Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-14, 17:02   #26
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: FFK pranohet nė FIFA

Fillimisht me fusnotė, pas marsit me flamur



Dita e sotme mbase pėr shumėkėnd duket e rėndomtė, por pėr drejtuesit e futbollit dhe nė pėrgjithėsi pėr futbollin kosovar mund tė jetė ditė qė do tė mbahet gjatė nė mend. Sot gjėrat mund tė lėvizin nė tė mirė tė futbollit kosovar dhe mund tė shihet drita nė fund tė tunelit pėr faktin se nė selinė e FIFA-s nė Cyrih do tė merret vendim me tė cilin pėrfaqėsuesja e Kosovės do tė mundė tė zhvillojė ndeshje miqėsore me pėrfaqėsuese tė ndryshme tė Evropės dhe mė gjerė.

Delegacioni i Federatės sė Futbollit tė Kosovės me nė krye Fadil Vokrrin, ka disa ditė qė po qėndron nė Zvicėr dhe e pranon se ndihet mjaft komod. Optimizmi i madh ka kapluar kosovarėt, tė cilėt janė tė bindur se mė nė fund drejtėsia do tė dalė fituese dhe se nga sot futbolli kosovar pėrfundimisht do tė jetė pjese e futbollit evropian e botėror. Pėr dallim nga delegacioni i Serbisė i cili ka presione tė vazhdueshme nga qarqet politike tė kėtij shteti, delegacioni i FFK-sė thotė se nuk ka fare presion dhe probleme tė tilla.

Vėrtet edhe kryeministri i Serbisė Ivic Daēiq ka thėnė se “edhe mė parė kemi pasur presion tė madh, por kėto ditė presioni ėshtė shumėfishuar”. Delegacionet e tė dy federatave pėrveē takimit tė pėrbashkėt me presidentin e FIFA-s Blatter, nuk kanė pasur ndonjė takim tjetėr mes vete, madje nuk janė parė fare.

“Ne nuk kemi presion nga askush, kemi kėrkesat tona dhe presim pėrgjigje pozitive. Po i pėrcjellim me vėmendje deklaratat e delegacionit tė Serbisė, tė cilat janė kryekėput politike, ata po e thonė atė ēka po u thotė politika e Serbisė. Ne e kemi tė qartė se ēka mund tė kėrkojmė, se ēka na takon, e ēka jo. Jemi tė ndėrgjegjshėm se mund tė luajmė ndeshje miqėsore, por pėr momentin nuk mund tė futemi nė FIFA pasi kėtė duhet bėrė mė parė me UEFA dhe se kjo lidhet me pranimin tonė nė Kombet e Bashkuara.

Ajo ēka ėshtė me rėndėsi ėshtė se pėr tė gjitha kėto Serbia nuk do tė pyetet fare”, thotė njėri nga anėtarėt e delegacionit tonė, i cili deshi tė mbetej anonim. Burimet e “Zėrit” nga Cyrihu bėjnė me dije se kėrkesa e palės kosovare pėr zhvillimin e ndeshjeve miqėsore do tė miratohet sot, se do tė futet fusnota, e cila brenda njė kohe shumė tė shkurtėr do tė shlyhet dhe futbolli kosovar qė nė mars do tė paraqitet nė ndeshje me flamurin e Kosovės. Kėtė ua ka premtuar presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, pėr tė cilin thuhet se “ėshtė duke e ndihmuar mjaft delegacionin e FFK-sė, ndryshe do tė kishim shumė telashe”. Nė tė vėrtetė delegacioni kosovar te presidenti i FIFA-s e sheh rastin e volitshėm pėr arritjen e qėllimit, pasi edhe mė parė Blatter pėrkundėr pengesa tė shumta veēmas nga UEFA, tė paktėn nė deklaratat e tij e ka pėrkrahur futbollin tonė.

Njėra nga kėrkesat e shumta tė delegacionit tė Serbisė ishte qė skuadrat nga pjesa veriore e Mitrovicės tė mos jenė pjesė e futbollit tė Kosovės, por tė kenė tė drejtė tė luajnė nė kampionatin e Serbisė. Mirėpo, kjo nuk do tė ndodhė pasi siē merret vesh kjo ėshtė refuzuar, kėshtu qė serbėt e veriut nėse duan tė luajnė futboll duhet ta bėjnė kėtė me skuadrat e Kosovės, aty ku janė me territor. Mbetet qė sot edhe zyrtarisht tė dihet se sa janė pėrmbushur kėrkesat e FFK-sė dhe cili do tė jetė hapi i parė i tyre pas lajmeve nga Cyrihu.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė