Minatori shan nė koncertin pėr Ramushin
Naser Gjinovci ka pėrdorė fjalė tė ndyta para publikut tė mbushur edhe me fėmijė, derisa bendi i tij Minatori pėrgatitej tė fillojė performacėn live nė koncertin e mbrėmshėm kushtuar Ramush Haradinajt.
Grupi Minatori nė fakt ėshtė i njohur pėr performancat e tyre live dhe refuzimet pėr tė kėnduar nė playback. Dhe derisa grupi pėrgatitej tė fillonte performancėn duke akorduar instrumentet, publiku filloi tė reagojė pėr zgjatjen e kėsaj pėrgatitje, ndėrsa pa u acaruar nuk ishte as lideri i grupit, Naser Gjinovci.
Tė nderuar, elektronika nuk ėshtė nė nivelin tonė. Tq*** elektronikėn, ka thėnė Naseri para se tė shtojė, Kjo ėshtė njė kėngė mllefi, dhe tė vazhdojė kėndimin.
Rokerėt mė pas ka performuan dy kėngė, qė tė dyja live, para se tia lėshojė skenėn kėngėtares Genta Ismalji, e cila pėrjetoi njė moment edhe mė tė keq.
Genta kėndoi miks, pasi ajo filloi nė playback para se CD-ja e prishur tė ndalojė kohė pas kohe dhe ti japė shans asaj tė tregojė aftėsitė e tė kėnduarit live. Por ajo u largua pas vetėm njė minute nga skena, pasi dėshtoi edhe zėrimi i kėngės sė dytė tė saj.
Edhe unė po them tė njėjtėn gjė qė tha Naseri, ka thėnė Genta, duke menduar pėr fjalėn tq***, para se tė falėnderojė fansat dhe tė largohet me gjysmė kėnge tė kėnduar nga skena.
Atmosferėn mė pas e rregulloi NRG Band, qė edhe pse dinė tė kėndojnė live shumė mirė, ata kėnduan nė playback njė kėngė ritmike, CD e cila funksionoi pėr mrekulli.