Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-08, 17:15   #10
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E Drejta Romake

Elementet Jo-esenciale
Kushtet (Dies) janė ngjarje tė ardhėshme dhe tė pa sigurta , tė cilat i parashohin si kusht me kontratė palėt psh : nėse bie shi nė maj tė vitit 2006 !...Efekti - duhet tė filloj efektuimi tė lidhet kontrata ose duhet tė shuhet sepse nuk ka ra shi .
Afati (Terminus) quhen terminus sepse janė tė lidhura pėr kalendar romak , juristėt romak thonė : ėshtė koha e ardhshme qė llogaritet nė dit, javė , muaj , vite .... Me arritjen e afatit do tė lidhet kontrata ose do tė shuhet me pėrmbushje .
Urdhėresat (Modus) – tė cilat paraqesin shprehjen e vullnetit tė njėanshėm tė njėrės palė drejtuar palės tjetėr pėr interes tė personit tė tretė .
Zakonisht i hasim tek kontratat Lukrative (dobisjellėse) pėr personin e urdhėruar qė ai ta plotėsoj njė prestim obligator pėr personin e tretė psh : nga shuma e dhuratės prej 100.000 ass , 20.000 ja falė tempullit fetarė nė Bregorėn e V tė Roma Kuadrata (bregorės sė fortifikuar)

KONTRATA KONSENSUALE
Janė kontrata tė cilat lidhen me konsensus midis palėve me akordimin e vullnetit tė lirė dhe real, tė vullnetit tė brendshėm dhe ati tė manifestuar ...Kontratat konsensuale janė e arritura mė e madhe e tė drejtės detyrimore klasike sepse kontratat e tilla u bėnė instrument juridik shumė efikas pėr zhvillimin e ekonomisė sė tregut , pėr qarkullimin e mallit dhe parasė nė bazė tė kriterit tė ofertės dhe kėrkesės nė treg.
Njė ndėr kontratat qė mundėson qarkullimin e mallit tė parasė nė mėnyrė juridike ėshtė EMCIO VENDICIO ( kontrata shit-bljerjes) – ėshtė kontratė konsensuale, ėshtė kontrat e dyanshme e barabart sepse juristėt romak thonin : Sinallagma-(efektin juridik),tė (pėr atė qė ke marrė)–kundėrvlerėn.Kjo kontratė nė bazė tė kėsaj quhet
­KONTRATA SINALLAGMATIKE (Kontrata e dyanshme e barabart) – sepse nė tė njėjtėn kohė si pėr njėrėn palė ashtu edhe pėr tjetrėn lindin tė drejta dhe detyrime reciproke ... Subjektet e kėsaj kontrate janė :
  • Shitėsi - Me aftėsi tė plotė obligatore – juridike
  • Blerėsi - Me aftėsi tė plotė obligatore – juridike
Objekt tė kontratės janė : Malli (Merks) dhe Ēmimi (Precium)
Malli (merks) – duhet tė jetė send i lejueshėm pėr [arkullim ekonomik-juridik… I gatshėm pėr pėrvetėsim privat , nė pronėsi tė shitėsit, sepse nėpėrmjet kėsaj kontrate blerėsi konstituon tė drejtėn pronėsore mbi mallin.. Askush nuk mund tė kaloj tjetėrit mė shumė tė drejta se sa i ka vetė. Malli tė jet nė pronėsi tė shitėsit – malli tė jet posibiles (sendi tė jet i caktuar,sakt qė mund tė vlerėsohet me para) , mos tė ket malli tė meta fizike-juridike .. Tė meta fizike – kuptojm, most ė ket mangėsi fizike, qė do tė pamundėsoj pėr palėn tjetėr realizimin e qėllimit tė lidhjes sė kontratės , psh: kali pėr vrapim ka sėmundje tė [mendurisė tė kohė pas kohėshme, ai nuk i shėrben qėllimit tė lidhjes sė kontratės .Tė meta juridike – kali i shitur nuk ėshtė nė pronė tė shitėsit , por ėshtė i vjedhur nga ai …
Ēmimi (Preciumi) –si pjesė e kontratės sė objektit tė shitblerjes …Ēmimi duhet tė jet i vėrtetė jo fiktiv ( jo sa pėr sy e faqe ) , jo pėr ta sjell personin e tretė nė lajthitje., psh: nxerret fjala nė opinion se personi A dhe B kanė lidh kontratėn e shit-blerjes ku mall ėshtė toka pėr ndėrtim , e shkallės sė parė dhe me [mim prej 10-mijė as m2. Ndėrsa nė realitet [mimi i tokės nė realitet nė treg ėshtė 2-mijė ass… Ndėrmjet ėshtė qėllimi i nxitjes sė fqiut tė parė qė tė futet nė lojė dhe nė konkurencė jo lojale pėr blerjen e asaj parcele ndėrtimore , prandaj ligjėvėnėsi romak thotė : tė jetė i vėrtetė, [mimi tė jet i sakt ( shuma e caktuar e parave ) …. Psh : 100-mijė as ėshtė qmimi i shitjes sė shtėpisė , e dinė palėt dhe personi i tretė , qmimi tė jet i drejtė (Justum) – qmimi do tė jetė i drejtė nėse ėshtė nė harmoni me qmimin mesatar tė tregut pėr llojin e mallit mesatar qė shitet .
E drejta romake ndalon Lezio Enormis-(dėmtimin mbi gjysmėn) , nuk lejohet kontraktimi qmimit nėn gjysmėn e vlerės sė mallit qė e hasim nė treg , psh : malli kushton nė treg 10-mijė as , palėt kanė tė drejtė qė tė kontraktojnė qmimin nė shumėn minimale prej 5-mijė as , nėse kontraktojnė nėn kėtė vlerė do tė hasim ne ndalesėn e institutit juridik – (Lezio Enormis) – ligjėdhėnėsi me kėtė institute mbron shitėsin nė momentet e krizės sė tij financiare . Shfaqja e lezio-enormis nė rast konkret shkakton nulitetin relative tė kontratės .
Tė drejtat e Shitėsist – ka tė drejtė qė tė kėrkoj nga blerėsi pagimin tė kontraktuar menjėherė nė momentin e lidhjes sė kontratės , nėse kjo kontratė ėshtė e llojit tė kontratės me efekt tė menjėhershėm, momental ku kontrata nė tė njėjtėn kohė lidhet , pėrmbushen detyrimet dhe realizohen tė drejtat mes palėve reciproke dhe shuhėn dhe shuhėn , ose tė kaloj nga blerėsi (qė pėrherė ti paguaj rata pėr qmimin e paguar) - PRO – PATE – RATA ...Nė detyrimet e pėrherėshme , palėt mirren vesh qė PRO-PATE-RATA- tė realizoj qmimin e kontraktuar –ti realizoj shitėsit .
Cili ėshtė detyrimi i shitėsit ..? Ėshtė qė tėrė kohėn e caktuar t’ja dorzoj blerėsit mallin e kontraktuar nė sasi , lloj dhe cilėsi tė rregullta juridike. Malli dorozohet nė vendini e kontraktuar edhe atė nė momentin e lidhjes sė kontratės ose nė pjesė tė ndara , nėse ėshtė send i ndashėm , pėrndryshe mos pėrmbushja e rregullt e kėtij detyrimi do tė shkaktoj MORRA – DEBITORES (vonesėn e debitorit) – dhe ai mbanė rrezikun pėr zhdėmtim – Reparacio-Dom.
Detyrimi i shitėsit – ėshtė qė mallin ta dorzoj nė gjendje tė rregullt, E drejta e blerėsit ėshtė qė tė kėrkojo nga shitėsi dorzimin e mallit menjėherė qė kontrata momentale ose paskalimit tė afatit kontraktues , ose pas pėrmbushjes sė kushtit , kemi tė bėjėmė me kontrat tė pėrherėshme .
Detyrimet e Blerėsit – detyrimi kryesor : tė paguaj nė rregull preciumin(qmimin), menjėherė nė tėrėsi ose nė rata pėr njė periudhė kohore tė pėrcaktuar me calendar. Meqė paraja ėshtė send i zėvendėsueshėm mund tė ndahet nė PRO-PATERATA (nė pjesė) . Blerėsi ka si detyrim qė nė kohėn dhe vendin e kontraktuar shitėsit t’i siguroj kushte teknike qė shitėsi ta plotėsoj nė rregull detyrimin e tij ,psh: tė jetė nė kohė dhe vendin e caktuar present , tė siguroj depo pėr depozitimin e mallit, nė tė kundėrtėn rrezikon shfaqjen e vonesės sė debitorit dhe shpagimin e dėmit – reparacio dom … Kontratė tjetėr konsensuale ėshtė :

LOKACIO KONDUKCIO (Kontrata Qirasė) – e cila ka tri trajta tė manifestimit :
  • Lokacio – Kondukcio –REI (kontrata mbi qiranė e sendit )
  • Lokacio Kondukcio OPERIS ( Kontrata mbi qiran e punės sė kualifikuar)
  • Lokacio Kondukcio OPERARUM (kontrata e qirasė mbi qiranė e punės sė pakualifikuar , punės fizike ).
Lokacio Kondukcio – REI (kontrata mbi qiranė e sendit) – ėshtė kontrat konsensuale e dyanshme e barabart qė lidhet midis LOKATORIT (Qiradhėnėsit) , KONDUKTORIT (qira marrėsit)...Ku lokatori obligohet qė qiramarrėsit t’ja dorzoj nė posedim njė send nė parim tė palėvizėshėm , tė pazėvendėsueshėm ,ku qiramarrėsi do tė konstituoj tė drejta reale tė jus-utendi (tė drejtėn e pėrdorimit) gjegjėsisht tė drejtėn e shfrytėzimit tė objektit tė qiras, pėr kohė tė caktuar me detyrim tė qiramarrėsit , qė qiramarrėsi tė paguaj qiranė , qė pėrherė nėnkupton shumėn e caktuar tė parave .
Obligimi i qiramarrėsit –ėshtė pos qė tė paguaj qiranė me rregull, ta shfrytėzoj objektin e qirasė nė mėnyr si ėshtė arritur koncensus ( si ėshtė paraparė nė kontratė)..psh:: pėr banim tė tij dhe familjes sė tij .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė