Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-02-06, 18:49   #23
laliloli
 
Avatari i laliloli
 
Anėtarėsuar: 18-03-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 9,134
laliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIPlaliloli VIP
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek laliloli Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek laliloli
Gabim

Dihet qe borgji i qytetareve ndaj KEK-ut eshte i madh .Mirepo duhet pase parasysh se qmimi se pari eshte i shtrenjte ne krahasim me standardin kosovar (afer 0,048----dmth 5 cent nje kilovat),qe nenkupton se nje familje 5- 6 anetareshe duke kursyer maximum nuk mund te shpetoje nen 40 euro ne muaj,qe per pagen mesatare qe sillet rreth 200 euro ne Kosove eshte shume shume shtrenjte .E dyta ,qytetaret kane humbur besimin tek KEK-u ,nga shkaku se :
-Perkunder investimeve te medha ,qdo dite gati paraqiten avari,me kete edhe munges te madhe te energjise ,edhe nga 20 ore brenda dites ,qe nenkupton neglizhencen dhe papergjegjesine e KEK-ut.
--Humbja e energjise eshte shume e madhe qe don te thote se ajo vidhet nga familjare e besa edhe ndermarrje te ndryshme.Ketu dyshohet se kane gisht pergjegjesit e KEK-ut,ose ata hjane pergjegjes te eliminojne kete.
--Ne faturimin e energjise se shpenzuar behen "gabime" te medha (te qellimshme ).Oret lexohen njeher ne 5-6 muaj dhe shuma te caktohet paushall.Mua me ka rastisur te paguaj nje pjese te shumes dhe ajo shume e paguar ne faturimin e radhes prap ka figuruar.
Nje mik i imi ka lidhur kontraten per te paguar me rata per 20 muaj dhe keshtu ka paguar nga 60 euro ne muaj se bashku me energjine e shpenzuar.Ka paguar tre muaj dhe me pas i ka ardhur nje fature afer 130 euro kinse disa kilovat i paska te papaguar para dy viteve .Me kete eshte demoralizuar dhe ka nderprere pagesen .
Jane keto vetem disa raste qe mund ti rastisesh qdo dite te qdo konsumator ,por ka edhe x raste te keqperdorimit e manipulimit te KEK-ovitve qe bejne ne dem te konsumatoreve ,siq jane limiti i hargjimit ,ku 5 muaj nuk te faturohet rryma e shpezuar dhe e tera ajo te faturohet per nje muaj dhe ateher ne at muaj ke kaluar limitin e hargjimit dhe pason pagesa shtese .

Rryma e shpenzuar gjithesesi duhet paguar nga qdo konsumator.

Eshte nje gjendje alarmante e furnizimit me rryme e kur i gjendet zgjidhja eshte veshtire te prognozohet .Une po shoh vetem thellim te metejme ,me qka edhe durimit po i vie fundi.


Lali
__________________
Rrespekto tė tjeret ,
ashtu siq dėshiron tė jesh i rrespektuar
laliloli Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė