Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-07-07, 21:39   #1
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Karakteri i Muslimanit .

Karakteri i Muslimanit


SHTYLLAT E ISLAMIT DHE PARIMET E MORALIT

Pejgamberi i Islamit e ka pėrcaktuar qėllimin parėsor tė dėrgimit tė tij dhe metodologjinė e qartė tė misionit tė tij me fjalėt: “Me tė vėrtetė jam dėrguar t’i plotėsoj virtytet e mo­ralit.” /Transmeton Maliku/
Kjo, sikur edhe misioni i cili e shėnoi rrjedhėn e vet nė historinė e jetės dhe bartėsi i tė cilit dha mund tė madh nė pėr­hap­jen e rrezeve tė tij dhe tubimin e njerėzve rreth tij, nuk pretendon mė tepėr se mbėshtetjen e vlerave tė tyre dhe ndriēimin e horizonteve tė pėrsosmėrisė para syve tė tyre, ashtu qė tė ecin nė tė me dituri.
Ritualet fetare tė miratuara nė Islam, tė cilat u konside­ruan kondita tė besimit nė tė, nuk janė ceremoni dogmatike tė llojit i cili e lidh njeriun me metafizikėn e padukshme dhe e obligon atė tė kryejė vepra dhe lėvizje tė cilat nuk kanė kuptim. Jo, assesi, por detyrat obligative, me tė cilat Islami e obligoi ēdo pjesėtar tė vet, janė stėrvitje e pėrsėritur me qėllim tė adapmit tė njeriut qė tė pajiset me vlera tė shėndosha dhe tė jetė konsekuent nė kėto vlera, kushedi sa tė ndėrrohen para tij rrethanat. Kėto mė sė shumti u ngjajnė stėrvitjeve fizike, tė cilave njeriu iu qaset me dėshirė tė madhe, duke pretenduar nga praktika e tyre e vazhdueshme shėndetin e trupit dhe jetėn stabile.
Kur’ani Famėlartė dhe Suneti i pastėr i shpalojnė qartė kėto tė vėrteta. Allahu i Madhėrishėm kur na detyroi me namazin obligativ, e tregoi edhe urtėsinė e kryerjes sė tij, duke thėnė: “… fal namazin, vėrtetė namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat…” (El-Ankebut: 45)
Pra, largimi nga mbrapshtitė dhe pastrimi nga fjala e keqe dhe vepra e keqe janė esenca e namazit. Nė hadithin e trans-metuar nga Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] nga Allahu i Madhėrishėm pėrmendet: “Unė e pra­noj namazin e Atij qė me tė mė ėshtė nėnshtruar Mua, nuk u sjell tė kėqija kri­jesave tė Mia, nuk ėshtė transparent nė mė­kate, tėrė ditėn mė pėrmend Mua dhe e mėshiron tė ngratin, udhėtarin, tė vejat dhe nevoj-tarin.” /Transmeton Bezzari/
Zekati i obliguar nuk ėshtė tatim i cili rrėmbehet prej xhepave, por ai nė radhė tė parė ėshtė mbjellje e ndjenjave tė mėshirės dhe butėsisė dhe forcim i lidhjeve tė njohjes reciproke dhe dashurisė nė mes shtresave tė ndryshme. Qėllimin e nxjerr-jes sė zekatit Kur’ani e ka theksuar me fjalėt: “Merr prej pasu-risė sė tyre (tė atyre qė pranuan gabimin) lėmoshė qė t’i pastrosh me tė dhe t’u shtosh (tė mirat) …” (Et-Teube: 103)
Urtėsia parėsore, pra, qenka pastrimi i shpirtit nga njollat e mospėrsosmėrisė dhe ngritja e shoqėrisė nė piedestale mė tė larta.
Pėr kėtė Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] i dha njė kuptim mė tė gjerė domethėnies sė fjalės lėmoshė, tė cilėn duhet ta japė muslimani, dhe thotė: “Buzėqeshja nė fytyrėn e vėllait tėnd ėshtė lėmoshė, urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga e keqja ėshtė sadaka (lėmoshė), ta udhėzosh njė njeri qė e ka humbur rrugėn ėshtė lėmoshė, ta largosh njė pengesė, ferrė dhe asht nga rruga ėshtė lėmoshė, t’i ndih­mosh njė vėllai tė nxjerrė ujė ėshtė lėmoshė dhe t’i ndihmosh njė njeriu me tė parė tė dobėt ėshtė lėmoshė.” /Transmeton Buhariu/
Kėto instruksione nė mjedisin shkretinor, i cili me shekuj jetoi nė hasmėri dhe mendjelehtėsi, tregojnė pėr qėllimet tė cilat i trasoi Islami dhe nė tė cilat i priu arabėt nė injorancėn e errėt.
Po ashtu, Islami e obligoi edhe agjėrimin. Islami kėtė nuk e konsideron abstenim tė pėrkohshėm nga disa ushqime dhe pije, por e konsideron njė hap kah ndalimi i njeriut nga epshet e ndaluara dhe pasionet e shėmtuara.
Si konfirmim tė kėtij kuptimi, Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kush nuk i lė fjalėt e kota dhe veprimet sipas tyre, le ta dijė se Allahu nuk ka nevojė qė ai ta lėrė hajen dhe pijen.” /Transmeton Buhariu/
Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] po ashtu thotė: “Agjėrimi i vėrtetė nuk ėshtė tė ndaluarit prej hajes dhe pijes, por agjė­rimi i vėrtetė ėshtė tė ndaluarit nga fjalėt e kota dhe punėt e ndyta; nėse tė shan dikush, apo tregohet ndaj teje injorant, thuaj: Unė jam agjėrue-shėm.” /Transmeton Ibėn Huzejme/
Kur’ani Famėlartė e pėrmend frytin e agjėrimit nė ajetin: “… agjėrimi ju ėshtė bėrė obligim sikurse qė ishte obligim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.” (El-Bekare: 183)
Ndoshta njeriu mund tė kujtojė se shkuarja nė vendet e shenjta, me tė cilėn ėshtė obliguar ai qė ka mundėsi dhe konsiderohet prej detyrave islame pėr disa pjesėtarė tė tij, ėshtė thjesht njė udhėtim i zbrazėt nga kuptimet etike dhe shembull i ritualeve metafizike tė cilat ndonjėherė i pėrmbajnė fetė. Kjo ėshtė gabim, pasi qė Allahu i Madhėrishėm lidhur me kėtė ritual thotė: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar, e kush bėn (ia fillon tė zbatojė) haxhin nė kėta muaj, nuk duhet t'i afrohet gruas, nuk bėn tė marrė nėpėr kėmbė dispozitat e sheriatit, as nuk duhet shkaktuar grindje. Ēka punoni nga e mira, Allahu di pėr to. Dhe pėrgatituni me furnizim (pėr rrugė), e furnizimi mė i mirė ėshtė devotshmėria, e ju tė zotėt e mendjes keni dronė Time.” (El-Bekare: 197)
Nga ky prezantim i pėrgjithėsuar i disa ritualeve me tė cilat u identifikua Islami, dhe tė cilat u njohėn se janė shtyllat e tij themelore, e kuptojmė qartė fuqinė e raporteve tė cilat e lidhin fenė me karakterin. Po, kėto janė rituale tė ndryshme nė formėn dhe mėnyrėn e vet, por tė gjitha bashkohen nė qėllimin tė cilin e theksoi Pejgamberi [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] me fjalėt: “Unė jam dėrguar t’i plotėsoj vlerat e moralit.”
Namazi, agjėrimi, zekati, haxhi dhe mėsimet e tjera islame tė ngjashme me kėto rituale fetare janė pidestalet e pėrsosmėrisė sė dėshiruar dhe bartėsit e pastėrtisė qė mbrojnė jetėn dhe lartėsojnė vlerėn e saj. Ndėrkaq, kėtyre vetive fisnike, tė cilat lidhen me to apo zhvillohen prej tyre, u ėshtė dhėnė pozitė e lartė nė fenė e Allahut.
Pėr atė, nėse njeriu nuk i shfrytėzon ato qė ta pastrojė zemrėn, ta kullojė qenien dhe t’i kalitė lidhjet e tij me Allahun dhe njerėzit, ai ka devijuar. Allahu i Madhėrishėm thotė: “Ai qė i paraqitet Zotit tė vet si kriminel, e ka Xhehenemin, nė tė cilin as nuk vdes as nuk jeton. Ndėrsa ai qė i paraqitet Atij besimtar, e qė ka bėrė vepra tė mira, tė tillėt i presin merita tė larta. (do ta presin) Xhenete tė Adnit, nėpėr tė cilėt rrjedhin lumenj dhe aty do tė jenė pėrjetė. Ky ėshtė shpėrblim i atij qė ėshtė pastruar nga mosbesimi.” (Ta Ha: 74-76)


vazhdon inshaAllah.


__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante