Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-12-07, 09:51   #18
xhon
 
Anėtarėsuar: 23-12-07
Postime: 23
xhon i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Dhunimet Gjate Luftes-plage E Pasheruar!!!

Rrėfimi i vogėlushes nga Dukagjini: “I pari mė dhunoi gjeneral Vujiēi nė sy tė milicėve…”

Pesė ditė e dhunuar nga ushtarėt “I pari mė dhunoi gjeneral Vujiēi nė sy tė milicėve, pastaj thirri ushtarėt qė mu sulėn me tėrbim. Vajzat e tjera i dhunuan oficerėt e tjerė, tė cilėt pasi mbaronin punė me to, ua jepnin ushtarėve”. Kėshtu e nisi rrėfimin e saj pėr mjeken nė Tiranė vajza nga Dukagjini, e cila ishte dhunuar dhjetė ditė me radhė nga ushtarėt nė njė kazermė ushtarake. Mė nė fund arriti tė bindej dhe filloi tė rrėfejė me lot nė sy tėrė atė skenė makabre. “E ēfarė duhet t’u tregoj? Ēka do tė mund tė rregulloni nė plagėn e madhe qė shkaktuan serbėt? Pse po mė mundoni? A nuk ju mjafton ajo qė nė tė njėjtėn tavolinė ku u dhunova unė, vdiqėn edhe tri vajza tė tjera qė u dhunuan si unė? ”. Unė e kam humbur shpresėn se ndoshta ka diku shkėndija jete pėr mua! E vetmja shkėndijė ėshtė tė bėj diēka pėr ato qė vdiqėn nga dora e fėlliqur e shkaut”. Kur e tha fjalėn “shka”, ajo u tjetėrsua nė pamje dhe nofullat iu shtangėn, shtrėngoi grushtet e vegjėl e tė dobėt. Lotėt qė i rridhnin si shi, sikur e bėnin edhe mė tė mjerė vogėlushen nga Dukagjini, siē e quanin tė gjithė vajzėn e bukur dukagjinase. “Dua tė mė thuash, se si ndodhi qė ratė nė duart e kriminelėve, kur ndodhi saktėsisht dhe sa veta ishin me ty atje”, e ngacmonte mjekja, e cila mė parė kishte aktivizuar aparatin pėr incizim.

Vogėlushja prapė hodhi vėshtrimin mbi horizont, sikur atje tė shihte atė qė ndodhi, dhe shtoi ngashėryeshėm: “Shikoni, po flas, por mė premtoni se do tė mė ktheni shpejt atje”, dhe vazhdoi. “Kur na e dogjėn fshatin, ato ditė tė ftohta janari e tėrė popullata filloi tė ikte. Ne femrat vendosėm tė niseshim pėr nė Shqipėri. Nė afėrsi tė Smolicės na ndalėn ushtarė e paramilitarė serbė dhe pasi na plaēkitėn, ne nėntė femrave, na ndanė nga kolona. Tri ishin mė tė reja se unė, kurse tri ishin mė tė vjetra, nė mesin e atyre edhe njė nuse shtatzėnė. Kur na morėn me vete, na thanė se do tė na pyesin pėr UĒK-nė. Disa minuta mė vonė, pasi na futėn nė bodrumin e errėt, morėn njėrėn prej nuseve dhe pas disa ēasteve nga dhoma, ku e futėn filluan tė dėgjohen klithjet e saj. Pas disa ēasteve, kur reshtėn klithmat, u dėgjua njė breshėri automatiku. Aty kishte pėrfunduar jeta e saj. Kėtė do ta kuptoja vetėm pas tri ditėsh, kur do tė mė vinte radha edhe mua pėr tė hyrė nė bodrumin ku ishin dhunuar shoqet e mija. Pasi mė futėn aty, m’i shqyen rrobat, mė shtrinė dhe mė lidhėn nė atė tavolinė tė mallkuar dhe ashtu, me duar e kėmbė tė lidhura, mė ēnderoi njėfarė gjeneral Vujiē, sa munda tė lexoj nė uniformėn e tij.

Ditėn e pestė arrita t’i zgjidh duart dhe u pėrpoqa tė hakmerresha, duke e goditur me ēfarė mu gjend atė farė “gjenerali” tė fėlliqur, qė luftonte me gra. Si dėnim, mė dėrguan tė lidhur jashtė dhe mė lanė nė shi, derisa erdhėn njė dyzinė ushtarėsh, tė cilėt mė dhunuan barbarisht dhe pa mėshirė. Ditėn e parė mė dhunuan mbi tavolinėn e bukės, ndėrkohė qė pėrballė meje ēnderonin edhe tri vajza tė tjera. Madje, atyre ua prenė edhe organet gjenitale, duke i lėnė tė vdekura nė vend. Assesi nuk mė kujtohet kur mė lanė, por e di se e kam shumė tė vėshtirė tė jetoj. Ndoshta, mė lehtė e kam tė vdes dhe tė zhdukem nga faqja e dheut. Mė thuaj, si ta ngushėlloj veten, si t’i dal pėrpara familjes, miqve. Ata e dinė ēka ka ndodhur me mua. Unė e di se do ta kem pėrkrahjen e tyre, por tani trupi im ėshtė i ndotur, i fėlliqur. Dhe jeta ime nė kėtė mėnyrė mė duket mė e vėshtirė se ēdo vdekje”, pėrmbylli vajza nga Dukagjinit me lot nė sy.

( Ky shkrim ėshtė shkėputur nga Libri nė dorėshkrim “Lulja nė mes hekurave” tė autorit Riza Lahi, qė pritet tė botohet shumė shpejt )
xhon Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė