Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-05-12, 18:33   #3
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kodi i Da Vinēit

Nėse Jezusi ėshtė Biri i Perėndisė.

Nėse Krishti u ngjall, ne e dimė me siguri qė Perėndia ekziston, si ėshtė Ai, dhe si mund ta njohim Atė personalisht. Gjithėsia merr kuptim dhe qėllim, dhe ėshtė e mundur tė pėrjetojmė Perėndinė e gjallė nė ditėt e sotme.

Nga ana tjetėr, nėse Krishti nuk u ngjall nga tė vdekurit, krishtėrimi ėshtė vetėm njė relike pėr nė muze dhe asgjė tjetėr. Nuk ka vlerė objektive. Megjithėse ėshtė njė mendim i bukur, nuk ka kuptim tė entuziazmohesh aq shumė pėr tė. Martirėt qė shkuan duke kėnduar nė gropėn e luanėve, dhe misionarėt e sotėm qė kanė dhėnė jetėn nė Ekuador dhe Kongo duke iua ēuar kėtė mesazh tė tjerėve, kanė qenė budallenj tė shkretė tė gėnjyer.

Sulmi mbi krishtėrimin nga armiqtė e tij ėshtė pėrqendruar mė shpesh mbi ringjalljen sepse ėshtė parė qartė qė kjo ngjarje ėshtė pika kyēe e ēėshtjes. Njė sulm mjaft i madh ishte ai i planifikuar nė fillim tė viteve '30 nga njė jurist i ri anglez. Ai ishte i bindur qė ringjallja ishte thjesht pėrrallė dhe fantazi. Duke e nuhatur se ky ishte guri i themelit i besimit tė krishterė, ai vendosi t'i bėnte botės njė nder duke e demaskuar njė herė e pėrgjithmonė kėtė mashtrim dhe bestytni. Si jurist, ai ishte i bindur se i zotėronte aftėsitė e domosdoshme pėr tė shoshitur nė mėnyrė strikte ēdo provė dhe pėr tė mos pranuar si provė asgjė qė nuk i plotėsonte kriteret e ngushta tė pranimit tė tyre nė sallat e gjyqit nė ditėt e sotme.

Megjithatė, ndėrsa Frank Morrison-i po bėnte kėrkime, ndodhi diēka e jashtėzakonshme. Ky rast nuk ishte aq i lehtė sa i ishte dukur nė fillim. Si rezultat, kapitulli i parė nė librin e tij, Kush e lėvizi gurin? titullohet, "Libri qė refuzoi tė shkruhej." Nė tė pėrshkruhet se si, ndėrsa shqyrtonte provat, ai u bind, kundėr vullnetit tė tij, pėr vėrtetėsinė e ringjalljes trupore tė Krishtit.

Historia e vdekjes sė Jezusit

Vdekja e Jezusit u bė me anė tė ekzekutimit publik nė kryq. Pushtetarėt thanė se ishte pėr blasfemi. Jezusi tha se ishte pėr tė paguar pėr mėkatet tona. Pasi e torturuan nė mėnyrė ēnjerėzore, ia mbėrthyen kyēet e duarve dhe kėmbėt nė njė kryq ku ai qėndroi i varur derisa vdiq mė nė fund nga mbytja e ngadaltė. Nė brinjėn e tij ushtarėt futėn njė heshtė pėr tė konfirmuar vdekjen.

Trupi i Jezusi u mbėshtoll pastaj me pėlhura tė mbuluara me rreth 50 kg aroma nė formė tė lėngshme dhe ngjitėse dhe u vendos nė njė varr tė gdhendur nė shkėmb. Hyrja u sigurua me njė gur 1 1/2- 2 ton qė u rrokullis me leva. Pėr shkak se Jezusi kishte shpallur publikisht se do tė ringjallej nga tė vdekurit pas tri ditėsh, te varri u vendos njė skuadėr ushtarėsh tė stėrvitur romakė dhe hyrja e varrit u vulos duke e deklaruar atė pronė qeveritare.

Me gjithė kėto, tri ditė mė vonė trupi nuk ishte atje. Ishin vetėm pėlhurat nė formėn e trupit, por tė zbrazura. Guri qė mė parė mbyllte varrin u gjend nė njė vend mė tė lartė, pak larg nga varri.

A ishte ringjallja e Jezusit thjesht njė histori?

Shpjegimi mė i hershėm qė qarkulloi ishte qė dishepujt e vodhėn trupin! Tek Mateu 28:11-15, ne kemi tė shėnuar reagimin e krerėve tė priftėrinjve dhe pleqve kur rojat iu dhanė lajmin misterioz dhe qė i tėrboi se trupi nuk ishte mė atje. Ata iu dhanė ushtarėve para dhe iu thanė atyre qė tė thoshin se dishepujt kishin ardhur natėn dhe e kishin vjedhur trupin ndėrsa ata po flinin. Kjo histori ishte aq e sajuar saqė Mateu s'mori as mundimin ta hidhte poshtė! Cili gjykatės nė botė do tė tė besonte po tė thoshe se kur ishe nė gjumė ti e pe se fqinji yt hyri dhe tė vodhi televizorin? Kush e di se ē'bėhet pėrreth kur ėshtė nė gjumė? Dėshmi si kjo do tė priteshin me tė qeshura nė ēdo sallė gjyqi.

Pėr mė tepėr, kėtu kemi edhe njė pamundėsi psikologjike dhe etike. Vjedhja e trupit tė Krishtit ėshtė diēka krejt e huaj pėr karakterin e dishepujve dhe pėr atė qė dimė pėr ta. Kjo do tė thoshte qė ata ishin pėrhapėsit e njė gėnjeshtre tė qėllimshme qė ishte pėrgjegjėse pėr mashtrimin dhe vdekjen e mijėra vetėve. Ėshtė e pakonceptueshme qė, edhe nėse disa nga dishepujt e kishin organizuar dhe kryer kėtė vjedhje tė mos u kishin treguar kurrė tė tjerėve.

Secili nga dishepujt u pėrball me tortura dhe martirizim pėr shpalljet dhe besimin e tij. Njerėzit vdesin pėr diēka qė besojnė se ėshtė e vėrtetė, megjithėse ajo mund tė jetė e rreme. Por njerėzit kurrė nuk vdesin pėr diēka qė e dinė se ėshtė gėnjeshtėr. Nėse ka ndonjė vend ku njeriu tregon tė vėrtetėn, ky ėshtė shtrati i vdekjes. Dhe nėse dishepujt e kishin vjedhur trupin, dhe Krishti ishte ende i vdekur, ne ende do ta kishim problemin e shpjegimit tė shfaqjeve tė Tij pas ringjalljes.

Njė hipotezė e dytė ėshtė qė autoritetet, Judeje ose Romake, e hoqėn trupin qė aty! Por pse? Duke qenė se kishin vėnė roje te varri, cila do tė ishte arsyeja pėr ta lėvizur trupin qė aty? Gjithashtu, ēfarė mund tė thuhet pėr heshtjen e autoriteteve pėrballė predikimit tė guximshėm tė apostujve nė lidhje me ringjalljen nė Jerusalem? Udhėheqėsit fetarė po zienin nga zemėrimi, dhe bėnė ē'ishte e mundur ta ndalonin pėrhapjen e mesazhit qė Jezusi u ngjall nga tė vdekurit. Ata i arrestuan Pjetrin dhe Gjonin dhe i rrahėn e i kėrcėnuan pėr t'iu mbyllur gojėn.

Por kishte njė zgjidhje shumė tė thjeshtė pėr problemin e tyre. Nėse do ta kishin trupin e Krishtit, ata mund ta kishin nxjerrė nė rrugėt e Jerusalemit. Me njė lėvizje ata do ta kishin mbytur krishtėrimin qė nė djep. Fakti qė ata nuk e bėnė kėtė dėshmon qartė se ata nuk e kishin trupin.

Njė teori tjetėr e preferuar ėshtė qė gratė, tė shpėrqendruara nga hidhėrimi, ngatėrruan rrugėn nė gjysmerrėsirėn e mėngjesit dhe shkuan tek njė varr tjetėr. Nga hidhėrimi ato menduan se Krishti ishte ringjallur sepse varri ishte bosh. Megjithatė, kjo teori, rrėzohet para tė njėjtit fakt qė rrėzoi edhe tė parėn. Nėse gratė shkuan tek varri i gabuar, pse krerėt e priftėrinjve dhe armiqtė e tjerė tė besimit nuk shkuan tek varri i duhur tė nxirrnin trupin? Pėr mė tepėr, ėshtė e paimagjinueshme qė Pjetri dhe Gjoni tė bėnin tė njėjtin gabim, dhe patjetėr Jozefi i Arimatesė, pronari i varrit, do ta kishte zgjidhur kėtė problem. Pėrveē kėsaj, duhet tė kujtojmė se ky ishte njė vend privat varrimi, jo njė varrezė publike. Nuk kishte varr tjetėr afėr qė tė mund t'i ngatėrronte.

Teoria e alivanosjes ėshtė njė teori tjetėr nė pėrpjekje pėr tė shpjeguar varrin bosh. Sipas kėsaj teorie, Krishti nuk vdiq me tė vėrtetė. Ai u raportua gabimisht si i vdekur, por vetėm i kishte rėnė tė fikėt nga lodhja e madhe, dhimbja dhe humbja e gjakut. Kur e vendosėn nė freskinė e varrit, Ai u pėrmend. Ai doli nga varri dhe iu shfaq dishepujve tė Tij, tė cilėt gabimisht menduan se ishte ngjallur nga tė vdekurit.

Kjo ėshtė njė teori e kohėve moderne. Pėr herė tė parė doli nė fund tė shekullit tė tetėmbėdhjetė. Ėshtė domethėnėse qė asnjė sugjerim i tillė nuk ka ardhur nga lashtėsia me gjithė sulmet e ashpra qė janė bėrė kundėr krishtėrimit. Tė gjitha dokumentet e hershme e theksojnė qartė vdekjen e Jezusit.

Por le tė supozojmė pėr njė moment qė Krishti u varros i gjallė, thjesht nė gjendje tė fikėti. A mund tė besojmė se Ai mbijetoi nė njė varr tė lagėsht pa ushqim dhe pa ujė dhe pa ēfarėdolloj kujdesi? A do tė kishte patur fuqinė e duhur tė ēlirohej nga rrobat e varrimit, tė largonte gurin e rėndė nga hyrja e varrit, t'iu ikte rojeve romake dhe tė ecte pėr milje tė tėra me kėmbėt e shpuara me gozhdė? Kjo histori ėshtė mė e vėshtirė tė besohet sesa vetė ringjallja.

Edhe kritiku gjerman David Strauss, nė asnjė mėnyrė nuk e beson ringjalljen, e hodhi poshtė kėtė ide si tė pabesueshme. Ai tha:

Ėshtė e pamundur qė dikush qė sapo kishte dalė nga varri gjysmė i vdekur, qė zvarritej nė gjendje tė mjerueshme, qė kishte nevojė pėr ndihmė mjekėsore, pėr t'iu lidhur plagėt, pėr inkurajim dhe pėrkujdesje, dhe qė vuante, tė mund t'iu kishte lėnė dishepujve pėrshtypjen qė Ai ishte fitimtar mbi vdekjen dhe varrin; qė Ai ishte Princi i Jetės.
Sė fundi, nėse kjo teori qėndron, Krishti Vetė do tė dilte gėnjeshtar. Dishepujt e Tij besuan dhe predikuan qė Ai ishte i vdekur por u ringjall. Jezusi nuk bėri asgjė pėr ta hedhur poshtė kėtė besim, pėrkundrazi, e inkurajoi.

E vetmja teori qė e shpjegon nė mėnyrė tė kėnaqshme varrin bosh ėshtė ringjallja e Jezu Krishtit nga tė vdekurit.

Ēfarė kuptimi ka pėr ju ringjallja e Jezusit

Nėse Jezus Krishti u ngjall nga tė vdekurit, duke provuar qė Ai ėshtė Perėndia, Ai ėshtė i gjallė sot. Ai ėshtė i gatshėm jo thjesht tė adhurohet . Ai ėshtė i gatshėm qė tė njihet dhe tė vijė nė jetėn tonė. Jezusi tha, "Ja, unė qėndroj tek dera [e zemrės tėnde] dhe trokas; nėse ndokush e dėgjon zėrin tim dhe e hap derėn, unė do tė hyj tek ai" (Zbulesa 3:20).

Carl Gustav Jung tha, "Neuroza qėndrore e kohės sonė ėshtė zbrazėtia." Tė gjithė ne kemi njė dėshirė tė madhe qė jetėt tona tė kenė kuptim dhe thellėsi. Jezusi na ofron njė jetė mė me kuptim dhe bollėk, e cila vjen nga njė marrėdhėnie me Tė. Jezusi tha, "Unė erdha qė ata tė kenė jetė, dhe ta kenė atė me bollėk" (Gjoni 10:10).

Pėr shkak se Jezusi vdiq nė kryq, duke marrė mbi vete gjithė mėkatin e njerėzimit, Ai tani na ofron falje, pranim dhe njė marrėdhėnie tė mirėfilltė me Tė.

Qė tani ti mund ta ftosh Jezu Krishtin nė jetėn tėnde. Ti mund t'i thuash Atij diēka tė tillė, "Jezus, falemnderit qė vdiqe nė kryq for mėkatet e mia. Tė lutem mė fal dhe eja nė jetėn time qė tani. Falemnderit qė mė ke dhėnė njė marrėdhėnie me Ty."
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė