Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-08, 10:48   #1
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe

Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe

S’ka zhvillim tė qėndrueshėm pa standardizimin e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe (I)

Isa Mulaj

Nėse dikush, qoftė shqiptar apo i huaj, mendon se me zėvendėsimin e tėrėsishėm tė terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe me njė gjuhė tjetėr arrihet ndonjė pėrparim, atėherė kėtė duhet ta bėjmė sot. Janė dy probleme serioze qė na pengojnė ta bėjmė njė gjė tė tillė. Sė pari, ėshtė vėshtirė tė argumentohet pse dhe si do tė bėhej ky zėvendėsim ose kalim. Sė dyti, ithtarėt e zėvendėsimit nuk janė tė gatshėm tė punojnė nė kėtė drejtim; ata mė tepėr preferojnė njė gjendje tė ērregulluar as andej e as kėndej ose mish-mash.

Pėrkundėr se gjuha shqipe ka qenė dhe ėshtė nėn ndikimin e shprehjeve tė gjuhėve tjera, ajo megjithatė ka arritur ta ruaj mėvetėsinė nė diciplinat shkencore, duke pėrfshirė ekonominė. Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ėshtė e zhvilluar nė masė tė konsiderueshme, mirėpo, hulumtimet shkencore dhe akademike gjatė kohės janė shumė tė kufizuara, duke lėnė kėshtu njė zbrazėti nė pėrdorimin e saj mė tė gjėrė dhe njėsuar nė segmente pėrkatėse. Ndikimi mė i madh nė kėtė terminologji si nė shumicėn e gjuhėve tė botės padyshim ka ardhur nga gjuha angleze qė pėrkon me zhvillimin e kapitalizmit, ekonomisė si shkencė e veēantė shoqėrore, zbulimet e reja shkencore, (neo)kolonializmit. Sė fundi, globalizimi ekonomik sjellė fjalė tė reja, pėrkthimi i dobėt i tė cilave shpesh nuk ndryshon nga fjalėt burimore. Pavarėsisht pranisė sė termave dhe fjalėve tė mėhershme me origjinė nga gjuhėt tjera, duket se mbajtja e tyre nė pėrdorim ėshtė mė e lėvėrdishme se kalimi nga huazimet e njė gjuhe me ndikim nė tjetrėn sipas „nevojės” ose „trendit” nga rrymat joprofesioniste qė nuk ka sjellur ndonjė pėrmirėsim por me tepėr e ka vėshtirėsuar kuptimin e gjėrė tė terminologjisė nga shumica e atyre qė gjuhė amėtare e kanė shqipen.

Me pėrjashtim tė disa fjalorėve, qofshin ata shqip-shqip apo nga gjuhėt tjera nė shqip rreth terminologjisė sė ekonomisė dhe disiplinave tė saj, ėshtė vėshtirė tė gjindet ndonjė studim ose botim i mirėfilltė qė e shtjellon problematikėn dhe gjendjen e saj. Aq mė tepėr ėshtė shtuar lėnia e saj pasdore me fillimin e ndryshimeve tė mėdha politike dhe ekonomike nė hapėsirat shqiptare gjatė viteve ’90-ta e deri mė sot, ose siē njihet ndryshe, kalimi (transicioni) nga sistemi politik monist dhe ekonomia socialiste, nė sistemin politik pluralist dhe tė ekonomisė sė tregut. Njė ndėr faktorėt kyē qė ka ndikuar nė mosinteresimin nė rritje pėr t’iu qasur shtjellimit tė kėsaj problematike ėshtė pushtimi shumėdimensional gjatė kohės sė transicionit me fenomene ekonomike dhe globalizimi.

Studimet pėr shtetet tjera tė transicionit siē ėshtė ai i autorėve Yeon Kim dhe Pirttilä (2006) konstatojnė se reformat ekonomike kanė gjasa tė zbatohen mė me sukses dhe tė jepin rezultate mė tė mira, nėse gėzojnė mbėshtetjen e shtresės sė gjėrė tė popullsisė. Shumica e ekonomistėve janė tė pajtimit se suksesi i politikave dhe reformave ekonomike tė bazuara nė Konsensusin e Uashingtonit varet shumė nga rrethanat dhe kushtet specifike tė vendeve nė tė cilat zbatohet (Hausmann, Rodrik dhe Velasco, 2005). Meqenėse nė Kosovė dhe Shqipėri zbatohen reformat qė janė pjesė e pakos sė Konsensusit tė Uashingtonit, atėherė ėshtė e njė rėndėsie tė veēantė tė merren parasysh nė formė pyetjeje konstatimet e dy studimeve tė pėrmendura: e para, sa gėzojnė politikat dhe reformat ekonomike mbėshtetjen e shumicės sė popullsisė; dhe e dyta, sa merren pėr bazė kushtet specifike tė Kosovės qė reformat tė kenė sukses?


__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante