Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-07, 09:47   #16
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Po ku je o zot! Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė…



H. G., nga Prishtina duke fshirė lotėt, me trupin qė i dridhej si purtekė, duke shtrėnguar duart dhe duke shikuar herė kah vajza e herė kah dritarja filloi rrėfimin e vet tė dhembshėm:

“Prishtina gjatė bombardimeve pėr herė tė parė po e pėrjetonte luftėn. Kur filloi ushtria, policia dhe paramilitarėt t’i nxirrnin njerėzit nga shtėpitė e tyre vetėm atėherė ua besova vatrave tė luftės qė ishte ndezur gjithandej Kosovės. Unė vetė, nuk ia kisha hapur askujt derėn, dhe kur na nxorėn jashtė s’kisha forcė tė trokas askund. Dhe, nuk thuhet kot nė popull se nuk ia beson kurrė i ngopuri tė uriturit. Mbahesha si intelektuale dhe isha lidhur ngushtė me ata qė ishin kundėr luftės, sepse ishim mėsuar qė tė tjerėt tė vriten nė demonstrata, tė tjerėt tė dalin nė protesta, tė tjerėt tė vuajnė e shpresonim se do tė mund tė fitonim nė kurriz tė tė tjerėve! Kur na nxorėn dhe dėbuan nga shtėpia, tė parin morėn tim shoq. Ndėrkohė vajza filloi tė qante me zė. Nga shtėpitė, kishin filluar tė pėrzinin edhe fqinjėt tanė. Pasi merrnin meshkujt, ne, femrat na dėrguan nė shkollėn fillore “Naim Frashėri”. Bėheshim rreth 20 femra, kryesisht tė reja. Dy qė ishin mbi tė 50 i vranė menjėherė! Natėn e parė nuk erdhi askush, kurse tė nesėrmen nė mėngjes erdhėn dhe na zhveshėn lakuriq tė gjithave.



Dy vajza tė reja i morėn dhe ne nuk dinim asgjė ēka po ndodhte. Ato nuk u kthyen kurrė mė. Thanė se i ēuan nė Serbi, ku i priste banditi Arkan. Tė nesėrmen erdhėn disa ushtarė dhe morėn shtatė nga ato qė u pėlqyen. Nuk e kuptoj se si nuk mė plasi zemra kur mė morėn vajzėn. E sollėn pas pesė orėsh tė pėrgjakur fund e krye. E kishin dhunuar, ia kishin prerė trupin vende-vende. Mu afrua duke u dridhur dhe mė tha me gjysmė zėri: “Nėnė tė lutem merr diēka dhe mė bjerė nė kokė qė tė vdes, qė mos tė ndjehem e poshtėruar, tė lutem…”. Klitha e qava, por askush nuk mund tė mė ndihmonte. Dy ditė mė vonė i morėn edhe disa tė tjera dhe nuk i kthyen mė. Dhe ato pasi i pėrdhunuan barbarisht ja ēuan dhuratė Arkanit nė Serbi. Tė nesėrmen mė morėn bashkė me vajzėn. Njėri mė ēnderonte mua e tjetri time bijė. O Zot! Ēfarė bishash pa shpirt! Nuk mė kujtohet ēka ndodhte me mua kisha hallin e vajzės, kur provova t’i mėshoj njėrit, mė la, nuk mė ēnderonte mė, por mė lidhi dhe filloi tė m’i hiqte thonjtė me pincėn e rrymės. Vajzėn time e kthyen nė dhomėn ku na kishin lėnė, kurse mua mė detyronin t’i shikoja tė gjitha femrat qė po i dhunonin me radhė.



E di se ishin mė shumė se njėzet. Kaluan disa ditė e unė qėndroja e lidhur dhe pa futur gjė nė gojė, madje as ujė. Disa ditė mė vonė mė hodhėn nė njė bodrum bashkė me gjashtė gra tė tjera tė moshės sime, kurse vajzat e reja i ēnderonin ēdo ditė. Veē zoti e di sa kam qarė e bėrtitur pėr atė qė shikoja me sy! Detyrohesha t’i shikoja pėrpėlitjet e trupave tė njomė, vajet, klithjet dhe britmat e tyre plot dhembje, por nuk mund tė bėja gjė!

- Kush thotė se njeriu ēmendet nga tmerri?

- Kush thotė se njeriu vdes nga dhembja?

Tmerr dhe dhimbje mė tė madhe nuk mė kishte shkuar nė mėndje se do tė provoja ndonjėherė, por ja qė mbeta gjallė.



Plaga e Arbenitės dhe sė motrės



Arbenita nuk kishte arritur ta shihte kurrė mė trupin e sė motrės, qė kur i ndanė serbėt nga kolona qė ecte e detyruar pėr nė stacionin e trenit. Asaj as qė i shkonte nė mėndje se motra 16-vjeēare kishte vdekur pas torturave nga kriminelėt serbė. Arbenita rrinte e ulur ēdo ditė me orė tė tėra te dera e shtėpisė dhe priste… Gjatė kishin pritur hetuesit e Tribunalit tė Hagės qė Arbenita ta fillonte rrėfimin e saj pėr atė qė i kishte ndodhur asaj dhe sė motrės mė tė re.



“Kur na ndanė policėt e ushtarėt serbė, me ne, kishte edhe dhjetėra femra tė tjera dhe as qė mė shkoi mendja se ata do tė mund tė na dhunonin tė gjithave. Me vete kisha pak para, me tė cilat shpresoja t’i shpėtoja vdekjes. Kur na futėn nė njė shtėpi tė bukur nė lagjen e Arbėrisė, mendova se vetėm do na plaēkitnin dhe do na lirojnė. Kur po binte nata, nė dhomėn ku ishim ne, pesė femra, erdhėn papritmas dhjetė policė. Na urdhėruan qė tė zhvishemi. Motra ime provoi tė kėrcejė nga dritarja. Por, policėt e kapėn dhe filluan ta rrahin. I mėshonin aq shumė sa mundnin gjoksit, barkut dhe organeve gjenitale. Kur ajo mbeti e shtrirė nė tokė, njėri me thikė ia hoqi tė gjitha rrobat. Kur humbi vetėdijen, unė arrita t’i iki nga duart policit qė mė mbante nė dhomė bashkė me tė tjerat. Ajo nuk jepte shenja jete, dhe kur i hodha pak ujė, u pėrpoq tė thoshte diēka...

Unė po qaja dhe polici qė mė mbante mu afrua dhe mė detyroi me majė tė thikės tė shtrihem. Kur e pashė se edhe mua do tė mė ēnderojnė, shpejt e mora njė vazo, qė ishte pranė meje dhe i rashė nė kokė. Ai u ngrit shpejt, mė lidhi pėr tavoline dhe e bėri atė qė deshi… Nuk ka gjė mė tė rėndė qė mund tė tė ndodhė nė jetė! Diēka mė tė turpshme dhe mė fatale. Isha dhe mbeta e vdekur, edhe pse vazhdoj tė jetoj! Sapo desha tė iki, pashė qė tė njėjtėn gjė po ia bėnin edhe njėrės nė dhomė, ata filluan tė m’i heqin thonjtė me pincėn e rrymės. I sheh duart e mia? Ndoshta mė beson! Po shpirti im nuk mund tė shihet dhe askush nė botė kurrė nuk mund tė besojė se si ndihet ai. O Zot, sa dhembje mbart ky shpirti im i molisur!… ”, pėrfundoi rrėfimin e saj Arbenita. Nga ajo ditė kurrė mė nuk e pashė motrėn time. Shumė ditė mė mbajtėn aty dhe as vetė nuk di tė tregoj se sa herė me dhunuan e sa vajza pashė te vdisnin nė duart e banditėve, ushtarė e policė. Nuk mė kujtohet se kush na nxori nga aty. E di se pas luftės frikohesha tė kthehesha nė shtėpi. Ende nuk mund tė besoj se lufta ka mbaruar…



Tragjedia mbi dėborė – ēnderimi i vajzave 13 dhe 14 vjeēare!



Kishte disa muaj qė kishte filluar lufta dhe unė, e vetmja nga familja jonė, kisha mbetur nė fshat. Isha e detyruar sepse kishim bagėti, dhe ato, pas burgosjes sė vėllezėrve, ishin burimi i vetėm i jetesės tonė. Viti ‘99 mė bllokoi dhe nuk kisha gjasa mė tė dilja nga rrethi i hekurt i ushtrisė, policisė dhe paramilitarėve, qė kishin rrethuar Drenicėn dhe Dukagjinin. Pėrveē meje, nė fshatin tonė kishin mbetur edhe katėr vajzat e xhaxhallarėve. Gatuanim pėr mė shumė se 30 veta. Ishim tė gjitha gra. Kur afroheshin milicėt, shkonim nė malin mė tė afėrt. Pas disa ditėsh filluam tė sėmuremi nga tė ftohtit. Tė ftohtit dhe acari jetėn nė mal e bėnin tė padurueshme. Nė tė gjitha lėvizjet ishim nė vėzhgimin e forcave serbe, tė cilėt na hetonin kur ndiznim zjarrin. Njė ditė shkurti, kur pesė nga fėmijėt mė tė vegjėl na u sėmurėn u kthyem nė shtėpitė tona. Forcat serbe lėviznin vazhdimisht! Njė grua nga rrethi i Klinės mori fėmijėt e saj tė sėmurė, dy vajzat e rritura dhe gruan tjetėr me tre fėmijė dhe iku.



Ndodhi njė ditė kur papritmas e pa trokitur fare na u thye dera dhe nė dhomė na u futėn ushtarė e policė serbė. Pa pyetur asgjė dhe pa pritur se cili do jetė reagimi ynė, njėri nga ata filloi t’ia ledhatonte flokėt vajzės sė axhės, Nerės, e cila ishte vetėm 14-vjeēare. Ajo ia shtyu dorėn, dhe ai u nevrikos nga reagimi i saj. “Unė jam zot pėr shqiptarėt, dhe nuk duroj fyerjet”, tha ai, dhe i ra me dorė aq sa pati fuqi Nerės sė vogėl. Ajo vetėm u kėrrus, por nuk rėnkoi. Ai tentoi ta prekte prapė, por ajo iku jashtė. Ai urdhėroi ta lidhin! Dy nga policėt ia lidhėn duart. Ai u sul mbi tė, dhe ia shqeu rrobat derisa ata tė dy po e mbanin. E shtriu nė borėn e ftohtė, dhe po e ēnderonte. Ajo qante dhe thėrriste, por ne nuk guxonim t’i afroheshim. Vetėm po shikonim tė tmerruara.


( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante