Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-08-13, 17:15   #34
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ora Letrare e Dardanisė!

Pushimet dhe pėrshtypjet.


Vallėzimi i kamerierit tė kafenesė. Le ta kqyrim kėtė kamerier kafeneje!
Ai ka gjeste gjithė gjallėri e ngulmues, paksa tepėr tė pėrpiktė, disi tė shpejtė, vjen kah klientėt me njė hap si tepėr tė shkathėt, pėrkulet me ca si shumė zell, zėri dhe sytė e tij shprehin njė interesim tė mbushur me tejet pėrkujdesje pėr porosinė e klientit, mė nė fund ja tek vjen sėrish, duke u pėrpjekur tė imitojė nė pėrēapjen e tij rreptėsinė e paepshme tė kushedi se ē’automati, duke e mbajtur tabakanė me njė lloj guximi tė tepruar prej pehlivani, duke e vendosur nė njė drejtpeshim vazhdimisht tė lėkundshėm e pėrherė tė stėrvitur, qė e pėrfton gjithmonė me njė lėvizje tė lehtė tė krahut e tė dorės.

E gjithė sjellja e tij na duket njė lojė. Ai bėn ēmos t’i lidhė lėvizjet e veta, sikur tė ishin mekanizma qė komandojnė shoshoqin; edhe mimika e zėri i tij ngjajnė si mekanizma; ai i jepet zhdėrvjelltėsisė dhe shpejtėsisė sė pamėshirshme tė gjėrave. Luan, zbavitet.

Por, me ēfarė luan, pra?
Nuk lipset ta kqyrėsh gjatė pėr ta marrė vesh: orvatet tė jetė kamerier kafeneje “Kėtu nuk ka asgjė qė tė mund tė na ēuditė: loja ėshtė njė lloj diktimi e hulumtimi”. Fėmija luan me trupin e tij pėr ta eksploruar, pėr t’i bėrė inventarin; kamerieri luan me rrethanėn e vet pėr ta pėrmbushur atė.

Ky detyrim nuk ndryshon nga detyrimi qė u imponohet tė gjithė tregtarėve: gjendja e tyre ėshtė e gjitha ceremoni, publiku u kėrkon qė ta pėrmbushin rrethanėn e vete si ceremoni; ėshtė vallja e bakallit, e rrobaqepėsit, e ofiqarit, me anėn e sė cilės ata orvaten t’i mbushin mendjen klientelės sė vet se nuk janė gjė tjetėr veēse njė bakall, njė ofiqar, njė rrobaqepės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė