Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-07-05, 11:30   #43
Kaltrushi
 
Anëtarësuar: 07-10-04
Vendndodhja: germany
Postime: 2,285
Kaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIPKaltrushi VIP
Gabim

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga GURI SYLAJ
Kaltrushe e nderuar shume ju falemnderit qe jeni marre me shkrimin tim. Une jam ketu, pran jush, nese nuk gabohem dhe problemet qe ju i keni ceke i njoh shume mire - keni plotesisht te drejte.
Kur , ne prinderit , nuk bejme sa duhet , atehere ju duhet te na detyroni , e pse jo, edhe te na mesoni, per shume gjera qe ne duhet te bejme.

Ne , syte i kemi ne ju, dhe deshira e jone eshte qe ju ne rende te pare te beheni shqiptare-re te mira, mandej nxenese e studente te mira , profesijoniste ne zanatin e juaj , dhe vetem athere ne do te krenohemi se kemi bere dicka. Ju jeni ardhmeria e jone.
Te pershendes perzemersisht. Guri Sylaj


I nderuari guri Sylaj,

me vje mire qe pajtohesh me ket mendim apo me mire te them realitet…


keto fjale te tuaja jane te njeta sikurse ato te babait time te cilat me ihapen syte….ja te tregoj pakez…..

Une perveti jam nje vajze e re qe jetoj qe kogja do vite ketu ne perendim me familje. Ne kosov kam kry shkollen fillore, pastaj erdhem ketu (ashtu e pruni puna) dhe ja flluam nje jete te re….prinderit e mije jane te dy intelektuel, babai im pasi flet disa gjuhe ketu u be i zoti i vetit me pune dhe mbrenda jave nuk u shifeshim krejt familja shume …pas nje viti kure ne filluam te mesojm gjuhen…..ai na vuri mendjen se si ne motrat dhe vellezrit bisedonim gjermanisht ndermesveti. Heren e pare na shiqoj felle ne sy te gjithve dhe ne e pyetem menjeher se qfar folem gabim……ai nuk u pergjigj…
Heren e dyte ne filluam te qeshim dhe vazhduam te flisnim …….Babai im vetem na shikonte, por ket here doren nen faqe dhe disi i quditshem shikonte…

Pastaj e hetova babain time se e kishte nje siklet , nje breng dhe ne sy mund te ja lexoje se qfar ndjente (ai esht nje person i qete, flet vetem kure esht nevoja dhe shikimet dhe qeshjet e tij, flasin per te)…..une them se i jepte vetit nje lloj faji…….
Me ne fund na luti qe ta degjonim dhe e para qe tha ke: Me tregoni se qfar keni ngren koheve te fundit : ne cekem…..llojra gjellash gjermane (por nuk i dinem se si i thojn shqip vertet)..……se dyti me tregoni se qfar shoqerije keni dhe se a kemi shqipetare ne klase..ne i treguam se me shume kemi shoqeri nga vende te ndryshme apo gjerman (por ne shkolle)….

Na luti prap qe ta degjonim me vemendje : Kethere tha : Jemi ardh ketu , por jo nga qejfi, por kemi ikur nga armiqet, pastaj jetojm ketu : d.th. gjuha esht me e krysorja …ju luse qe te lexoni sa ma shume dhe te mesoni……, por prej tash e temas do te shkoni njeher ne jave ne shkolle shqip (sepse ne e kishim rufuzuar vitin e pare, pasi mesueset gjerman na trubullluan duke na then jo duhet mesuar gjuhen gjermane njeher)
Ketu ne shtepi flitet shqip dhe vetem shqip….edhe nese shikoni filma gjerman, dua qe ju per at film te flisni shqip…ne prani temen dhe vetem shqip…(ket e tha disa here)
Kulturen dhe traditen tane nuk dua qe ta harroni : KETU DUHET MESUAR DHE TREGUAR GJERMANVE SE QFAR DIJME KESHTU EDHE VENDIT TONE TI TREGOJM SE MUND TE ARRIJM ME SHUME PERPOS IKJES NGA VENDLINDJA……, Mos harroni se kush jeni dhe nga jeni……., perndryshe une do marre masa tjera……PASTAJ MU DREJTUA MUA DHE THA : TI SI FEMER DUHET DYFISHT ME I MARRE KETO FJALE SERIOZISHT

……………………………………..Une dije te lexoj shqip natyrisht shume mire….me shkrime jam permisu kogja…(ketu me ka ndihmuar kogja shume edhe FD)…..mund te shpreh mendimet dhe ndenjat e mija shume me mire se si moshataret e mija te cilave ju mungonin nje bised keshtu siq emorra une nga prinderi…..

por me gjdo vajze qe foli keto ja ceki…………………..


shpresoj se do me ndihmo edhe zoti qe te muj te arrij edhe shume e shume , qe ta kam mundesin te bej vertet diqka per krenarin time dhe me shume per babain dhe maman time……


me ne fund kam shkruar disi se shume……..por edhe u kenaqa me ne fund se u mundova te flas pers hume te rinj shqipetare te cilet poashtu i kane te njetat pune parasyve


ja roman pasna shkruajtur……………………………..mos harroni me lexu………………..

me shume respekt , dhe sinqiritet te pershendet

kaltrushi…
__________________
Mikun e mire ne kohe te veshtir e ke pran, kurse miku i keq ne at kohe te len veht.
Kaltrushi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë