Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 20:08   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Kosova nuk do bashkimin as me Shqiprin e as me Serbin

“Shqipėri i thonė gjithė atij vendi tek rrinė shqiptarėt” (Sami Frashėri)


Pas deklarimit tė pavarėsimit nga Serbia, rryma e vjetėr titiste, filosllave, e pėrkrahur fuqishėm nga vende dhe qarqe tė njohura kundėrshqiptare, ka marrė hyxhym kundėr flamurit, kundėr gjuhės dhe kundėr ēdo gjėje shqiptare. Dikur tė veshur me petkun ideologjik tė titizmit dhe patriotizmit jugosllav, ndėrsa sot me petkun ideologjik tė “solanomisė” dhe patriotizmit evropian, ky soj i “shqiptarėve” po pėrpiqen tė na bindin se copėtimi i Shqipėrisė dhe i kombit shqiptar ėshtė i pėrfunduar dhe i pėrjetshėm!? Shqiptarėt e krahinės shqiptare tė Kosovės tashmė, sipas tyre, janė “kosovarė”, gjuha e
tyre ėshtė “gegėrishtja”, ndėrsa “flamuri” i tyre ėshtė lecka e propozuar nga plani i Atisarit dhe e miratuar nga klasa politike kozmopolite dhe kombmohuese e Kosovės. Gjithmonė sipas tyre, Kosova dhe “kosovarėt” tashmė janė vend dhe popull mė vete!? Me vendin dhe shtetin e tyre, Shqipėrinė, mund tė kenė vetėm marrėdhėnie tė fqinjėsisė, njėsoj si me Serbinė, si me Malin e Zi dhe si me “Maqedoniė”!? Madje, ndaj Serbisė dhe Malit tė Zi, Kosova duhet tė jetė mė e hapur se ndaj vendit tė saj AMĖ, Shqipėrisė! Pastaj, nė Kosovė secili mund tė jetė dhe ėshtė ai qė ėshtė (serb, malazez, rom, turk, hashkali, egjiptian, etj.), vetėm shqiptari nuk mund tė jetė SHQIPTAR, por duhet tė bėhet “kosovar”!? Secila nga kėto pakica mundet dhe do ta pėrdor lirshėm flamurin e saj, pėrveē shumicės, shqiptarėve (95% e popullit tė Kosovės), tė cilėt duhet “doemos” tė heqin dorė nga flamuri i tyre dhe ta pėrvetėsojnė si tė vetin “flamurin” (leckėn) e Atisarit!? Ky pėrfundim doli edhe nga njė debat nė RTK-nė kundėrshqiptare nga sahanlėpirsit e tipit Kelmendi, Matoshi e Spahiu.

Ndėrsa filozofi i shkretė, Kullashi, tha se “flamuri i ri ishte bėrė me plebishit”!? Nėse u besojmė shpjegimeve qė japin fjalorėt pėr fjalėn “plebishit”, del se Kullashi ka gėnjyer… Plebishit, sipas fjalorit, do tė thotė “votim i pėrgjithshėm pėr njė ēėshtje politike me rėndėsi tė veēantė; referendum: plebishit popullor”. Pėr leckėn-flamur, more zoti filozof, jo qė nuk ka pasur votim tė pėrgjithshėm, referendum, por pėr tė nuk ėshtė votuar as nė Kuvendin e Kosovės!! Sikur nuk ėshtė votuar as pėr planin dhe kushtetutėn e Atisarit. Mbase ke qenė larg, nė Paris, e s’e ke marrė vesh!

Propagandė dhe dhunė e shfrenuar institucionale dhe mediale ndaj identitetit shqiptar

Kėta kalemxhinj tė paguar mirė nga qarqe, fonde dhe shtete kundėrshqiptare kanė nė dorėn e tyre dhe i kontrollojnė plotėsisht edhe mediat e shkruara dhe ato elektronike. Soji dhe sorollopi i tyre ishin tė lirė dhe tė paguar mirė edhe nė kohėn e pushtimit. Pena e tyre villte helm e vrer kundėr pėrpjekjeve kombėtare pėr ruajtjen e identitetit gjuhėsor, kulturor e kombėtar dhe kundėr pėrpjekjeve pėr ēlirimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė nga Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi. Kjo bandė mercenarėsh dhe soji i tyre atėherė pėrpiqeshin dhe angazhoheshin pėr krijimin e kombit “jugosllav”. Eksperimenti i tillė u kushtoi popujve jo serbė tė Jugosllavisė qindra mijėra viktima dhe shkatėrrime kolosale. Fitorja e kombit shqiptar ndaj forcave pushtuese serbe nė Kosovė i frikėsoi dhe i luhati pėrkohėsisht kėto forca, qė vepronin si kolonė e pestė brenda kombit shqiptar. Mirėpo, kalimi i disa drejtuesve tė Luftės Antipushtuese Ēlirimtare tė UĒK-sė nė anėn e tyre u dha zemėr dhe forcė kėtyre bastardėve tė gjuhės dhe tė kombit shqiptar. Shpalosja e leckės sė Atisarit nė kullėn e Komandantit Legjendar, Adem Jashari, nuk ishte vetėm fyerje dhe provokim i pashembullt pėr KULLĖN e Jasharajve dhe pėr KULLĖN shqiptare, por ishte edhe njė shenjė dhe dritė e gjelbėrt pėr forcat kundėrshqiptare nė Kosovė e mė gjerė nė trojet shqiptare.

“Ai qė s’do kombin e mėmdhenė e tij ėshtė tradhtar e i lig; i tilli s’mund tė quhet njeri. Shqiptarėt mė tepėr se ēdo komb duan dhe e nderojnė kombin e mėmdhenė e tyre. Shqiptari i vėrtetė vritet pėr kombin e tij dhe s’mund kurrė tė duroj e tė dėgjoj njeri t’i shaj shqiptarinė” shkruante i madhi Sami Frashėri. Sot, njėqind e nėntėmbdhjetė vjet pas botimit tė veprės madhore tė S. Frashėrit, “Shqipėria ē’ka qenė, ē’ėshtė e ēdo tė bėhet”, sot, gati nėntė vjet pas ēlirimit tė krahinės mė tė madhe shqiptare tė pushtuar, Kosovės, jetojnė ca matoshėr, ca kelmendėr, ca spahinj e ca politikanėr, tė cilėt, me moton “grusht bashkuar”, kanė marrė pėrsipėr zhbėrjen e shqiptarisė nė Kosovėn e mbetur pas copėtimit dhe ndarjes sė tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė midis Serbisė, “Maqedonisė” dhe Malit tė Zi. Veprimtaria e kalemxhinjve tė paguar mirė dhe e politikanėve tė dalur nga shkolla titisto-kolaboracioniste nuk i habit shqiptarėt. Ajo qė ka ngjallur habi dhe shqetėsim ėshtė nėnshtrimi dhe bashkimi me shkollėn titisto-kolaboracioniste i disa figurave tė dalura nga shkolla e qėndresės dhe e luftės kundėrpushtuese!! Tė parėt janė betuar e stėrbetuar para padronėve tė vjetėr e tė rinj pėr zhbėrjen e qenies shqiptare nė Kosovė, ndėrsa tė dytėt ishin betuar e stėrbetuar pėr ēlirimin dhe bashkimin e tokave tė pushtuara tė Shqipėrisė!! Populli shqiptar i Kosovės dhe i gjithė Shqipėrisė nuk mund ta besonte kurrė se pas Luftės sė UĒK-sė, pas gjithė atyre pėrpjekjeve, flijimeve dhe pas atij gjenocidi e holokausti serb do tė pėrpiqej dikush t’ia ndėrronte flamurin dhe pėrkatėsinė kombėtare!?
Klasa politike dhe institucionale atisariane, media e shkruar dhe ajo elektronike, si dhe njė pjesė e inteligjencies nė Kosovė po prodhojnė dhe ushtrojnė dhunė tė pashembullt institucionale, mediale, politike, psikologjike dhe shpirtėrore ndaj popullit shqiptar. Nuk po lėnė formė as mjet pa pėrdorur pėr ta detyruar kėtė pjesė tė popullit shqiptar tė heq dorė nga identiteti i tij kombėtar, gjuhėsor, kulturor, shpirtėror, etj., nė njė kohė qė tė gjitha pakicave nė Kosovė u njihet e drejta, madje janė paraparė garanci kushtetuese, ligjore, administrative, politike, financiare, etj., pėr mbrojtjen dhe fuqizimin e identitetit tė tyre!!
Askush nuk ia ndalon Matoshit, Kelmendit, Spahiut dhe sojit tė tyre, por as atyre qė kanė tradhtuar bindjet dhe shpirtin e tyre shqiptar, tė deklarohen francezė, italianė, evgjitė, romė, “kosovarė” ose “jugosllavė”, e ēka tė duan, sepse kombi shqiptar nuk mbetet keq pa ta, por duhet t’u ndalohet tė ushtrojnė dhunė mediatike, politike dhe institucionale ndaj popullit shqiptar. Kėtė e ndalojnė edhe tė gjitha dokumentet dhe aktet ndėrkombėtare, tė cilat ėshtė zotuar t’i respektojė “paria” e Kosovės. As ata, dhe askush nė botė nuk ka tė drejtė ta pėrdor gazetėn, televizionin, institucionin shtetėror, arsimor a politikė pėr t’ia mohuar tė drejtėn njė populli dhe pėr t’ia dhunuar dhe nėpėrkėmbur identitetin e tij gjuhėsor, kulturor dhe kombėtar. Po tė bėhej njė fushatė dhe dhunė e pėrmasave shumėherė mė tė vogla se kjo ndaj pakicės serbe, ndaj gjuhės, flamurit dhe kulturės sė saj, do tė bėheshin fletėparaqitje dhe ndjekje penale, do tė dėnoheshin autorėt dhe tė mbylleshin mediat me arsyetimin “e nxitjes sė urrejtjes kombėtare”, etj. Edhe pėrpjekjet dhe dhuna pėr spastrimin shpirtėror, kulturor dhe gjuhėsor tė popullit shqiptar nė Kosovė duhet tė denoncohen, tė ndiqen penalisht dhe tė dėnohen e tė ndalohen. Barra kryesore pėr mbrojtjen e shqiptarėve jashtė kufijve tė shtetit shqiptar bie mbi Tiranėn zyrtare, e cila pėr kėtė detyrohet edhe nga Kushtetuta. Kjo fushatė dhe dhunė e shfrenuar ndaj shqiptarisė duhet tė denoncohet edhe nė gjykatat ndėrkombėtare.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė