Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-01-10, 23:45   #3
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pushtimi i Shkupit dhe ngritja e flamurit tė Pavarėsisė mė 12 gusht 1912

Tėrheqja e kryengritėsve shqiptarė nga Shkupi 18-19 gusht 1912

Kėtė marrėveshje tė cunguar ku qeveria turke nga 14 pikat pranoi vetėm 12 pika e njohu vetėm qeveria e Vjenės. Athina zyrtare kėrkoi nga Beogradi, Sofja e Cetinja mė 18 gusht 1912, ditėn kur Stambolli pranoi memorandumin shqiptar qė tė ndėrmarrin masa qė tė mos pranohen kėrkesat e kryengitėsve shqiptarė.

Kundėr aspiratave shqiptare pėr liri e bashkim kombėtar, haptazi u ēua kundėr dega partisė sė e VMRO-sė, qė vepronte nė Qarkun e Shkupit, duke i dėrguar njė memorandum Kryetarit tė Qeverisė Bullgare Geshovit, “qė mos tė lejojė qė Shkupi tė hy nė kuadėr tė Autonomisė sė Shqipėrisė”.

Rusia e rrefuzoi fuqishėm memorandumin e shqiptarėve, duke detyruar Turqinė mė 19 gusht 1912, tė ndryshojė vendimin e marrė, e nėse i pranon kėrkesat e shqiptarėve, kėta privelegje ti shtrijė edhe tek popujtė tjerė ortodoks tė Ballkanit. Qeveria turke mė 23 gusht i shpalli kėrkesat shqiptare nė fletoren zyrtare, por gjithsesi tė reduktuara, duke mos pėmend fare termin Shqipėri apo shqiptarė, me qėllim qė tė pakėsonte presionin e popullatės jo shqiptare sidomos nė Vilajetin e Janinės, Manastirit dhe Kosovės.

Rrezultatet e marėveshjes nė Shkup i shpalosi Ibrahim Pasha, dhe njohjen e 12 pikave nga 14 sa ishin tė pėrpiluara nė memorandumin e Hasan Prishtinės. Pėr kėtė arsye udhėheqėsit e kompanive kryengritės vendosėn tė mbajnė mbledheje nė mbrėmje tė datės 18-19 gusht, ku rryma e tė moderuarėve u mundua tė bindė Isa Boletinin, Bajram Currin, e Idriz Seferin, pėr ta lėshuar qytetin. Kėta arritėn qė tė bindin edhe Bajram Currin qė me 19 gusht me shokė ta lėshojė qytetin, duke lėnė vetė Riza bej Gjakovėn, i cili vendosi edhe mė tutje tė qėndrojė nė Shkup. Por me kėrkesėn e Riza beut u ndal edhe Isa Boletini.

Korri diplomatik kthimin e Isa Boletinit e kishte kuptuar si moment tejet kritik dhe tentativė tė kryengritėsve pėr tė marrė pushtetin nė Shkup, i cili tani mė mbahej vetėm formalisht.

Prandaj nga ky shkak njė delegacion i korrit diplomatik tė pėrqėndruar nė Shkup nėn udhėheqjen e konsullit rus kėrkuan sqarim te Ibrahim Pasha pėr situatėn e krijuar nė ēastet e fundit, pėr sigurinė e diplomatėve tė huaj qė tė mbesin edhe mė tutje nė Shkup, pasi disa ishin nisė pėr Selanik.Ata kėrkonin pėrgjigje nga Ibrahim Pasha, pse shqiptarėt nuk duan tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Por kėsaj radhe Ibrahim Pasha, sqaroi bisedat qė kishte pasur me krerėt shqiptarė dhe garancat qė kishte marrė nga ata pėr siguri personale dhe garanci tė plotė pėr diplomatėt e huaj. Duke u garantuar se forcat turke janė nė vendet kyēe, tė gatshme pėr tė siguruar pikat e zyrtarėve.

Por argumentet flasin ndryshe se kėto grupe nacionaliste qė vepronin pėr rreth Bajram Currit, Isa Boletini dhe Riza bej Gjakovės, nuk ishin tė kėnaqur me marrėveshjen e arritur nė Shkup. Pėr kėtė arsye ky grup atdhetarėsh nuk pajtohej me rrymėn e tė moderuarėve qė donin intimisht ta shpėtonin Turqinė. Te kėta mbisundonte bindja se pa Turqinė nuk mundė tė mbijetonte populli shqiptar. Njė ndėr ta ishte vetė Mehmet pashė Tetova, njeriu mė me influencė te Sulltani. V.XH.).

Ky grup radikal nuk pajtohej me 12 pikat e paraqitura, prandaj kėta nuk donin ti dorėzonin armėt. Posaēėrisht kur ishte nė pyetje njohja e gjuhės shqipe si gjuhė zyrtare dhe ēėshtja e Autonomisė sė Shqipėrisė Etnike. Nė kėto rrethana tejet tė tendosura politike Fuqitė e Mėdha nuk donin konfrontim nė mes veti, Franca mbante pozicion neutral me Anglinė, Rusia haptazi e sulmoi Turqinė, ndėrsa Austria u pajtua me kėtė status quo qė ekzistone para kryengritjes shqiptare nė Ballkan. Pėr kėtė arsye obori Mbretėror i Vjenės lajmėronte konsullin e vetė nė Sofje, “se Porta e Lartė nuk don fare tė mirret me kėtė pėrcaktim territorial.

Nė ato ēaste gjendja politike dukej se po shpėrthente dhe paniku e kaploi tėrė qytetin e Shkupit me rrethinė. Nė anėn tjetėr Ibrahim Pasha, me premtime politike ndaj disa udhėheqėsve popullorė e kishte siguruar qetėsinė. Ai tani ishte i bindur thellė se kishte futur pėrēarje nė kreun e kryengritėsve shqiptarė dhe te ky mbisundonte bindja se shqiptarėt nuk do tė kenė mundėsi qė tė kthehen pėrsėri tė organizuar nė Shkup. Prandaj ky nė mėnyrė bindėse u deklaroi pėrfaqėsuesėve tė huaj diplomatik siguri dhe paqė, se nuk do tė ketė mė gjakderdhje. Pra pėr disa lėshime qė u bėri shqiptarėve, Porta e Lartė, arriti nė fund qė tė vij deri nė paqė dhe mė 20 gusht nė mėngjes herėt kryengritėsit shqiptarė u tėrhoqėn dhe pėr 24 orė e lėshuan kryeqytetin e Vilajetit tė Kosovės-Shkupin.

Pėr kėto lėshime qė kanė bėrė krerėt e kryengritjes shqiptare me qeverinė turke, mė sė miri e dėshmon deklarata e Isa Boletinit pėr dis-harmoninė qė ka ekzistuar nė mesin e kryengritėsve shqiptarė e posaēėrisht nė kreun udhėheqės ku deklarohet vetė Isa: “Nuk kena luftue pėr me i sigurue as vetes as kurkujtė grazhde e kulltuqe, na kena vendimin e Kuvendit tė Junikut, atė duhet ta mbrojmė. Hallet tona kėshtu mbrapa i kemi sė bashku nė vendin tonė. Se ēe besa, ēa thonė e bėjnė pėrtej Qyperlisė e deri nė Stamboll sėshtė puna e jonė”. Shprehimisht kėto fjalė Isa i thotė pasi arrinė nė Mitrovicė,”Hasan Prishtina dhe Zenulla beu kanė vepruar nė bazė tė interesit personal vetėm e vetėm pėr tu bėrė deputet”.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė