Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-06-11, 19:35   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Bajo dhe Ēerēiz Topulli

Epopeja e Mashkullores, 18 mars 1908



Trupa te shumta turke te garnizonit te Gjirokastres dhe ato qe erdhen nga Janina, u vune ne ndjekje te cetes. cercizi e ndau ceten ne dy pjese. Ai mori me vete: Mihalin, Hajredinin, Asllaninin, Zemanin, Hiton dhe Myftarin. Diten e marte me 4 mars (17 marsi) luftetaret shkuan ne shtepine e Myrto Haskes, i cili ishte babai i Zemanit. Pa u zbardhur mire dita cercizi pa si ne mjegull nje turme njerezish qe po i afroheshin shtepise. Pasi vuri dylbine dhe pa se ishin ushtare u foli me urgjence shokeve. "Oburani o shoke, se na rrethoi ushtria". Luftetaret moren c?munden dhe u drejtuan poshte perroit. Por, spiuni (Veipi, te cilin cercizi e vrau, gjate luftimit) i vuri re nga kaluan dhe i drejtoi ushtaret turq ne drejtim te rrapit, i cili eshte edhe sot ne qender te Mashkullores.

Ushtaret hapen menjehere zjarr, por cercizi dhe Asllani zune me shpejt se ushtaret haurin e Abaz canos dhe hapen zjarr mbi ushtaret. Zemani, Myftari, Mihali dhe Hajredini, erdhen njeri pas tjetrit ne drejtim te haurit. Gjate rruges neper lendinen qe te conte tek hauri, u vra luftetari me i ri i cetes, Hajredin Tremishti, i cili ne ate moment ishte vetem 18 vjec. Mihali qe ishte prane tij, nuk mundi te merrte trupin e pa jete te luanit permetar. I pikelluar sa me s?behej, Mihali u dha shokeve lajmin e vrasjes se Hajredinit. Urejtja e trimave u shpreh duke qelluar pa reshtur mbi ushtaret turq. "Tre ushtare njeri pas tjetrit, thote Mihali, vrau cercizi, e te tjere te plagosur qe u degjoheshin ulerimat, sa i detyroi te terhiqen... Pastaj, Luani, trimi e kapedani yne, cerciz Topulli, mblodhi veten dhe ju drejtua shokeve me keto fjale: "Te rroje Shqiperia se edhe neve si Hajredini do te vritemi, por, o burrani, shok, te zeme vendet e te luftojme burrerisht dhe mos u trembni". cercizi, Zemani dhe Myftari zune qendren e haurit, mbrapa Mihali me Asllanin. Hito Lekdushi ishte i fundit, ai nuk mundi te futej ne "keshtjellen e haurit", nje grup ushtaresh arriten ti prisnin udhen dhe ishin gati ta kapnin. Por, luani kurveleshas nuk e humbi toruan. Shqiponja tepelenase e Lekdushit fluturoi neper shkrepat e Levenishtes dhe pasi u perlesh me arme e trup me trup me ushtaret turq, pas tre oresh cau rrethimin dhe u ngjit ne malin e Gjere.

Rapsodi popullor kendoi: Ndricoi hena ngjyre prushi/Se shkonte Hito Lekdushi?/Per Hito Habibin thone/Kerkonte haka te zone. Lufta filloi ne oren 5:30 dhe perfundoi rreth ores 18:00. Ne kete beteje per jete a vdekje, ceta e shtate trimave, me kapedan cercizin ne krye perballoi 200 ushtare te batalionit turk, per rreth 13 ore dhe ne nje lufte te pabarabarte. Raporti i forcave ishte, nje me 40.

Ne librin "Kryengritja shqiptare", Mihal Grameno, nje prej aktoreve te kesaj epopeje te lavdishme kombetare shkruan: "cercizi u tregua nje dragua ne kete lufte. Ai replikonte me ushtaret. Jemi bijte e Skenderbeut dhe nuk jepemi, por do te luftojme gjer ne oren e fundit. Shqiptari di te vdes sipas zakonit e nderit. Vetem dhe vetem atehere munda te besoj historine e kombit tone. Atehere munda te njoh burrerine dhe trimerine e stergjysherve tane, te kuptoj e te cmoj vleften e ketij djali trim se megjitheqe u rrit i perkedhelur, nuk i trembej vdekjes. Zbathur, kolos, me leshra perpjete, vertitesh nga te gjitha anet si nje komandant i madh, me pushken ne dore e gjashtaren ne dhembe, duke burreruar neve, duke qelluar mbi ushtaret. Fytyra e tij kete dite ishte me e celur se kurdohere".
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė