Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-10-08, 10:57   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Terminologjia e ekonomisė nė gjuhėn shqipe

(II)

Isa Mulaj

Degjenerimi i terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe

Socializmi i centralizuar nė Shqipėri ka ndikuar nė njė lloj pastėrtie tė terminologjisė ekonomike nė gjuhėn shqipe si rezultat i izolimit. Po kėshtu kishte ndikuar edhe socializmi vetqeverisės nė Kosovė pas decentralizimit tė sistemit politik dhe ekonomik. Titoja ka qenė njė diktator karrierist tė cilin nuk e ka brengosur statusi i shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Ai bile ka realizuar projekte tė shpėrnguljes sė shqiptarėve nga Kosova nė marrėveshje me qeverinė Turke. Mirėpo, ai gjithmonė ua ka pasur frikėn serbėve nga grusht-shteti, prandaj avancimi i statusit tė Kosovės sė bashku me gjuhėn kishte pikėrisht pėr qėllim mbrojtjen e karrierės sė tij politike, e kjo do tė thotė ngritje dhe fuēizim i kombeve tjera si kundėrpeshė ndaj hegjemonisė serbe pėr nėnshtrimin e ish-Jugosllavisė.

Ka pasur bashkėpunim ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės gjatė asaj kohe nė lėminė e gjuhėsisė por shumė pak nė teminologjinė e ekonomisė. Tė metat e socializmit centralist dhe vetėqeverisės nė terminologjinė e ekonomisė nė gjuhėn shqipe ishin: i) aftėsia e kufizuar pėr t’i pėrcjellur, futur dhe standardizuar termat e ri qė kanė dalur nga trendet e ekonomisė botėrore (Shqipėria); dhe ii) nė Kosovė dhe viset tjera tė ish-Jugosllavisė tė banuara me shqiptarė, e meta ishte si nė rastin e Shqipėrisė, plus, ndikimet e gjuhės Serbo-Kroate si gjuha kryesore e ish-Jugosllavisė.

Terminologjia e ekonomisė gjatė tranzicionit

Tė metat gjatė socializmit nė pranimin e termave tė domosdoshėm bashkėkohorė si rezultat i zhvillimit dhe pėrparimit tė shkencės ekonomike nė nivel botėror, u eliminuan me „pushtimin” e shpejtė dhe tė gjithanshėm pas hapjes shumė tė madhe dhe tė menjėhershme tė Shqipėrisė dhe Kosovės ndaj botės. Kėsaj i kontribuoj mė sė shumti numri i madh i studiuesve shqiptarė tė ekonomisė nepėr botė dhe ardhja e shumė organizatave tė huaja, ku mbizotėroj ndikimi i gjuhės angleze. Megjithatė, kėtu doli njė problem i madh i hyrjes masive dhe tė pakontrolluar tė barbarizmave nė gjuhėn shqipe. Nė mesin e faktorėve kryesor qė ky fenomen ende tė jetė problem, janė: i) pėrkthimet bukvale dhe tė pastandardizuara, e nė tė shumtėn e rasteve tė dobėta, nga joprofesionistėt; ii) rritja e gatishmėrisė nga studiuesit shqiptarė pėr tė studiuar dhe shkruar punime rreth ekonomisė nė gjuhėt e huaja (sidomos angleze); iii) pėrparėsia nė punėsim dhe paga mė tė larta pėr ata qė flasin dhe shkruajnė anglisht – shpesh herė kusht i domosdoshėm; iv) roli i mediave dhe kanaleve informale tė komunikimit dhe studimit, etj.

Gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė kontekst tė asaj tė mėparshme, nė njėrėn anė ka sjellur disa pėrparėsi dhe pėrfitime, ndėrsa nė anėn tjetėr edhe disa tė dobėsi dhe humbje. Padyshim se mundėsia mė e madhe e thithjes sė termave tė ri bashkėkohorė tė domosdoshėm janė pėrfitime. Hyrja masive e termave tė huaj pėrmes pėrkthimeve tė pa sqaruara dhe shqipėruara si duhet ose problemi i standardizimit, ėshtė dobėsi dhe humbje. Po qė se kėto dy aspekte merren si tėrėsi, atėherė mund tė konstatohet se gjendja e tanishme e terminologjisė sė ekonomisė nė gjuhėn shqipe krahasuar me atė tė mėparshme ėshtė mė e mirė nė sasi por mė e keqe nė cilėsi. Si e tillė, terminologjia e sotme bėhet mė e pakapshme pėr shumicėn e njerėzve, me ēka hasen vėshtirėsi nė realizimin e projekteve sipas planeve dhe zbatimin e reformave.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė