Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-08-16, 13:42   #4
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kush po drejton sulmet terroriste dhe krizen e refugjatėve nė Evropė dhe pse

Shansi i fundit i Europės



Shumė ngjarje po ndodhin nė Europė aktualisht, por ai qė ishte njė projekt i paqes sė pėrhershme po e humbet fuqinė ēdo ditė e mė tepėr. Ish-zv.kancelari gjerman Joshka Fisher bėn parashikimin e tij pėr Bashkimin Europian

Shumica e historisė sė Europės ėshtė shėnjuar nga konflikti. Historiani amerikan Robert Kagan shkroi nė vitin 2003 se “amerikanėt janė nga Marsi dhe europianėt nga Afėrdita”; por Europa ka qenė prej shekujsh shtėpi e perėndisė romake tė luftės, jo e perėndeshės sė dashurisė.

Afėrdia gjeti strehim nė Europė vetėm pas Luftės sė Dytė Botėrore, kur shumė institucione tė qeverisjes globale u shfaqen, pėrfshirė Kombet e Bashkuara, Bankėn Botėrore dhe sistemin financiar Bretton Woods. Gjatė Luftės sė Ftohtė, vendet europiane humbėn tė gjitha sovranitetin e tyre ndaj dy superfuqive tė reja globale, Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik.

Kontrolli i ndarė i dy superfuqive me kalimin e kohės u dobėsua dhe sistemi i vjetėr shtetėror europian u zėvendėsua nga Bashkimi Europian, me premtimin e paqes sė pėrhershme mes shteteve tė BE-sė dhe Europės e pjesės tjetėr tė botės. Rėnia e komunizmit nė Europė, pasuar nga ajo e Bashkimit Sovjetik nė 1991, u pėrshkrua triumfalisht nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara si “fundi i historisė” – triumfi global i demokracisė liberale dhe kapitalizmit tė tregut tė lirė.

Disa dekada mė pas, vitin e tmerrshėm 2016, e gjitha kjo tingėllon shumė naive. Nė vend tė ruajtjes sė paqes dhe “bashkimit edhe mė tė ngushtė”, europianėt po pėrjetojnė episode tė mungesės sė rendit dhe dhunės pothuajse ēdo ditė. Kėto pėrfshijnė vendimin e Mbretėrisė sė Bashkuar pėr t’u larguar nga Be-ja; njė rritje tė sulmeve terroriste nė Paris, Nisė, Normandi dhe gjetkė; agresion tė ri tė Rusisė; dhe njė grusht shteti tė dėshtuar nė Turqi, pasuar nga kundėrsulmi i presidentit turk Erdogan mbi shoqėrinė civile turke, qė ka rritur tensionet pėr idenė e Turqisė si partnere e Perėndimit.

Pėr mė tepėr, kriza e refugjatėve nė Europė, me azilkėrkuesit qė po vėrshojnė nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, mbetet ende pėr t’u zgjidhur. Efektet e luftėrave civile dhe diktaturave ushtarake te fqinjėt e Europės vazhdojnė tė kėrcėnojnė kontinentin dhe SHBA duket se po lodhet nga roli i saj si garantuesi universal i sigurisė dhe rendit global. Kėto dhe faktorė tė tjerė kanė ēuar qė shumė europianė tė besojnė se vitet e paqes kanė marrė fund.

Dikush mund tė mendojė se ky grup problemesh do tė ēonte nė forcimin e BE-sė nga europianėt, nė mėnyrė qė tė kontrollonin situatėn dhe tė pėrballeshin me rreziqet nė rritje. Por nė vend tė kėsaj, shumė europianė po ndjekin thirrjet populiste drejt nacionalizmit dhe izolimit ashtu si nė shekujt 19 dhe 20.

Kjo nuk ėshtė shenjė e mirė pėr europėn. Nė shekullin 21, t’i kthesh krahėt bashkėpunimit dhe integrimit ėshtė njėlloj sikur tė zhysėsh kokėn nė rėrė dhe tė shpresosh se rreziqet do tė kalojnė. Dhe, ndėrkohė rritja e ksenofobisė dhe racizmi po prish pėrmbajtjen sociale pėr tė cilėn Europa ka nevojė nė mėnyrė qė tė parandalojė kėrcėnimet ndaj paqes dhe rendit.

Si arritėm deri kėtu? Duke kthyer shikimin 26 vite pas, ne duhet tė pranojmė se shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik – dhe me tė fundi i Luftės sė Ftohtė – nuk ishte fundi i historisė, por fillimi i fundit tė rendit liberal perėndimor. Nė humbjen e armikut ekzistencial, perėndimi humbi subjektin e superioritetit tė vet moral.

Vitet 1989-1991 ishin fillimi i njė tranzicion historik nga bota e globalizuar dhe bipolare e periudhės post luftės sė dytė botėrore, njė vend familjar, por qė ne ende nuk e kuptojmė plotėsisht.

Njė gjė ėshtė e qartė: fuqia politike dhe ekonomike po ndryshon nga Atlantiku nė Paqėsor dhe larg nga Europa. Kjo na ēon nė shumė pyetje tė hapura: “Cili pushtet (pushtete) do tė formėsojnė rendin e botės nė tė ardhmen? A do tė jetė tranzicioni paqėsor dhe do tė mbijetojė perėndimi i bashkuar? Ēfarė lloj institucionesh tė qeverisjes globale do tė shfaqen? Dhe ēfarė do tė ndodhė me Europėn e vjetėr – dhe transatlantizmin – nė njė “periudhė Paqėsori”?

Ky mund tė jetė shansi i fundit pėr Europėn qė tė pėrfundojė projektin e unifikimit. Dritarja historike e mundėsisė qė u hap gjatė periudhės sė internacionalizmit liberal tė perėndimit po mbyllet shpejt. Nėse Europa e humbet shansin e saj, nuk e ekzagjerojmė po tė themi se e pret katastrofa.

Politikanėt europianė sot i ofrojnė votuesve njė mundėsi mes pragmatizmit modest dhe nacionalizmit tė vrullshėm. Por ajo qė Europa ka nevojė tani ėshtė njė mėnyrė e tretė: lidership politik qė mund tė mendojė nė mėnyrė kreative dhe tė veprojė guximshėm pėr njė kohė afatgjatė. Ndryshe, Europa ndodhet pėrballė njė zgjimi tė ashpėr.


Marrė me autorizim nga Project Syndicate, 2016. Pėrkthimi: Reporter.al
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė