Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-05-05, 16:33   #3
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim vazhdim Vizita e Varreve dhe kerkimi i ndihmes nga ...

Alejkumuselam vlla Munti ,Allahu te shperbleft edhe ty me te mirat e Tij qe i ka pergaditur per roberit e devotshem .

Kjo eshte vaazhdim i tekstit te mesiperm (pasi ishte shume i gjate )


Fillimi i shfaqjes sė shirkut


Thuhet se shfaqja e shirkut pėr herė tė parė pas vdekjes sė Ibrahimit khalilit, ka qenė prej Amėr ibn Luhej el-Khuzaai. Ai ėshtė personi tė cilin e pa pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) duke iu zvaritur zorrėt nė zjarr. Ai ėshtė i pari qė i la devetė tė lira nė kullotė pėr zotat e tyre tė paqenė duke mos i lėnė ato qė tė pėrdoreshin pėr ngarkesė. Gjithashtu ai ėshtė i pari qė ndėrroi fenė e Ibrahimit. Thonė se ai shkoi nė Sham dhe aty gjeti disa idhuj nė Balka. Ata pretendonin se kishin dobi prej tyre nė sjelljen e tė mirave dhe largimin e dėmeve, atėherė i solli idhujt nė Mekė dhe i bėri traditė arabėve shirkun dhe adhurimin e idhujve.



Pėrsa i pėrket ēėshtjeve, tė cilat i ka ndaluar Allahu dhe i dėrguari i Tij si: shirku, magjia, vrasja, imoraliteti, dėshmia e rreme, pirja e alkoolit dhe tė ndaluarat e tjera, vetja e njeriut mund tė ketė pėrfitim duke iu bazuar asaj qė ai e quan dobi ose largim tė njė dėmi. Nėse nuk mund tė ekzistojė njė gjė e tillė, njerėzit nuk do t'i vepronin tė ndaluarat tė cilat nuk kanė aspak mirėsi. Ajo qė i shtyn njerėzit tek e ndaluara ėshtė injoranca ose nevoja.



Por, ai qė e di tė keqen e diēkaje dhe ndalimin e saj si mund ta veprojė atė?



Ata tė cilėt i bėjnė tė gjitha kėto gjėra, ndoshta janė tė paditur pėr dėmet qė ato kanė, ose mund tė kenė nevojė pėr to siē ėshtė epshi pėr ato gjėra. Ndoshta ato mund tė kenė mė tepėr dėm se sa kėnaqėsi, por ata nuk e dinė kėtė pėr shkak tė injorancės sė tyre apo se epshet i kanė mundur prandaj dhe i veprojnė ato. Epshi, nė pėrgjithėsi e bėn njeriun tė sillet sikur nuk di gjė prej sė vėrtetės, sepse dashuria qė ke pėr diēka tė verbon e tė shurdhon. Prandaj dijetari e ka frikė Allahun. Ebul Aalije ka thėnė: i kam pyetur shokėt e Muhamedit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) pėr fjalėn e Allahut:



"Allahu pranon vetėm pendimin e atyre qė bėjnė gjynah nga padija dhe marrėzia dhe pendohen menjėherė pas kėsaj." [en-Nisa: 17]



Dhe ata u pėrgjigjėn duke thėnė: Kushdo qė kundėrshton Allahun ėshtė injorant (i paditur) dhe kushdo qė pendohet para vdekjes ėshtė i penduar menjėherė. Nuk dua tė sqaroj kėtu me pėrqindje dėmet e mėdha qė kanė tė ndaluarat dhe as dobitė e mėdha qė kanė urdhėresat, por mjafton qė besimtari tė dijė se ajo qė ka urdhėruar Allahu ka dobi tė garantuar ose pėrqindje mė tė madhe, dhe ajo qė e ka ndaluar Allahu ka dėm tė garantuar ose me pėrqindje mė tė madhe. Gjithashtu tė dijė se Allahu nuk i ka urdhėruar robėrit me urdhėrat qė i urdhėroi sepse ka nevojė pėr ta, e nuk i ka ndaluar prej asaj qė i ndaloi se do tė kursej ndaj tyre, por i urdhėroi ata nė atė qė ėshtė nė dobi tė tyre dhe i ndaloi ata prej asaj qė ėshtė nė dėm tė tyre. Pėr kėtė e ka cilėsuar pejgamberin e Tij (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) se:



"I udhėzon ata pėr ēdo gjė tė mirė e i ndalon ata nga ēdo gjė e keqe. Ai u lejon atyre si tė ligjshme gjithēka tė mirė e tė kėndshme dhe ua ndalon si tė paligjshme gjithēka tė keqe." [el-A'raf: 157]



Gjykimi i fėrkimit tė varrit, puthjes sė tij dhe vendosja e faqes mbi tė



Pėrsa i pėrket fėrkimit tė varrit (cilido varr qoftė), puthjes sė tij apo vendosjes sė faqes mbi tė, tė gjitha kėto veprime janė rreptėsisht tė ndaluara nė bazė tė mendimit tė tė gjithė muslimanėve. Pra, janė tė ndaluara edhe nėse ato janė varret e pejgamberėve. Njė veprim tė tillė nuk e ka bėrė asnjė nga tė parėt e kėtij populli dhe asnjė prej imamėve tė tij Madje ky veprim ėshtė prej shirkut. Allahu i Lartėsuar thotė:



"Dhe kanė thėnė:



"Ju nuk do t'i lini Zotat tuaj dhe nuk do tė lini as Uaddin, as Suuaan, as Jaguthin, as Jaukėn, as Nasran (emra tė idhujve tė tyre). Dhe vėrtet qė ata kanė tėrhequr shumė nė rrugė tė gabuar." [Nuh: 23-24]



Siē e thamė edhe mė parė, kėta ishin emra tė njė grupi njerėzish tė mirė, tė cilėt ishin prej popullit tė Nuhut. Nė fillim njerėzit qėndruan njė periudhė tek varret e tyre, pastaj pas njė farė kohe skalitėn pamjet e tyre nė statuja. Kėto gjeste janė rreptėsisht tė ndalura, aq mė tepėr nėse shoqėrohen me lutjen e tė vdekurit dhe kėrkimin e ndihmės prej tij. Tė gjitha kėto i pėrmendėm duke sqaruar shirkun qė ndodhet nė kėto veprime. Po ashtu sqaruam edhe dallimin midis "vizitės sė shpikur" ku praktikuesit e saj u ngjasojnė tė krishterėve dhe vizitės qė ėshtė nė pėrputhje me Sheriatin.



Gjykimi i uljes sė kokės para shehlerėve tė mėdhenj dhe puthja e tokės



Ulja e kokės tek shehlerėt e mėdhenj etj, puthja e tokės dhe veprime tė tjera tė kėtij lloji janė rreptėsisht tė ndaluara dhe nuk ka mosmarrėveshje midis imamėve se kjo gjė ėshtė e ndaluar. Madje pėrkulja e shpinės pėr dikė tjetėr pėrveē Allahut ėshtė diēka e ndaluar. Nė Musned (tė imam Ahmedit) dhe nė libra tė tjera, transmetohet se Muadh ibn Xhebeli – Allahu qofė I kėnaqur me tė -, kur u kthye nga Shami, bėri sexhde pėr pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) dhe ai i tha:"Ēfarė ėshtė kjo, o Muadh? Ai tha:"O i dėrguari i Allahut! Unė i pashė njerėzit nė Sham duke i bėrė sexhde njerėzve me pozitė dhe njerėzve tė denjė nė luftė. Thoshin se e kishin marrė kėtė gjė nga pejgamberėt e tyre. Ai (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"Kanė gėnjyer, o Muadh! Nėse unė do tė urdhėroja dikė pėr t'i bėrė sexhde dikujt, do tė urdhėroja gruan t'i bėjė sexhde burrit tė saj, pėr shkak tė sė drejtės qė ka ndaj saj. O Muadh! Nėse ndodh qė tė kalosh tek varri im, a do bėsh sexhde? Tha:"Jo!" Ai (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) tha:"Mos e bėj njė gjė tė tillė."



Nė Sahih transmetohet prej hadithit tė Xhabirit se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) u fal ulur pėr shkak tė njė sėmundjeje, ndėrkohė qė shokėt e tij u falėn nė kėmbė. Ai i urdhėroi qė tė ulen dhe u tha:"Mos mė madhėroni mua siē madhėrojnė tė huajt njėri-tjetrin." Po ashtu ka thėnė:"Kush gėzohet qė t'i ēohen njerėzit nė kėmbė, le tė pregatisė ndenjėsen e tij nė zjarr." Ai (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ndaloi ata tė qėndronin ngritur nė kėmbė kur ai ishte ulur, edhe pse ata ishin ēuar pėr namaz dhe kėtė gjė e bėri qė ata tė mos u gjasojnė atyre qė ngrihen nė kėmbė pėr prijėsit ose udhėheqėsit e tyre. Po ashtu bėri tė ditur se ai person qė dėshiron tė qėndronjė tė tjerėt nė kėmbė pėr tė, ka pėr tė qenė nė zjarr. Vallė, si do tė jetė pėrfundimi pėr dikė qė i bėhet sexhde, pėrkulen pėr tė dhe ia puthin duart?



Umer ibn Abdulazizi, i cili ka qenė zėvendėsi i Allahut nė tokė, kishte ngarkuar disa njerėz tė tij qė tė ndalonin atė qė hynte prej puthjes sė tokės, madje kush e puthte tokėn, ai e edukonte.



Shkurtimisht po them se ngritja dhe ulja, rukuja, sexhdja janė tė drejta tė tė Vetmit tė Adhuruar, Krijuesit tė qiejve dhe tokės. Dhe ajo qė ėshtė e drejtė absolute vetėm pėr Allahun, nuk lejohet qė tė kryhet ndonjė gjė prej saj pėr dikė tjetėr si p.sh: betimi pėr dikė tjetėr veē Allahut tė Lartėsuar. I dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Kush do tė betohet, le tė betohet pėr Allahun ose le tė heshtė."


Gjithashtu ka thėnė:"Kush betohet pėr dikė tjetėr veē Allahut, vėrtet qė ka bėrė shirk." Pra, i gjithė adhurimi duhet tė kryhet vetėm pėr Allahun, Njė tė vetėm dhe pa ortak.



"Dhe ata nuk u urdhėruan pėr tjetėr, veēse qė duhet tė adhuronin vetėm Allahun dhe tė mos adhuronin tjetėr pėrveē a pėrkrah Tij, tė adhuronin Atė me besim tė vėrtetė e pėrkushtim tė plotė dhe tė kryenin faljen e namazit e tė jepnin zekatin. Dhe kjo ėshtė feja e drejtė dhe e vėrtetė." [el-Bejjineh: 5]



Nė Sahih (tė Muslimit), transmetohet se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Vėrtet Allahu do prej jush tre gjėra: Tė adhuroni vetėm Atė e tė mos i shoqėroni askėnd nė adhurim, tė kapeni tė gjithė fortė me litarin e Allahut e tė mos pėrēaheni dhe tė kėshilloni atė tė cilin Allahu e ka ngarkuar me ēėshtjen tuaj." Dhe baza e adhurimit ėshtė pėrkushtimi i fesė vetėm pėr Allahun.



Pejgamberi ynė (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) e ka ndaluar rreptėsisht shirkun, qoftė pak apo shumė, i vogėl apo i madh. Kėtė e argumenton fakti i transmetimit prej shumė rrugėve se ai ka ndaluar namazin nė kohėn e lindjes sė diellit dhe nė kohėn e perėndimit tė tij. Kjo ėshtė transmetuar me tekste tė ndryshme, njė herė ka thėnė:"Mos prisni qė ta falni namazin nė kohėn e lindjes sė diellit dhe as nė perėndimin e tij." Kurse njė herė tjetėr ka ndaluar qė tė falet njeriu pas agimit derisa tė lindet dielli dhe po ashtu ka ndaluar qė tė falet namaz pas namazit tė iqindis derisa tė perėndojė dielli. Njė herė tjetėr ka pėrmendur se dielli kur lindet, lindet midis dy brirėve tė shejtanit dhe nė kėtė kohė jobesimtarėt i bėjnė sexhde diellit. Gjithashtu ka ndaluar faljen e namazit nė kėtė kohė, sepse ka pėrngjasim me idhujtarėt, tė cilėt nė kėtė kohė i bėjnė sexhde diellit. Shejtani i vendos brirėt e tij nė atė pozicion qė tė lindi dielli midis brirėve tė tij, me qėllim qė sexhdja tė bėhet pėr tė. Atėherė, vallė si ėshtė gjendja e atij, shirku i tė cilit ėshtė mė i shfaqur se ky dhe pėrngjasimi i tij me idhujtarėt ėshtė mė i dukshėm? Allahu i i Lartėsuar thotė duke iu drejtuar tė dėrguarit tė Tij qė t'i thotė ithtarėve tė librit (tė krishterėve dhe ēifutėve):



"Thuaj (o Muhamed): O ithtarė tė librit (ēifutė e tė krishterė)! Ejani te njė fjalė qė ėshtė e drejtė dhe e pėrbashkėt mes nesh dhe jush, qė tė mos adhurojmė askėnd pėrveē Allahut, qė tė mos i vėmė Atij shokė nė adhurim dhe asnjė prej nesh tė mos marrė tė tjerė pėr zot pėrveē Allahut tė Vetėm. Pastaj nėse ata largohen, thuaju dėshmoni pėr ne se jemi muslimanė." [Ali Imran: 64]



Pra, e gjithė kjo se nė tė ekziston pėrngjasimi me ithtarėt e librit, tė cilėt morėn njėri-tjetrin si zota pėrveē Allahut. Ndėrsa ne jemi tė ndaluar tė bėjmė kėtė veprim. Kush i shmanget udhėzimit tė pejgamberit tė Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), udhėzimit tė shokėve tė tij dhe udhėzimit tė pasuesve tė tyre me bamirėsi, tek ajo qė ngjason me ritet fetare e tė krishterėve, ai pa dyshim qė ka lėnė atė pėr tė cilėn e ka urdhėruar Allahu dhe i dėrguari i tij.



Pėrsa i pėrket fjalės qė thotė dikush: Nevoja ime u krye me begatinė e Allahut dhe begatinė tėnde; kjo ėshtė njė shprehje e keqe, sepse nuk mund tė krahasohet me kėtė shembull askush me Allahun. Kur dikush i tha pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij):Ēfarė dėshiron Allahu dhe ti! Ai tha: A mė bėre mua shok me Allahun? Thuaj: Ēfarė do vetėm Allahu. Ai njė herė i tha shokėve tė tij:"Mos thoni: ēfarė dėshiron Allahu dhe Muhamedi, por thoni: ēfarė dėshiron Allahu, pastaj dėshiron Muhamedi."



Nė njė hadith tjetėr thuhet se disa muslimanė panė dikė qė thoshte: Sa popull i mirė jeni ju! Sikur tė mos i bėni shokė Allahut d.m.th: ju thoni: ēfarė dėshiron Allahu dhe dėshiron Muhamedi. Dhe pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ndaloi nga kjo gjė. Nė Sahih (tė Buhariut dhe Muslimit) transmetohet se Zejd ibn Khalid ka thėnė: Njė herė i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) u fal me ne duke na prirė namazin e sabahut kur ishim nė Hudejbije, ndėrkohė qė natėn kishte rėnė shi dhe tha:"A e dini ēfarė tha Allahu kėtė natė? Ne thamė: Allahu dhe i dėrguari i Tij janė mė tė dijshėm. Tha: Ai tha: Disa robėr tė mi u gdhinė besimtarė tek Unė dhe disa tė tjerė u gdhinė jobesimtarė. Ai qė thotė: Ne na zbriti shiu me mirėsinė e Allahut dhe mėshirėn e Tij, ky ėshtė qė bėson tek Unė dhe qė nuk beson tek yjet. Ndėrsa ai qė thotė: Na zbriti shiu pėr shkak tė kėtij ylli, apo atij tjetri, ky ėshtė ai qė nuk beson tek Unė, por beson tek yjet."



Shkaqet, tė cilat Allahu i ka bėrė shkaqe, nuk mund tė bėhen ortak, shok apo ndihmėtar. Kurse ai qė thotė: Me begatinė e shehut, ndoshta ka pėr qėllim lutjen e tij dhe lutja qė pranohet mė shpejt ėshtė lutja e atij qė nuk ėshtė prezent. Ndoshta ai ka pėr qėllim me tė begatinė e asaj tė mire tė cilėn ai ia ka mėsuar dhe e ka urdhėruar pėr tė. E ndoshta mund tė ketė pėr qėllim begatinė e ndihmėn me tė cilėn ai e ka ndihmuar nė tė vėrtetė, apo qė e ka dashur pėr hir tė fesė etj… Qė tė gjitha kėto janė kuptime tė drejta.



Nėse ai ka pėr qėllim me tė lutjen qė bėn pėr tė vdekurin apo pėr atė qė nuk ėshtė prezent, si veēimi i shehut me kėtė ndikim, apo veprimi i asaj pėr tė cilėn ai ėshtė i pafuqishėm, qė nuk ka mundėsi ta kryej atė, apo qė nuk e ka pėr qėllim atė, atėherė pasimi dhe ndihma e tij nė kėto gjėra ėshtė prej bidateve tė kėqija, gjithashtu edhe kuptimet e tjera tė kota tė ngjashme me kėto. Ndėrsa ajo gjė pėr tė cilėn nuk ka dyshim se puna nė bindje ndaj Allahut, lutja e besimtarėve pėr njėri-tjetrin e tė tjera veprime si kėto, janė tė dobishme nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr dhe ato ndodhin me mirėsinė dhe mėshirėn e Allahut.




Realiteti i "el-Kutbu," "el-Gauthit" dhe "el-Ferdul Xhami"



Ndėrsa pėrgjigjja e pyetjes rreth "el-Kutbu',' "el-Gauth" dhe "el-Ferdul Xhami'," qė tė gjitha kėto i thonė disa grupe njerėzish. Ata i komentojnė me gjėra qė janė krejtėsisht tė kota nė fenė islame. Si p.sh: Disa termin "el-Gauth" e komentojnė duke thėnė se ai ėshtė i cili me ndėrmjetėsimin e tij arrihet pėrkrahja e krijesave, qoftė ndihma apo furnizimi i tyre. Saqė disa prej tyre thonė se ndihma e engjėjve dhe e peshqve tė detit realizohet me ndėrmjetėsimin e tij. Kjo thėnie e tyre ėshtė plotėsisht e ngjashme me atė qė thonė tė krishterėt pėr Mesinė - paqja e Allahut qoftė mbi tė -, siē thonė ekstremistėt pėr Aliun - Allahu qoftė i kėnaqur prej tij -. Dhe pa dyshim qė ky ėshtė njė mosbesim (kufėr) i qartė, qė kush e bėn kėtė kėrkohet prej tij qė tė pendohet; nėse pendohet, mirė; nėse nuk pendohet, vritet. Kjo gjė ndodh sepse nuk ekziston asnjė nga krijesat, qoftė engjėll apo njeri, qė me anė tė tij tė realizohet ndihma e krijesave. Prandaj, ajo qė thonė filozofėt nė "dhjetė mendjet" pėr tė cilat medojnė se janė engjėjt dhe ajo qė thonė tė krishterėt pėr Mesinė, e shprehje tė tjera tė tilla, janė kufėr (mosbesim) i qartė. Ky ėshtė mendimi i tė gjithė mslimanėve.



Gjithashtu kam pėr qėllim me termin "el-Gauth," atė qė thonė disa njerėz se nė tokė ekzistojnė mė tepėr se treqind e dhjetė burra, qė titullohen "Nuxhabaa" e prej tyre zgjidhen shtadhjetė, qė titullohen "Nukabaa," prej tyre zgjidhen dyzet tė tjerė qė titullohen "Abdalė," prej tyre zgjidhen shtatė "Aktabė," prej tyre zgjidhen katėr tė tjerė qė titullohen "Autadė," dhe prej tyre zgjidhet njė qė quhet "el-Gauthi" qė qėndron nė Mekė. Ata pretendojnė se banorėt e tokės, kur i godet ndonjė fatėkeqėsi nė furnizim dhe nė ndihmė, drejtohen tek treqind e dhjetė burrat. Kėta drejtohen tek shtatėdhjetė tė tjerėt, tė shtatėdhjetėt drejtohen tek dyzetėt, tė dyzetėt drejtohen tek shtatė, shtatė drejtohen tek katėr dhe sė fundi tė katėrt drejtohen tek njė. Disa tė tjerė ndoshta i shtojnė numrat dhe gradėt e tyre e disa tė tjerė i pakėsojnė. Kjo ndodh sepse ata kanė shprehje tė ndryshme rreth kėtyre ēėshtjeve. Disa prej tyre thonė se zbret nga qielli mbi Ka'be njė gjethe jeshile qė mban emrin e "Gauthit" tė kohės. Disa tė tjerė thonė qė zbret emri i Khidrit tė asaj kohe. Kjo e fundit ndodhet tek ata qė thonė se Khidri ėshtė njė gradė. Ata po ashtu thonė se nė ēdo kohė ekziston njė Khidėr, sepse ata nė kėtė ēėshtje kanė dy mendime. Por qė tė gjitha kėto janė tė kota dhe nuk kanė origjinė nė librin e Allahut e as nė sunetin e tė dėrguarit tė Tij, nuk e ka thėnė ndonjė prej tė parėve tė kėtij populli apo ndonjė nga imamėt e kėtij umeti dhe asnjė nga dijetarėt e mėparshėm tė cilėt meritojnė qė tė pasohen. Gjithashtu ėshtė e ditur se zotėria ynė – i dėrguari i Zotit tė botėve –, Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu - Allahu qoftė i kėnaqur me ta -, kanė qėnė krijesat mė tė mira nė kohėn e tyre e siē dihet ata ishin nė Medinė e jo nė Mekė. Disa prej tyre transmetojnė njė hadith nė lidhje me "Hilalin," djaloshin e Mugire Ibn Shu'be duke thėnė se ai ėshtė njė nga tė shtatėt, porse ky ėshtė njė hadith i kotė nė bazė tė mendimit tė tė gjithė dijetarėve, tė cilėt kanė rėnė dakord pėr kėtė. Edhe pse disa prej kėtyre haditheve i transmeton Ebu Nuajmi nė veprėn e tij "Hiljetul Eulija" dhe shejh Abdurrahman es-Sulemij nė disa prej librave tė tij, ti mos u mashtro me kėto libra se nė to ndodhen hadithe tė sakta, tė mira, tė dobėta, tė shpikura dhe gėnjeshtra pėr tė cilat nuk ka mosmarrėveshje midis dijetarėve qė janė gėnjeshtra tė shpikura. Ndonjėherė ndokush mund t'i transmetojė sipas traditės sė disa pjesėtarėve tė hadithit tė cilėt kanė transmetuar atė qė kanė dėgjuar duke mos bėrė dallim midis tė saktit dhe tė kotit. Pjesėtarėt e hadithit nuk transmetonin tė tilla hadithe. Kjo sepse ka ardhur nė Sahih (tė Muslimit) se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė: Kush flet prej meje njė hadith qė e sheh se ėshtė gėnjeshtėr, atėherė ai ėshtė njėri nga gėnjeshtarėt." Shkurtimisht po them se muslimanėt e dinė se kur zbresin mbi ta fatkeqėsitė, qoftė kur janė nė mirėqėnie apo nė frikė si p.sh kur luten nė namazin e istiskas qė kėrkojnė shiun me qėllim qė mbi ta tė zbresė furnizimi, kur luten nė namazin e eklipsit, kur pėrgatiten pėr largimin e fatkeqėsisė dhe nė raste tė tjera, ata drejtohen vetėm tek Allahu, duke lutur vetėm Atė, i Cili nuk ka ortak pa i shoqėruar Atij asnjė shok nė adhurim.



Muslimanėt asnjėherė nuk duhet qė t'i kthehen dikujt tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar pėr nevojat qė ata kanė. Madje edhe idhujtarėt nė kohėn e injorancės sė tyre e lusnin Allahun pa ndėrmjetės dhe Allahu i pėrgjigjej atyre. Vallė, a mendon se pas Teuhidit dhe Islamit nuk do t'i pėrgjigjet lutjes sė tyre pėrveēse me kėtė ndėrmjetės, pėr tė cilin Allahu nuk ka zbritur asnjė fakt? Allahu i Lartėsuar thotė:



"Dhe kur njeriun e kap ndonjė hall (ose e keqe), ai na lutet Neve i mbėshtetur nė krahun e tij, i ulur ose nė kėmbė. Por pasi Ne ia kemi larguar atij tė keqen, ai vazhdon nė rrugėn e tij si tė mos na ishte lutur Neve pėr njė hall qė i ka rėnė atij!" [Junus: 12]



Ai pėrsėri thotė:



"Ndėrsa kur ju kap e keqja nė det, ata tė cilėt ju i thėrrisni pėrveē Atij shuhen e zhduken prej jush pėrveē Atij (vetėm Allahu)." [el-Isra: 67]



Nė njė ajet tjetėr thotė:



"Thuaju (O Muhamed):"Mė thoni, sikur tė binte mbi ju dėnimi i Allahut, apo t'ju vijė ora (sė cilės ju i trembeni) a do t'i thėrrisnit tjetėrkujt pėrveē Allahut? (Pėrgjigjuni) nėse jeni tė drejtė! Patjetėr, ju vetėm Atij do t'i thėrrisnit dhe nė qoftė se Ai do, Ai mund t'jua largojė atė fatkeqėsi pėr tė cilėn ju i thėrrisni Atij dhe atė kohė ju harroni ēfarėdo shoku qė i keni bashkuar Atij nė adhurim." [en-Aam: 40-41]



I Lartėsuari thotė:



"Vėrtet qė Ne dėrguam (tė dėrguar) nė shumė popuj para teje (o Muhamed) dhe Ne i kapluam ata me varfėri tė madhe (a humbje pasurie) dhe me humbje tė shėndetit e fatkeqėsi qė tė mund tė besonin me pėrulje. Kur atyre u binin vuajtje nga Ne, pse atėherė ata nuk besuan me nėnshtrim? Por zemrat e tyre u ashpėrsuan dhe shejtani ua bėri atyre t'u duken tė drejta veprat qė punonin." [en-Aam: 42-43]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) kėrkoi shi pėr shokėt e tij nė namaz dhe duke mos u falur. Ai i priu ata nė namazin e istiskas (kėrkimit tė shiut), namazin e eklipsit dhe bėnte du'a nė namazin e tij dhe kėrkonte ndihmė kundra idhujtarėve. Gjithashtu edhe khalifėt (zėvendėsit) e drejtė pas tij, imamėt e fesė dhe dijetarėt e muslimanėve, qė tė gjithė kanė ndjekur dhe ndjekin kėtė rrugė. Prandaj thuhet se tre gjėra nuk kanė origjinė:"Porta e Nusejrive," "I prituri i rrafidave"4 dhe "Gauthi i injorantėve." Kjo sepse Nusejritė pretendojnė se porta qė kanė ata, thonė se mban botėn. Ai vėrtet ekziston, porse pretendimi i nusejrive nė tė ėshtė krejt i kotė. Kurse pėrsa i pėrket Muhamed ibn Hasen el-Askeri, Gauthit qė qėndron nė Mekė dhe gjėra tė kėtij lloji, qė tė gjitha janė tė kota dhe nuk ekzistojnė.



--------------------------------------------------------------------------------
4. Ai qė presin Rrafidat quhet Muhamed ibn Hasen el-Askeri. Ata pretendojnė se ai hyri nė Serdaab nė Irak dhe presin daljen e tij.

--------------------------------------------------------------------------------

Gjithashtu ajo qė pretendojnė disa tė tjerė se "Kutbul Gauthul Xhami" pėrkrah eulijatė e Allahut dhe i njeh ata tė gjithė, e tė tjera si kėto, janė tė kota. Ebu Bekri dhe Umeri - Allahu qoftė i kėnaqur prej tyre, nuk i njihnin tė gjithė eulijatė e Allahut dhe as nuk i pėrkrahnin ata. Atėherė si do tė munden ata tė humbur, mashtrues dhe rrenacakė? I dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ėshtė zotėria i bijve tė Ademit dhe ai do t'i njohė ata tė cilėt nuk i pa prej popullit tė vet nga shenjat e abdesit. Pra, do t'i njohė nga e bardha qė ndodhet nė vendet qė ata marrin abdes. Ka prej eulijave tė Allahut aq shumė, saqė nuk mund t'i numėrojė askush tjetėr pėrveē Allahut tė Lartėsuar. Ai (Muhamedi) ėshtė imami dhe ligjėruesi i pejgamberėve tė Allahut, por megjithatė nuk e njihte pjesėn mė tė madhe tė tyre. Madje Allahu i Lartėsuar thotė:



"Dhe sigurisht qė Ne kemi sjellė tė dėrguar para teje (o Muhamed), pėr disa prej tyre Ne tė kemi njoftuar pėr ndodhinė e tyre dhe pėr disa Ne nuk tė kemi njoftuar pėr ngjarjen e tyre." [Gafir: 78]



Musai nuk e njihte Khidrin dhe Khidri nuk e njihte Musain. Madje kur Musai e pėrshėndeti Khidrin, ai i tha: A ka pėrshėndetje nė tokėn tėnde? Ai i tha atij: Unė jam Musai. Ai tha: Musai i bijėve tė Israilit? Ai tha: Po.



Atij i kishte mbėrritur emri dhe lajmi nė lidhje me tė, mirėpo nuk e kishte parė ndonjėherė. Kush thotė se ai ėshtė i pari i eulijave, apo thotė qė ai i njeh tė gjithė ata, padyshim ka folur kotė.



Mendimi i prerė nė lidhje me Khidrin – Paqja e Allahut qoftė mbi tė -



Mendimi i saktė,tė cilin e kanė zgjedhur dijetarėt tė cilėt i japin rėndėsi tė madhe studimit tė ēėshtjeve duke kėrkuar tė vėrtetėn, ėshtė se Khidri ka vdekur dhe nuk e ka arritur Islamin. Nėse ai do tė ekzistonte nė kohėn e pejgamberit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) do tė ishte detyrė pėr tė qė tė besonte nė pejgamberin (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), tė luftonte sė bashku me tė ashtu siē e obligoi Allahu ndaj tij dhe ndaj tė tjerėve. Nėse ai vėrtet do tė ekzistonte, do tė ishte nė Mekė dhe nė Medine. Do tė ishte prezent me sahabėt pėr tė luftuar sėbashku me ta dhe pėr t'i ndihmuar ata nė fe. Kjo ishte mė mirė pėr tė sesa tė prezantonte tek njė popull jobesimtarė pėr tė mbyllur vrimėn qė u hap nė anijen e tyre. Ai nuk do tė rrinte i fshehur nga populli mė i mirė i tė gjitha kohėve tė njerėzimit, ndėrkohė qė ai ishte midis idhujtarėve dhe nuk u fsheh nga ata. Pastaj muslimanėt nuk kanė nevojė pėr atė dhe tė tjerė si ai nė fenė e tyre dhe as pėrsa i pėrket kėsaj bote. Kjo sepse ata e morėn fenė e tyre nga i dėrguari analfabet (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij), i cili u mėsoi atyre Librin dhe Hikmetin (Sunetin). Pejgamberi i tyre u tha:"Nėse Musai do tė ishte gjallė dhe ju do tė pasonit atė e do tė mė linit mua, do tė humbnit." Isai, biri i Merjemes, kur tė zbresė nga qielli do tė gjykojė mbi ta me Librin e Zotit tė tyre dhe Sunetin e pejgamberit tė tyre. Atėherė ē'nevojė do tė kenė ata tek Khidri dhe tek ndonjė tjetėr si ai?! Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) i ka njoftuar ata pėr zbritjen e Isait nga qielli dhe prezencėn e tij me muslimanėt.



Ai ka thėnė:"Si mund tė shkatėrrohet njė popull tek i cili unė jam nė fillimin e tij dhe Isai nė fund tė tij?" Ndėrkohė qė dy pejgamberėt e nderuar (Muhamedi dhe Isai) duke shtuar Ibrahimin, Musain dhe Nuhun janė tė dėrguarit mė tė mirė dhe pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ėshtė zotėria i bijve tė Ademit dhe ata nuk u fshehėn nga ky popull, as nga masa e gjerė e popullit dhe as nga njerėzit e veēantė, atėherė si mund tė fshihet prej tyre dikush qė nuk ėshtė si ata? Nėse Khidri do tė ishte gjithnjė gjallė, si ka mundėsi qė pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) nuk e ka pėrmendur asnjėherė kėtė, as nuk e ka njoftuar popullin e tij pėr tė dhe as khalifėt e tij tė drejtė? Ndėrsa kush thotė se ai ėshtė i pari dhe kontrolluesi eulijave, i themi atij: Kush ia dha atij kėtė post qė tė jetė i pari i eulijave kur dihet qė eulijatė mė tė mirė janė shokėt e Muhamedit (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij)? Dhe Khidri nuk ėshtė prej tyre. Pjesa mė e madhe qė tregohet nė lidhje me kėtė temė ėshtė gėnjeshtėr, kurse pjesa tjetėr ėshtė e ndėrtuar mbi bazėn e mendimit tė njė burri. Kjo ėshtė si puna e atij qė pa njė person dhe mendoi se ai ėshtė Khidri dhe tha: Ai ėshtė Khidri.



Ashtu sikurse rrafidat kur shohin njė person mendojnė ose pretendojnė se ai ėshtė imami i pritur dhe i pagabueshėm. Ėshtė transmetuar prej Imam Ahmed ibn Hambel se kur iu pėrmend Khidri ai tha: Kush tė drejton tek ai qė mungon, ai nuk ėshtė treguar i drejtė me ty. Nuk e ka vendosur kėtė nė gjuhėn e njerėzve askush tjetėr pėrveēse shejtanit. Ne jemi zgjeruar pėr kėtė ēėshtje nė vende (libra) tė tjera.




Mundėsia e emėrtimit tė njeriut mė tė mirė tė kohės me termat "el-Kutbu" dhe "el-Gauth"



Nėse dikush thotė:"el-Kutbul Gauthul Ferdul Xhami" ka pėr qėllim se ėshtė njė person i cili ėshtė njeriu mė i mirė i kohės sė tij, atėherė kjo ėshtė diēka qė mundet. Por nė tė njėjtėn kohė ka mundėsi qė tė jenė dy njerėz tė barabartė nė mirėsi, po ashtu ka mundėsi tė jenė tre apo katėr. Nuk mund tė thuhet nė mėnyrė tė prerė se nė ēdo kohė ėshtė vetėm njė person qė ėshtė njeriu mė i mirė. Ndoshta mund tė jenė njė grup njerėzish dhe mes tyre dikush ėshtė mė i mirė se njė tjetėr nė njė drejtim dhe jo nė njė tjetėr. Dhe kėto anė ose janė tė pėrafėrta ose tė barabarta. Por, edhe pse nė njė kohė mund tė jetė njė person qė ėshtė njeriu mė i mirė i kohės, emėrtimi i tij me termat "el-Kutub, el-Gauthu, Ferdul Xhami" ėshtė bidat pėr tė cilin Allahu nuk ka zbritur asnjė fakt dhe nuk e ka pėrdorur asnjė nga tė parėt dhe imamėt e kėtij populli.



Tė parėt tanė kanė vazhduar tė mendojnė se ndonjėri ėshtė njeriu mė i mirė i kohės sė tij ose nga mė tė mirėt e saj dhe nuk e emėrtonin atė me tė tillė emra pėr tė cilėt Allahu nuk ka zbritur asnjė fakt. Aq mė tepėr kur ka prej tyre qė mendojnė se Kutbi i parė ėshtė Hasen ibn Ali ibn Ebi Talib - Allahu qoftė i kėnaqur me ata. Pastaj shkallėzohet ēėshtja duke arritur deri tek ata qė nuk janė nė gradėn e tij, duke zbritur tek disa shehlerė tė kohėve tė fundit. Kjo ėshtė njė gjė e gabuar dhe e papranueshme, qoftė duke iu bazuar rrugės sė Ehli Sunetit apo duke iu bazuar rrugės sė Rrafidave. Ne themi: Ku ėshtė Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, ata qė pranuan tė parėt Islamin nga Muhaxhirėt (qė u shpėrgulėn nga Meka nė Medine) dhe Ensarėt (besimtarėt e Medines qė i strehuan dhe i ndihmuan ata)?!



Haseni nė kohėn qė ndėrroi jetė pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) sapo i ishte afruar kohės sė pjekurisė.


Ėshtė treguar se disa shehlerė tė mėdhenj qė merren me kėto gjėra kanė thėnė se dija "el-Kutubul Ferdul Gauthul Xhami" ėshtė si dija e Allahut tė Lartėsuar. Pra, thotė qė ai di atė qė di Allahu dhe ka mundėsi pėr atė qė ka Allahu. Gjithashtu pretendon se pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka qenė po kėshtu dhe se kjo u transferua nga pejgamberi tek Haseni derisa mbėrriti gradualisht tek shehu i atij (i cili pretendon kėtė gjė).



Pra, u dukė qartė se kjo gjė ėshtė kufėr (mosbesim) i qartė, injorancė e shėmtuar dhe pretendimi i diēkaje tė tillė tek i dėrguari i Allahut (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ėshtė mosbesim dhe gjithashtu pretendimi i diēkaje tė tillė tek shehlerėt e tyre ka tė njėjtin gjykim, madje janė nė plan tė parė. Allahu i i Lartėsuar thotė:



"Thuaj (o Muhamed): unė nuk ju them se kam thesaret e Allahut, as qė e di gajbin (tė fshehtėn, tė panjohurėn), as nuk ju them se unė jam melek." [en-Aam: 50]



I Lartėsuari thotė:



"Thuaj (o Muhamed): ''Unė nuk kam asnjė fuqi pėrfitimi ose dėmtimi pėr veten time, por vetėm si tė dojė Allahu. Po tė kisha dijen e Gajbit (tė sė fshehtės), atėherė do tė kisha shumėfishuar e shtuar pėr veten time njė bollėk begatie dhe asnjė e keqe nuk do mė prekte." [el-A'raf: 188]



I Lartėsuari thotė:



"Ata thonė: Nė qoftė se ne do tė kishim ndonjė lidhje me kėtė ēėshtje, atėherė asnjė prej nesh nuk do tė ishte vrarė kėtu." [Ali Imran: 154]



Pėrsėri thotė:



"Ata thanė: A kemi ne ndonjė pjesė nė kėtė ēėshtje? Thuaj (o Muhamed): Nė tė vėrtetė ēėshtja i takon plotėsisht Allahut." [Ali Imran: 154]



Gjithashtu Allahu i i Lartėsuar thotė:



"Qė Ai tė veēojė (e t'i ndajė) njė pjesė tė tyre qė nuk besojnė apo t'i poshtėrojė me turp qė kėshtu tė tėrhiqen tė shkatėrruar. Vendimi nuk ėshtė i yti (o Muhamed, por i Allahut), nėse Ai kthehet me mėshirė ndaj tyre (dhe i fal) apo i ndėshkon, pasi ata vėrtetė janė dhalimunė (keqbėrės, mohues dhe jobesimtarė)." [Ali Imran: 127-128]



I Lartėsuari thotė nė njė ajet tjetėr:



"Nė tė vėrtetė ti (Muhamed) nuk udhėzon kė tė duash, por Allahu udhėzon atė qė do Ai. Dhe Ai i njeh mė mirė ata qė janė tė udhėzuar." [el-Kasas: 56]



Allahu i i Lartėsuar na ka urdhėruar qė t'i bindemi tė dėrguarit tė Tij (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) duke thėnė:



"Ai qė i bindet tė dėrguarit (Muhamedit) vėrtet ai i ėshtė bindur edhe Allahut." [en-Nisa: 80]



Ai na ka urdhėruar qė ne ta pasojmė atė. Siē thotė nė njė ajet:



"Thuaj (O Muhamed): Nėse vėrtet e doni Allahun, atėherė mė ndiqni mua (pranoni Islamin, ndiqni Kura'nin dhe Sunetin, rrugėn time) dhe Allahu do t'ju dojė juve." [Ali Imran: 31]



Ai gjithashtu na ka urdhėruar qė ta pėrkrahim tė dėrguarin, ta ndihmojmė dhe ta nderojmė atė. Gjithashtu ka vendosur tė drejta pėr tė cilat i ka sqaruar nė Librin e tij, aq sa e ka bėrė detyrė pėr ne qė ai tė jetė njeriu mė i dashur tek ne nga vetet tona dhe nga familjet tona. Allahu i Lartėsuar thotė:



"Thuaju (o Muhamed): Nė qoftė se baballarėt tuaj, bijtė tuaj, vėllezėrit tuaj, gratė tuaja, tė afėrmit tuaj, pasuria qė ju keni fituar, tregtia tek e cila keni frikė humbjen dhe vendbanimet tuaja tek tė cilat gjeni kėnaqėsi, janė mė tė dashura pėr ju se Allahu dhe i dėrguari i Tij, mė (tė dashura) se pėrpjekja dhe lufta pėr ēėshtjen e Allahut, atėherė prisni derisa Allahu tė sjellė vendimin (dėnimin) e tij" [et-Teube: 24]



Pejgamberi (paqja, shpėtimi dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dhe familjen e tij) ka thėnė:"Betohem nė Atė, nė dorė tė tė Cilit ėshtė shpirti im, se nuk beson asnjėri prej jush derisa tė jem mė i dashur tek ai nga fėmija i tij, prindi i tij dhe nga tė gjithė njerėzit."



Umeri – Allahu qoftė i kėnaqur me tė, i tha atij:"O i Dėrguari i Allahut! Je mė i dashuri pėr mua se ēdo gjė tjetėr pėrveē vetes sime. Ai i tha: Jo, o Umer, derisa tė jem pėr ty mė i dashur se vetja jote. Ai tha: Nė tė vėrtetė tani je mė i dashur pėr mua edhe se vetja ime. Ai tha: Tani, o Umer! (Trans. Buhariu)



Gjithashtu ka thėnė:"Kush i ka tre gjėra, ai ka gjetur me to ėmbėlsinė e imanit (besimit): Ai tek i cili Allahu dhe i dėrguari i Tij janė mė tė dashur nga ēdokush tjetėr, ai i cili e do njė person dhe nuk e do pėr gjė tjetėr vetėm se pėr hir tė Allahut dhe ai qė urren tė kthehet nė mosbesim pasi e shpėtoi Allahu prej tij, ashtu si urren tė hidhet nė zjarr." (Trans. Buhariu)



Allahu i i Lartėsuar ka sqaruar nė librin e Tij tė drejtat e Tij, tė cilat nuk mund tė jenė pėr dikė tjetėr pėrveē Atij. Gjithashtu ka sqaruar tė drejtat e tė dėrguarve dhe tė drejtat e besimtarėve mes njėri-tjetrit. Kėtė ēėshtje e kemi sqaruar nė shkrime tė tjera, si p.sh.: fjala e Allahut tė Lartėsuar:



"Dhe kushdo qė i bindet Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij, i frikėsohet Allahut dhe i pėrkushtohet Atij, kėta janė tė fituarit." [en-Nur: 52]



Pra, bindja ėshtė pėr Allahun e tė Dėrguarin e Tij, kurse frika dhe pėrkushtimi janė vetėm pėr Allahun. Allahu i Lartėsuar thotė:



"Vetėm sikur tė ishin tė kėnaqur me atė qė u dha Allahu dhe i dėrguari i Tij dhe tė thoshin:"Allahu ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr ne! Allahu do tė na dhurojė ne nga begatitė e Tij dhe i Dėrguari i Tij (nga sadakatė, lėmosha)! Tek Allahu i kthejmė shpresat tona duke iu lutur vetėm Atij!" [et-Teube: 59]



Pra, u dukė qartė se dhėnia ishte prej Allahut dhe tė Dėrguarit, kurse varja e shpresave ishte vetėm tek lutja e Allahut. Allahu i Lartėsuar thotė:



"Dhe ēfarėdo qė t'ju japi juve i Dėrguari (Muhamedi), merreni atė dhe ēfarėdo qė ai jua ndalon, hiqni dorė (prej saj)." [el-Hashr: 7]



Kjo sepse e lejuar ėshtė ēfarė ka lejuar Allahu dhe i Dėrguari i Tij dhe e ndaluar ėshtė ēfarė ka ndaluar Allahu dhe i Dėrguari i tij. Ndėrsa mjaftueshmėria ėshtė vetėm pėr Allahun, siē thotė Allahu i Lartėsuar:



"Ata thanė: Vetėm Allahu na mjafton." [Ali Imran:17]



Dhe nuk thanė: Na mjafton Allahu dhe i dėrguari i tij.



Allahu i Lartėsuar thotė:



"O pejgamber! Allahu ėshtė mė se i mjaftueshėm pėr ty dhe pėr besimtarėt qė tė ndjekin ty." [el-Enfal: 64] d.m.th.: Allahu tė mjafton ty dhe u mjafton besimtarėve qė tė ndjekin ty. Kjo ėshtė e vėrteta e prerė nė lidhje me kėtė ajet. Prandaj fjala qė tha Ibrahimi dhe Muhamedi – paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi tė dy - ishte: Vetėm Allahu na mjafton neve dhe pėr ne Ai ėshtė Rregulluesi mė i mirė. Allahu i Madhėruar ėshtė mė i Dijshmi dhe mė i Menēuri.



Paqja, mėshira dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi krijesėn e Tij mė tė mirė, zotėrinė tonė Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi tė gjithė shokėt e tij.


Allahu e shperblefte shejun Islam Iben Tejmijen rahimullah per punen e tij dhe njekohesisht vellaun qe mundesoj perkthimin ne gjuhen shqipe .

Kerkoj falje nga Allahu per vete dhe per ju musliman andaj edhe ju bene nje gje te till ngase Allahu eshte Fales dhe Meshirues .

selamualejkum nga vellau juaj ne Islam
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė