Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-01-14, 13:46   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shembuj tė mirė

Fishta, Hoxhė Ibrahimi dhe Papa Kristo Negovani



Tė mos ia veshin laicitetin dhe modernizimin vetėm komunizmit. Shoqėria shqiptare e ngritur dhe elita e saj kishte filluar udhėtimin drejt modernizimit karshi religjionit shumė dekada mė herėt.Sepse qė atėherė e panė mirė ēfarė sjell ana tjetėr.

Propaganda fetare e praktikuar sė fundi nga disa klerikė dhe ndoshta dy organizata politike nė vend, me apo padashje ka pėrfshirė pėr sė vdekuri shtresėn intelektuale dhe ushtarake tė mbi njėqind viteve ndėr shqiptarėt. Natyra me prirje tė moderuar e kategorisė sė njerėzve i qė dhanė shtytje forcimit tė ndjenjės kombėtare, ka tendencė tė mbulohet padrejtėsisht me petkun religjioz, nga dy formacione politike dhe teologė qė sė fundi nuk e dinė vendin e tyre. Fabrikimi i tė dhėnave dhe prezentimi i disa materialeve nė mėnyrė tė njėanshme, nė shėrbim tė shpėrndarjės sė ideve politike krijon njė tablo tė qartė mbi ekzistencėn e rrymave fetare tė elektrizuara brenda shoqėrisė shqiptare sė fundi. Megjithatė personalitetet historike edhe pse janė organikisht tė vdekur dhe nuk kanė gojė tė flasin, asesi nuk mund tė sinkronizohen gabim dhe tu ngjitet dicka qė nuk pėrkon me tė bėmat, mendimet dhe orientimet e tyre politiko-shoqėrore. Ata kanė thėnė shumėcka pėrmes sjelljeve dhe veprimtarisė sėtyre publike si dhe pėrbrenda mendimeve tė shkruara qė kanė arritur deri nė ditėt e sotme.

Fillimisht qėllimi pėr tė transmetuar nė publik mendime politike qė i japin kreditet kryesore religjionit nė procesin e zgjimit kombėtar apo ruajtjes sė identitetit etnik, pėrveē pasaktėsisė ndėrlidhė nė vete edhe drojėn pėr ekzistencėn e njė ane tė errėt pėrbrenda kėtij komuniteti qė hap gojėn vėrdallė pėr hipotezat e pambėshtetura si kėto. Nėse i shmangemi popullizmit tė praktikuar nga shtresa politike e mėvonshme qė ka mbuluar shumėēka pėr hir tė bashkimit tė njerėzve pėrreth ēėshtjes sė komb dhe shtetndertimit, ndikimi I religjionit nė krijimin e vetėdijes kombėtare, mund tė na shfaqet shumė mė ndryshe ( nė disa raste edhe destruktiv ) se sa qė jemi mėsuar ta pohojmė. Sa pėr ilustrim thirrja e Pashko Vasės, pėr tė lėnė anash dallimet ndėrmjet besimeve dyshoj tė jetė motivuar nga ekzistenca e ndonjė fraksioni fanatik ndėr popull , sepse ndryshe nuk do ta thoshte. Si personalitet Pashkoja na shfaqet shumė i moderuar nė raport me konfesionet, duke thėnė metaforėn mė tė nevojshme pėr kohėn kur ai ka jetuar. Nga grupet e paditura dhe shoqėritė radikale religjioze duhet tė jetė goditur siē goditėt edhe sot pėr sė vdekuri nga disa njerėz naivė qė ose nuk e kanė tė qartė domethėniėn e fjalės metaforė ose qėllimisht e shtrembėrojnė nė fjalimet para masės pėr interes tė caktuar.

Nėse “ tjerrėn “ si duhet dokumentet e arkivuara, atėherė nė kohėn kur kombet mbijnė nėpėr gjithė globin, ndėr shqiptarė mentaliteti radikal fetar shfaqet si pengesė nė mundėsinė e ngritjes popullore tė organizuar qė do t'i printe themelimit tė njė shteti tė bashkuar shqiptar. Hasan Prishtina nė kujtimet e tij, tregon me gisht drejt fanatizmit fetar nė lidhje me dėshtimin e kryengritjės sė vitit 1912 kur ishte nė kulmin e suksesit, derisa nė librin e George Gawrych “ Gjysmėhena dhe shqiponja “ thuhet se ndalimi i shtypit ne gjuhėn shqipe nga Perandoria Turke, u bė me kėrkesė tė klerit mysliman nė Shqipėri, duke arritur deri tek ēėshtja e Republikės Katolike tė Mirdites nė kohėn kur shqiptarėt qėndronin pėrballė pikėpyetjės sė madhe tė ekzistencės.

Prezenca e fanatizmit fetar nė konakun e disa shqiptarėve, konfirmohet edhe nga vetė dokumentet osmane dhe qartėsisht duket se ka qenė njė lloj barre nė procesin e pėrhapjės sė idesė pėr shtetndėrtim. Ndėrsa, shtresa intelektuale shqiptare, paralelisht duke analizuar korrespodencėn e tyre ndėr kohė si dhe duke i gjurmuar publikimet dhe tė bėmat e tyre, pa mė tė voglin dyshim buronte nga njė ideologji e modernizimit tė skajshėm nė raport me religjionin.

Pėrzgjedhja e alfabetit latin nė tė shkruar, nė vend tė shkronjave arabe ose greke, ėshtė vetėm njėra nga cėshtjetku shtresa intelektuale shqiptare shfaqet e zgjuar, e orientuar drejt, e pjekur, duke zhbllokuar hamendjėn e tė huajve mbi dyshimin se nė cilin qytetėrim takojnė Shqiptarėt. Pėrbrenda kėtij komuniteti nuk kishte vetėm figura publike tė besimit ortodoks apo katolik por edhe klerikė tė besimit islam si Hoxhė Hafiz Ali Korēa i cili shpėrtheu nė grevė si kundėrpėrgjegjje ndaj masave tė partisė “ Ittihad ve Tereki “ pėr tė ndaluar pėrdorimin e shkronjave latine ndėr shqiptarė. Iniciativa “ derė me derė “ e Hasan Prishtinės dhe Myfit Bej Gjirokastrės, tė dy tė besimit Islam dhe deputetė tė parlamentit turk, nė territorin e Kosovės dhe pjesės tjetėr tė Shqipėrisė sė sipėrme, pėr tė bindur popullin qė largimi i alfabetit arab ėshtė i nevojshėm, zbulon poashtu njė anė shumė tė moderuar tė figurave tė para intelektuale nė historinė e shqiptarėve karshi religjionit, nė kohėn ku pėrmes fesė bėhej thirrje nga zyrtarė e nėnpunės turq si dhe nga njė fraksion i shqiptarėve konservativ tė besimit islam, pėr lojalitet ndaj perandorisė dhe alfabetit zyrtar arab.

Shtresa e parė intelektuale dhe e ngritur e shqiptarėve pėrmes ideve tė shpalosura guximshėm padyshim se i paraprijnė krijimit tė njė situate mė tė favorshme tė komunikimit ndėrfetar, eliminimit tė intepretimeve tė dyshimta fetare, dhe diskreditimit tė grupeve radikale tė instrumentalizuara nga jashtė. Nė kėtė shtresė kishte edhe klerikė nė zė, qė i pėrulėshin perėndisė sipas normave tė besimit, por mbi tė gjitha ishin kombėtarė e tė moderuar, qė mė pas u bėnė pikė referimi pėr njė sjellje tė mirė. Pėr shėmbull :nė Kongresin e Manastirit, gjatė njė fjalimi patriotik tė Gjergj Fishtės, hoxhė Hafėz Ibrahim Efendiu nga Shkupi, i zuri rrugėn priftit dhe iu hodh nė qafė duke qarė e puthur si fėmijė. ( Kėshtu e jep, fjalė pėr fjalė Mustafa Nano nė librin e tij “ Unė jam Gege “ ) Gjergj Fishta nė anėn tjetėr nė Lahutėn e Malcisė shkruan krahas Soko Tonės edhe pėr lavdinė e Ahmet Zenelit, krahas Vuksan Gjelit katolik edhe per burrėrinė e Sinan Ajės musliman. Sigurisht edhe Hoxhe Hafėz Ibrahimi ashtu edhe Gjergj Fishta janė goditur e sharė nga shtresat radikale tė vetat megjithatė shqiptarėve tė rinj u lanė shembuj tė mirė pėr tė ndjekur. Janė “bujq” qė hodhėn farėn e tolerancės fetare.

Naim Frasheri ėshtė muslimani i parė qė ka shkruar studim mbi tė bėmat e Skenderbeut, derisa vėllau i tij Shemsedin Sami Frasheri ka lartėsuar personalitetin e tij nė shumė raste tė deklarimeve publike. Sigurisht qė edhe ata mund tė jenė goditur nga simpatizantė tė intepretimeve ekstreme pėr shkak tė lėvizjeve fetare tė Skenderbeut, megjthatė suksesi nė punėn e tyre arsyetoi ēdo mundim e fjalė tė duruar. Lartėsimi i ikonės mesjetare shqiptare krijoi njė figurė gati mitologjike shumė tė nevojshme pėr ti motivuar shqiptarėt nė cdo fushė tė betejės, derisa vėllėzėrit Frashėri zunė vend nė cdo faqė tė historisė dhe rrespekt tek cdo shqiptar i ditur. Pėr tė vėrtetuar disi konstatimin e thėnė mė lart, mė duhet tė ia bashkangjes kėtu njė shprehje tė Mustafa Krujės me tė cilėn e mbyll letrėn dėrguar Sali Nivicės ( tė dy intelektualė tė besimit Islam ) nė lidhje me zhvillimet e kryengritjės sė vitit 1912 “ Tashti lum vllai, s`po kam ma tjetėr veēse me urue qi Perėndija e shpirti i Skanderbegut tė na ndihmojė “ .

Nė gjysmėn e parė tė shekullit XX, ka edheintelektuale dhe njerėz tjerė tė njohur tė cilėt duken tė moderuar karshi konfesioneve. Faik Konica shfaqet i qartė nė kėtė sferė ku pėrmes publicistikės synon orientimin e masave popullore drejt mendimit dhe pikėpamjeve liberale duke vėnė nė shėnjestėr vazhdimisht sjelljėn dhe mentalitetin radikal nė cėshtjet fetare. Safet Butka, Mehdi Frasheri, Tajar Zavalani poashtu.

Pėr tė iu afruar fundit, Fishta, Hoxhė Hafez Ibrahimi, Vėllėzerit Frashėri, Hasan Prishtina, Myfit Bej Gjirokastra, Faik Konica, Mustafa Kruja, Papa Kristo Negovani ( I vrarė pse ligjeroi nė kishė shqip ) etj janė goditur nga elemente tė ndėrlidhur me ekstremizmin fetar nė mė shumė se njėqind vite, goditėn edhe sot, megjithatė populli dhe historia atyre iu perulet, derisa shtresa e identifikuar me ekstremizėm fetar, nuk mbledh nė vete lavdi, nuk pėrmendėt pėr tė mirė dhe cilėsohet me tė drejtė si kategoria mė e turpshme e historisė sė shqiptarėve. Pse kjo shtresė e zezė nuk u zgjėrua dhe erdhi duke u zvogėluar nė numėr, ėshtė meritė e njerėzve nga komuniteti intelektual qė i pėrēuan popullit mesazhe tė qarta nė lidhje me dėmet qė prezenca e forcave ekstreme mund tė sjellė.Ėshtė e padiskutueshme qė fraksione minore tė ekstremit fetar kishte, por ato u goditėn fuqishėm nga shtresa e mendjeve tė ndritura shqiptare fillimisht, e pastaj edhe nga vetė populli.

Kėshtu qė mos tė ia veshin laicitetin dhe modernizimin vetėm komunizmit. Shoqėria shqiptare e ngritur dhe elita e saj kishte filluar udhėtimin drejt modernizimit karshi religjionit shumė dekada mė herėt.Sepse qė atėherė e panė mirė ēfarė sjell ana tjetėr.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė