Tema: Lajme Sport
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-07, 14:30   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

15.02.2007

Bushati: Misioni i Shpresės - Kombėtarja

Jorgis Memo

Tė martėn, nė Stokholm tė Suedisė, u hodh shorti i eliminatoreve tė Kampionatit Europian 2009 pėr pėrfaqėsueset U-21. Ekipi ynė Shpresa u vendos nė grupin 1, me Italinė, Greqinė, Kroacinė, Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Ky ėshtė njė nga grupet mė tė forta, ku tri skuadrat e para janė edhe pretendentet kryesore pėr t'u kualifikuar nė Europianin e 2009-ės. Nė njė prononcim pėr "Sportin shqiptar", trajneri i kombėtares Shpresa Artan Bushati (ishte pjesmarrės nė short) shprehet se objektivi kryesor i kėtyre eliminatoreve ėshtė formimi i njė grupi tė mirė futbollistėsh, tė cilėt t'i shėrbejnė nė tė ardhmen edhe ekipit kombėtar A. "Shorti na ka vėnė pėrballė skuadrave mjaft tė forta, tė cilat shquhen pėr nxjerrjen e mjaft talenteve tė kėsaj moshe. Gjithsesi, edhe ne kemi pretendimet tona pėr kėto eliminatore. Natyrisht, nuk mund tė them qė kėrkojmė kualifikimin, por nuk duhet tė harrojmė qė misioni ynė ėshtė pėrzgjedhja e njė grupi tė mirė futbollistėsh, tė cilėt t'i shėrbejnė mė vonė edhe kombėtares A. Do tė jetė njė test i veēantė pėr tė gjithė lojtarėt qė do tė grumbullohen, sepse do tė pėrballen me skuadra mjaft tė mira, si Italia, Kroacia etj., pa nėnvleftėsuar kėtu Azerbajxhanin dhe Ishujt Faroe. Do tė jetė njė eksperiencė e bukur pėr ta, duke pasur parasysh qė do tė luhen gjithsej 10 takime, vajtje-ardhje. Lojtarėt do tė kenė mundėsi tė tregojnė vlerat e tyre tė vėrteta nė kėto takime. Do tė punojmė shumė nė mėnyrė qė tė jemi sa mė tė pėrgatitur nė takimet e para, tė cilat do tė luhen nė fillim tė muajit qershor. Kryesorja pėr mua si trajner ėshtė tė paraqitemi mirė dhe nė funksion tė paraqitjes sė mirė, shpresoj tė arrijmė edhe rezultate pozitive, pasi oreksi vjen duke ngrėnė. Grupi ku bėjmė pjesė ėshtė mjaft i fortė dhe, tė them tė drejtėn, njohje kam vetėm pėr skuadrėn greke, me tė cilėn u pėrballėm nė muajin shkurt. Pėr kombėtaret e tjera nuk kam njohje, sepse edhe ato janė nė periudhė seleksionimi, pasi brezi i datėlindjes '84-'85 nuk aktivizohet mė me kombėtaren U-21,"- deklaroi pėr "Sportin shqiptar" trajneri i kombėtares Shpresa, Artan Bushati.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė