Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-05-11, 23:01   #15
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Illuminati! Kulti i syrit qė sheh ēdo gjė

Po e vazhdoj shkrimin per Illuminatin me nje material te zgjeruar nga nje autor i cili ka trajtuar ne shume libra te tij Shoqerite Sekrete, Illuminatin dhe Rendin e Ri Boteror.
Autori, materialin e te cilit po e perpunoj per ketu ne forum quhet William Milton Cooper, konspiraci teorist shume i njohur dhe per aq kohe sa ka qene gjalle (eshte vrare ne nentor te vitit 2001) ka qene konsideruar nga administrata e Klintonit dhe e Bushit si njeriu me i rrezikshem ne Amerike. I rrezikshem jo per skeden penale te tij apo ndonje aktivitet kriminal por per materialet qe botonte dhe zbulimet qe ka bere i ndihmuar dhe nga pozicioni qe ka patur si nje ish-punonjes i inteligjences se Marines se SHBA-se. Materiali eshte relativisht i gjate por me shume interes sepse shpjegon shume qarte jo vetem menyren sesi funksionojne shoqerite sekrete por edhe lidhjet qe kane me njera tjetren si dhe vendin qe ze Illuminati si kreu i tyre.


Shoqerite Sekrete dhe Rendi i Ri Boteror


Historia eshte e mbushur me peshperitje mbi shoqerite sekrete. Kronika te trashegimtareve ose prifterinjve te cilet kane ruajtur me fanatizem njohurine e ndaluar te njerezve te lashte. Njerez te rendesishem te cilet mblidheshin ne fshehtesi te plote te cilet kane drejtuar rroten e civilizimit, jane te rregjistruar neper shkrimet e te gjithe popujve.

Me e vjetra eshte Vellazeria e Gjarperit e quajtur ndryshe edhe si Vellazeria e Dragoit qe vazhdon te ekzistoje edhe sot e kesaj dite nen emra te ndryshem. Eshte e qarte qe feja ka luajtur nje rrol kryesor ne rrjedhen e ketyre organizatave. Komunikimi me nje burim me te larte, shpesh hyjnor, eshte nje deklarate e zakonshme per ata.

Sekretet e ketyre grupeve thuhet se jane kaq te thella dhe te fshehura sa vetem nje pjese e mire arsimuar dhe e zgjedhur jane ne gjendje ti kuptojne dhe ti perdorin. Keta njerez i perdorin njohurite e tyre per te miren e njerezimit. Te pakten kjo eshte ajo qe ata deklarojne. Si mund ta dime ne kete gje kur njohurite dhe veprimet e tyre kane qene sekrete? Per fat te mire disa prej tyre tashme jane shnderruar ne njohuri publike.

E konsideroj si shume intriguese qe shume, ne mos ne te gjitha shoqerite tribale primitive te gjithe adultet jane pjestare. Zakonisht ata jane te ndare ne grupe meshkujsh dhe grupe femrash. Zakonisht eshte mashkulli ai qe dominon kulturen. Ne menyre surprize kjo ngjan ne menyre te perpikte me disa nga shoqerite sekrete te civilizuara. Dhe kjo do te thote vetem qe shoqeria nuk punon kunder autoritetit te vendosur por per te. Ne fakt mund te thuhet per autoritetin aktual te stabilizuar. Kjo ka tendencen te rrezoje poshte pretendimin dhe vleren e cdo argumenti qe shoqerite sekrete jane te dedikuara ndaj “shkaterrimit te autoritetit kushtetues”. Dhe kjo mund te aplikohet natyrisht atehere kur shoqerite sekrete perbejne pjesen me te madhe te gjithe popullates qe preket nga ky aksion. Vetem nje grup i vogel ben pjese ne kete kategori.

Shoqerite sekrete ne fakt pasqyrojne shume nga aspektet e zakonshme te jetes. Ka gjithmone nje ekskluzivitet ne anetaresi qe ka si rezultante rendesine e bashkangjitur te te qenurit ose berit anetar. Kjo gje eshte hasur gjate gjithe orvatjeve te njerezimit, madje edhe ato qe nuk jane sekrete si psh skuadrat e futbollit ose klubet e te pasurve. Ky ekskluzivitet anetaresie eshte aktualisht nje nga armet me te fuqishme te shoqerive sekrete. Ato perdorin shenja, fjalekalime dhe mjete te tjera. Keto gjera kane krijuar gjithmone funksione te vlefshme ne organizatat kudo qe ndodhen. Arsyeja e deklaruar, pothuajse gjithmone e ndryshme nga arsyeja e vertete perben rendesine e ekzistences se vete shoqerise.

Sidomos miqesia eshte e nje rendesie te vecante. Te ndash vuajtjen dhe sekretin ka qene gjithmone nje trill special per njeriun. Sidomos ata qe kane kaluar eksperienca neper kampet e stervitjes se veshtire nuk kane per ta harruar kurre rendesine dhe ndjesine speciale i perkatesise dhe miqesise qe ndahet midis viktimave te tekave te rreshtereve dhe komandanteve te skuadrave. Eshte nje emocion qe lind nga nisja ose fillimi. Mjeti me i fuqishem i cdo shoqerie sekrete eshte rituali dhe miti qe e rrethon fillimin. Keto ceremoni te detyrueshme kane nje kuptim thellesisht te vecante per pjestaret.
Nisja permban disa funksione te cilat perbejne zemren dhe shpirtin e nje shoqerie sekrete te vertete. Ashtu si dhe kampi i stervitjes se veshtire, nisja ose fillimi ne ushtri, jane aspekte te rendesishme te mendimit njerezor qe shkrihen ne menyre universale dhe qe sherbejne per trajnimin dhe mirembajne perpjekjet e nje grupi njerezish qe operojne ne nje drejtim te caktuar. Nisja i lidh te gjithe pjestaret ne misticizem.

Neofitet fitojne njohuri per nje sekret duke ju thene atyre nje status special. Kuptimi i lashte per neofite eshte “i mbjelle perseri ose i rilindur.” Nje nisje me e larte eshte ne realitet nje ngritje ne pozite qe frymezon besnikeri dhe deshire per te shkuar me lart, ne rangun tjeter. Qellimet e shoqerive jane perforecuar duke bere qe i nisuri te reagoje ndaj ketyre qellimeve ne cdo moment te jetes se zakonshme. Kjo sjell nje ndryshim ne veprimet shoqerore dhe politike te nje anetari. Ndryshimi eshte gjithmone ne interes te qellimeve te lidereve te shoqerive sekrete. Lideret quhen adepts. Kjo mund te krahasohet duke dhene si shembull ushtarin qe eshte trajnuar ti bindet urdherave pa menduar. Rezultati eshte shpesh plagosja ose vdekja e ushtarit per te realizuar qellimin e komandantit qe mund te jete ose mund te mos i jete i mire per gjithe komunitetin.

Nisja eshte nje menyre per te shperblyer njerez ambicioze te cileve mund tju besohet. Mund te vini re qe sa me lart te shkoje niveli i nisjes, aq me i paket eshte numri i anetareve qe kane ate nivel. Kjo nuk ndodh sepse anetaret e tjere nuk jane ambicioz por sepse behet nje proces selektimi shume i kujdesshem. Arrihet nje pike ku asnje perpjekje nuk mjafton me dhe ne kete moment duhet nje shtyrje nga ndonje anetar i kupoles. Shume anetare nuk e kalojne asnjehere kete pike dhe nuk e mesojne kurre te verteten dhe arsyen reale te grupit. Qe nga ky moment, anetari i “ngrire” sherben vetem si pjese e bazes se fuqise politike. Pra ne kete pike besoj se ju keni arritur te kuptoni se Nisja eshte nje proces per te determinuar se kujt mund dhe kujt smund ti besohet.

Nje menyre per te percaktuar me saktesi se kush do behet nje adept eshte kur gjate Nisjes i kerkohet kandidatit qe te peshtyje mbi kryqiin kristian. Nese kandidati refuzon, atehere anetaret e pershendesin ate dhe i thone, “Ju moret vendimin e duhur pasi asnje adept i vertete nuk do te mund te bente nje gje kaq te temerrshme.” Me pas i Nisuri i ri mund te jete i pakenaqur nga fakti qe ai nuk po avancon me lart ne oligarki. Por nese kandidati peshtyn mbi kryq atehere ai ose ajo demonstron qe ka njohuri per nje nga misteret dhe shume shpejt do e shikoje veten si nje kandidat per nje nivel me lart. Misteri eshte qe feja eshte vetem nje mjet per te kontrolluar masat. Dituria [ose urtesia] eshte zoti i vetem nepermjet te cilit vete njeriu mund te behet zot. Gjarperi dhe Dragoi jane te dy bashke simbole te Urtesise. Luciferi eshte personifikimi i simbolit. Ishte Luciferi ai qe shtuy Even te joshte Adamin qe te hante nga pema e diturise duke u shnderruar keshtu ne nje njeri te lire dhe i cliruar nga injoranca. ADHURIMI [shume i ndryshem nga STUDIMI] i diturise, shkencave ose teknologjise eshte Satanizmi ne formen e tij me te paster dhe simboli i tij sekret eshte Syri qe Sheh Cdo Gje ne maje te piramides.

Efektet e padeshirueshme te shoqerive sekrete si dhe aureola e misterit qe i shoqeron, shpesh i ka dhene atyre reputacionin e te qenurit nje shoqeri abnormale, madje edhe klasifikime si grup i cuditshem njerezish. Ne momentin qe besimi i tyre perben ate te shumices atehere ata nuk konsiderohen me si antisociale. Nje shembull i sakte eshte ai i kishesh kristiane e cila vete njehere e nje kohe ka qene nje shoqeri sekrete nen Perandorine Romake. Ne fakt Shoqeria Sekrete Miqesore e Hapur [Vatikani] ka sunduar pjesen me te madhe, ne mos gjithe boten e njohur te asaj kohe.

Shume nga shoqerite sekrete ne pergjithesi konsiderohen te jene antisociale, ato besohet se permbajne elemente qe nuk pelqehen ose qe jane te demshme per komunitetin ne pergjithesi. Dhe ne fakt ky eshte rasti ne shumicen e fakteve. Komunizmi dhe Fashizmi ne shume vende te botes jane shoqeri sekrete dhe ndalohen me ligj. Ne Amerike partia Naziste dhe Ku Klux Klan ajne shoqeri sekrete per shkak te faktin qe publiku i pergjithshem ka mospelqim te madh ndaj tyre. Aktivitetet e tyre ndonjehere jane ilegale dhe si rrjedhoje edhe vete anetaresia eshte sekrete. Kristianet e hershem ishin nje shoqeri sekrete sepse autoritetet e Romes i konsideronin ato qe nga fillimi si te rrezikshme per sundimin perandorak. E njejta gje ishte e vertete edhe per pasuesit e Islamit. Drused dhe Yezidis ne Siri dhe Irak i konsideronin Arabet nje shoqeri sekrete e rrezikshme e dedikuar per te marre kontrollin e gjithe botes. Sot, Arabet mendojne te njejten gje per Cifutet. Katoliket dhe Freemasonet kane patur te njejtat ide per njeri tjetrin.

Qe nga fillimi i historise se rregjistruar, leva te cdo qeverie jane perfshire ne perpjekje per te mbajtur nje statu quo qe do te mbronte qeverisjen nga grupet e minoriteteve te cilat duan te veprojne si shtet brenda shtetit ose te nxjerrin jashte loje autoritetin kushtetues dhe te zene vendin e tij.

vazhdon...
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė