojnė shpirtin e shqiptarėve, e karakteristike, tė cilat janė vlerėsuar lartė nga studiues tė ndryshėm.

Tani tė ndalemi te pėrgjigja e tretė. Tė identifikojmė cilat janė elementet specifike qė dalin nga kanunet qė njėkohėsisht e definojnė edhe “shpirtin shqiptar”. Le tė marrim kėtu juristin kosovar, Krist Maloki, i cili ka jetuar e vepruar nė Graz tė Autrisė qė ka bėrė njė pėrsiatje unikate nė kėtė drejtim duke prekur thelbin e ēėshtjes qė po e trajtojmė. Shpirti shqiptar sipas Malokit pėrkufizohet me tri fjalė: besa, nderi dhe burrnia. T`i shtjellojmė kėto institute veē e veē, tė shohim nėse ato pėrkojnė me realitetin, kontekstin aktual, sa janė tė aplikueshme ato sot?

Besa

Instituti i besės tek shqiptarėt, sipas Malokit ėshtė kuptuar si njė fjalė e dhėnė edhe e mbajtur, armėpushim sipas kanunit, besnikėri, mbėshtetje, siguri e sa e sa elemente tjera qė respektoheshin me pėrpikėri qoftė kundruall shqiptarit ndaj shqiptarit, qoftė shqiptari ndaj armiku e mikut. Dhėnia e besės ishte njė institut aq i rėndėsishėm sa ai qė e jepte atė, kurė dhėnėsi ishte i qėndrueshėm e i pathyeshėm, ishte nė gjendje tė humbiste gjithēka, por jo edhe ta thej atė. Besa definohet si “fuqi morale e teorisė dhe e vetėmohimit” qė vėshtirė kuptohet nga tė tjerėt, e qė vėshtirė e gjejmė te ndonjė popull tjetėr.
Sot ēka po ndodhė me besėn? A nuk ėshtė kthyer sot nė nocionin e kundėrt pabesi?

Nderi

Instituti i nderit do ta quaja se kulmon(te) pėr shqiptarin, ai qėndronte mbi tė gjitha. Marrja e nderit ishte vdekje, edhe pse ati qė iu ishte marrė ishte gjallė, ishte i vdekur, sipas kanunit. Ky institut ėshtė deformuar nga interpretimet e ndryshme qė i janė bėrė me tendencė tė njollosjes, mbase edhe prej atyre tė pa nder.

Semantika nderit nėnkupton “jo vetėm largimin prej shka ka tė pėrpjekun me flligshti, por gjithshka i siell nderim faqe tė tjerėve dhe ja nalton ēmimin dinjitetit personal tė tij”, thotė Maloki. Nga ky definicion dalin edhe elemente qė lidhen drejtpėrsėdrejti me aktualen dhe modernen. Nderi sot nuk ėshtė institucion i prapambetur.

Pėrkundrazi! Ai ėshtė i sanksionuar, varėsisht prej sistemeve dhe ligjeve, edhe nė vendet mė moderne perėndimore. Kėtu mund tė theksojmė nderin qė lidhet e sanksionohet nė tė drejtėn penale, pastaj edhe nė konstelacion me personalitetin e njeriut qė ėshtė shprehje moderne e sanksionuar po ashtu edhe nė aktet mė moderne ndėrkombėtare qė lidhen me mbrojtjen e individit, personit, si shembull tė drejtat e njeriut.

Tek shqiptari ky institut nėnkupton njėkohėsisht “njė sumė ndjesish tė veēanta, tė cilat kanė lidhni me gjithshka e rrethon e i pėrket atij drejt pėr sė drejti a tėrthoras: person, familje, gjak e gjini, votėr e vend-lindje e sidomos doket e tė parėve “dy gisht nderė nė lule tė ballit na i njiti Zoti i Madh”” na thotė kanuni. Ky institucion ishte, vlerėsohet, vendimtar edhe pėr ruajtjen e identitetit, traditės dhe gjuhės.

Ishte element qė ndikoi nė pėrballimin dhe mbijetesėn nga “robnia e pamėshirshme”. A nuk e kemi shtuar ne shqiptarėt hapėsirėn e atyre dy gishtave nė lule t`ballit? Detyrojmė gratė nė prostitucion, shesim fėmijė, presim nė besė e falėn e dhėnė – dhe kurė ndodhin reagimet, kryesit e kėtyre veprave thirren nė kanun! A s`ėshtė ky ē`rregullim?!

Burrnija
Burrnia krahasohet me fjalėn angleze “Gentleman” e cila ėshtė tipike angleze qė si fjalė pėrfshinė njė kulturė nė vete mė shumė se sikur tė pėrkthehej. Andaj burrnia trajtohet si koncept tipik shqiptar qė nėnkupton shumė elemente tė lidhura ngushtė ndėrmjet veti.

Si nocion, na shkruan Maloki, rrjedh prej fjalės burrė qė “ka nji vėshtrim aqė tė hapun, sa āsht jeta dhe tė pjekunit e tij me shka e rrethon” pėr tė shtuar mė tutje, sa njė analist i hollė a psikolog, shprehet ai, do tė gjente “krejt shprehjen e dinjitetit njerėzuer”. Me tė drejtė ėshtė vėrejtur, se pėrkthimi i kėsaj fjale nė gjuhė “tė gjalla a tė dekuna” do tė dilte krejt qesharake.

Po cilat janė elementet qė e pėrshkruajnė kėtė institut dhe shprehje tipike shqiptare? Maloki thotė se burrnia pėrfshinė “nė tź krejt shka mund tė veprojė mashkulli: vullnesė, guxim, qėndresė, bujari e ēdo virtyt qė e plotėson shpirtnisht e njerėzisht”. Ky nocion pėrshinė po ashtu edhe “trimin” por edhe “zotnimin e vetvetiu, nderimin pėr nder tė vet e tė tjerėve, qetėsinė`e duresės ndėr tė papritura e rreziqe, papėrkulninė e pathyeshme kundrejt tė mitosonush”.

Kėto elemente qė vlerėsohen si “shpirti shqiptar” e qė dalin drejtpėrsėdrejti nga gjiri i popullit dhe kanunet, sa po praktikohen sot? Sa pėrshkruajnė sot jetėn e shqiptarit?

Po si tė ruhen ore kėto elemente mesjetare? Do tė ishte njė pėrgjigje e mundshme! Po a janė vėrtetė veti vetėm mesjetare? Njė mik mė tha njė ditė, sot kėto elemente kanė marrė anėn e kundėrt – a nuk do tė ishte mė mirė tė flitet pėr pabesi, pandershmėri dhe jo-burrni?

Kėto tri elemente, duhet theksuar, nė vete pėrmbajnė disa principe tė pashmangshme moderne qė luajnė njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė trendin e normave juridike aktuale perėndimore si ato qė rregullojnė ekonominė, tregtinė, si ato qė lidhen me kodin civil, penal e deri te tė drejtat e njeriut.

Interpretimi i besės, nderit dhe burrnisė nė kontekstin aktual nuk hasė nė asnjė vėshtirėsi. Pėrkundrazi! Kėto elemente tė identifikuara si “shpirti shqiptar” do tė ndihmonin edhe integrimet evropiane, dhe fundja janė specifika qė kundėrshtojnė fenomenet negative qė po i kėrkon Evropa.

Ato mund tė sillen nė lidhje tė ngushtė me standardet dhe ecjet moderne. Kėrkesat e Evropės nė adresėn e shqiptarėve do tė plotėsoheshin nė njė shkallė tė lartė vetėm me (ri)aktivizimit dhe marrjes para sysh tė kėtyre elementeve qė janė pjesė e identitetit shqiptar, nė kontekstin aktual. Ne nuk duhet qė t`a shkelim atė traditė tė shėndoshė qė ka ky popull. Fundja, a duhet forcė e jashtme t`na imponojnė ato specifika qė nė tė vėrtetė janė vetė kulturė e jona?


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante