Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-06-11, 22:20   #24
elvio
 
Avatari i elvio
 
Anėtarėsuar: 21-01-10
Postime: 6,415
elvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėmelvio i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Tregime

Letra nr 1

I dashur baba...
Isha fėmijė frikacak; por edhe kokėfortė, siē janė fėmijėt. Padyshim, mamaja m’i plotėsonte tekat, por nuk mund ta besoj se kam qenė aq i azdsur, s’mund ta besoj se njė fjalė e ngrohtė, njė vėshtrim i pėrdėllyer, duke mė marrė qetėsisht pėr dore, tė mos e platitnin qenien time dhe tė arrije ēka dėshėroje. Dhe ti, nė thelb, je njeri babaxhan dhe i dhembshur (ato ēka po them nuk bien nė kundėrshti, flas pėr pėrshtypjem qė kisha krijuar pėr ty nė vogėli), por jo tė gjithė fėmijėt janė aq kėmbėngulės dhe tė guximshėm qė tė rendin kaq gjatė pas dashurisė, derisa tė gjejnė atė. Ti di ta trajtosh njė fėmijė vetėm sipas midesė sate, gjithė forcė, rrapėllimė e nerva tė cingėrisura dhe, nė rastin tim, kjo tė duket kaq e qėlluar, pasi doje tė shihje tek unė njė djalosh tė fortė e guximplotė.
Sot, ėshtė e qartė, arrij t’i pėrshkruaj vetėm tėrthorazi metodat edukative qė pėrdorje nė hapat e parėt ėjetės sime, por, sidoqoftė, arrij t’i ravijėzoj sėrish nė mendje, duke pasur parasysh periudhat e mėvonshme dhe mėnyrėn se si sillesh me Feliksin. Veē kėsaj, duhet mbajtur parasysh se atėherė ishe mjaft mė i ri, pra mė i fuqishėm, mė energjik, mė i shpėrqendruar, ishe mė pak i kujdesshėm nga ē’je tani dhe i pėrpirė nga puna jote; mezi tė shihja njė herė nė ditė dhe pėrshtypja qė ngjallje tek unė ishte e thellė dhe kurrė nuk u nemit e s’u bė monotone.
Nga vitet e para tė jetės ndėrmendėsohej vetėm njė ndodhi. Ndoshta e kujton edhe ti. Njė natė qarravitesha paprerė, sepse doja ujė, sigurisht jo pėr shkak tė etjes, por ndoshta pėr tė tė bezdisur dhe pėr t’u zbavitur. Meqė kanosjet fjalėrėnda s’kishin bėrė punė, mė ngrite nga shtrati, mė nxore nė ballkon, mbylle derėn dhe mė le aty, pėr pak ēaste, vetėm, nė fill tė kėmishės. S’dua tė them se nuk veprove drejt; ndoshta atė natė, me tė vėrtetė, s’ia dilje dot ndryshe qė tė preheshe nė paqe; desha vetėm tė tė pėrshkruaj mėnyrat e tua edukative dhe vragat qė lanė mbi mua.
Ai ndėshkim, sigurisht, mė bėri mė kokėulur, por mė trallisi nė thellėsi tė shpirtit. Kurrė nuk arrita tė vė nė kandar ujin qė kėrkoja, kokėngjeshur si mushkė, dhe frikėn pa anė e fund qė ndieja teksa gjendesha jashtė. Edhe vite mė vonė mė kallte datėn fantazia brejtėse sikur burri i stėrmadh, im atė, vendi i fundit ku mund tė pėrplasja kokėn, mund tė vinte natėn, pa kufarrė shkaku dhe tė mė nxirrte vrikthi, nga shtrati nė ballkon; pra, pėr tė, s’isha veēse njė zero me xhufkė.
.....................

Franz Kafka.
elvio Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė