Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-07, 14:40   #14
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ~Maska per fytyre dhe...

Tė gjitha maskat pėr tė eliminuar problemet e fytyrės
Si te pergatisni maska bimore per fytyren ne kushte shtepiake?

Stina e dimrit sjell jo pak probleme pėr fytyrėn e vajzave dhe tė grave. Pėr t’i evituar kėto acarime tė lėkurės ju mund tė pėrgatisni vetė, nė kushtet e shtėpisė, disa maska bimore. Vajza “natyrale” e ushqen fytyrėn me kos, trajton flokėt me limon, pėrgatit maskėn me miell bajamesh. Natyrale 100 pėr qind janė frutat, mineralet dhe bimet e shtypura ose tė pėrhapura direkt nė fytyrė. E gjitha kjo bėhet nė kuzhinė, me njė shtrydhėse frutash. Me njė mollė, pėr shembull, mund tė pėrgatitet njė ujė antioksidues shumė lehte. Me njė kos dhe njė lugė kafeje mjaltė mund tė pėrfitohet njė qumėsht riekuilibrues pėr fytyrėn. Kozmetiket natyrale janė njė mėnyrė e mirė pėr tė trajtuar fytyrėn, por mund tė jenė dhe njė mėnyrė argėtimi. Deri tani kjo mėnyrė ėshtė pėrdorur nga personat qė janė fanatikė tė natyrės dhe nga ata qė kanė alergji nga detergjentet kimikė. Por mund tė bėhet njė hobi. Ndryshe nga njė dhuratė e zakonshme, njė mikeje mund t’i dhurosh njė tonik trendafili, ose diēka tjetėr tė bėrė me duart tuaja. Mund tė freskoni trupin, si njė damė e vėrtetė e shekullit XX duke pėrdorur njė pėrzierje tė uthullės sė mollės, lavander dhe rozmarinė. Mė tė pasionuarit mund tė provojne masken “goditje drite”, e bardhė veze e rrahur, limon dhe kos. Prodhimi i kėtyre produkteve kėrkon njė higjienė maksimale, duar shume tė pastra, kavanoz xhami, dorashka. Ato mund tė ruhen pėr njė muaj, jo mė shumė. Preferohet tė ruhen nė frigorifer, nė enė tė pastra dhe tė mbyllura mirė. Ndryshe nga produktet e shitura nė parfumeri, qė pėrmbajnė njė sasi tė madhe pėrbėrjesh dhe lėndėsh, kėto janė tė bėra nė shtėpi, 100% bimore dhe aktive. Duhet tė keni kujdes sidomos me esencat e vajit qė pėrdorni, ndėrsa kualiteti i lėndėve tė para (perime, bimė, fruta, kos, vezė) ėshtė thelbėsor dhe duhet tė jetė shumė i mirė. Mungesa e parfumit, ngjyruesve, i bėjne kėto kremėra mė tė mira, por dhe mė tė vėshtira pėr t’u thithur. Shampot e prodhuara nė kėtė mėnyrė, pėr shembull, janė lėngje, por nuk bėjne asnjėherė shkumė.

Pėr tė zhdukur rrudhat

Pėrzieni njė tė verdhė veze, 1 lugė kos dhe 1 lugė mjaltė derisa tė pėrfitoni njė krem tė butė. Shpėrndajeni maskėn nėpėr fytyrė dhe nė qafė dhe lereni tė veproje pėr 15 min. Njė maskė tjetėr pėr rrudhat ėshtė tė zieni 2 karota, i shtypni derisa tė bėhet njė pure e dendur dhe shpėrndajeni tė ngrohtė nė lėkurė. Pas 15 minutash shpėrlajeni fytyrėn me ujė tė vakėt.

Maskė me portokall dhe mjaltė

Ėshtė ideale pėr tė krijuar njė efekt energjidhėnės nė lėkurė. Kjo maskė pėrgatitet shumė shpejt. Nė tė vėrtetė mjafton ta lyeni fytyrėn me 3 lugė mjaltė, duke evituar zonat rreth syve, dhe pastaj tė shpėrndani mbi tė lėkurėn e portokallit (kjo e grirė). Lereni rreth 10 minuta. Mjalti ndihmon pėr tė stabilizuar hidratimin e qelizave dhe portokalli e ushqen atė me vitaminėn C.

Maskė me banane
Pėrzijeni njė banane tė pjekur mirė e tė shtypur, njė lugė kafeje me kos natyral dhe njė lugė kafeje lėng limoni. Pasi pėrgatesa tė marrė formėn e njė kremi, e vendosni mbi fytyrė. Kjo maske mbahet pėr 20 minuta nė fytyrė. Me pas fytyra shpėrlahet me ujė tė vakėt.

Qumėsht pastrues pėr lėkura tė yndyrshme
Shtrydhni njė grejpfrut (nerenxė) dhe pėrzijeni lėngun e tij me njė gotė qumėsht tė ftohtė. Pėrgatesėn ruajeni ne frigorifer dhe pėrdoreni pėr tė pastruar fytyren para gjumit. Lagni me kėtė maskė njė copė pambuk tė pastėr dhe lyeni me tė gjithė fytyrėn. Pas maskės fytyrėn shpėrlajeni me ujė tė vakėt dhe fshijeni me pecetė tė pastėr.

Ujė trėndafili pėr sy tė enjtur
Zijeni njė litėr ujė dhe pasi ta hiqni nga zjarri hidhni nė tė 20 petale trendafili. Lėrini rreth 30 minuta, mė pas kullojeni. Lėreni ujin e trendafilit tė ftohet pak dhe bėni me te kompresa nė sy.

Maskė me patate pėr rrathėt e zinj tė syve
Pastroni njė patate dhe priteni nė feta shumė tė holla. Shtrojini fetat nė sy dhe lerini rreth 10 minuta. Mė pas hiqeni dhe shpėrlani fytyrėn.

Krem pastrues pėr fytyrėn
Merrni 1/4 e kastravecit (me lėkure tė prerė hollė), 1/8 e patates (me lėkurė te prerė hollė), 1 lugė sodė buke, 1 kokėrr vezė, 1/4 filxhan kos. Hidhni nė makineri grirėse pataten dhe kastravecin. Shtoni sodėn dhe vezėn dhe vazhdoni pėrzierjen. Mė pas hidhni kosin. Nėse keni lėkurė tė yndyrshme, shtoni 2 lugė kafeje lėng limoni. Kremi ruhet nė frigorifer pėr 2 ditė. Vendoseni nė njė copė pambuku, ose nė pecetė tė pastėr dhe pastroni me tė fytyrėn. Mė pas hiqeni dhe shpėrlani fytyrėn.

Pėr tė pasur njė lėkurė tė mėndafshtė
Merrni 250 ml lėng tė fresket kastraveci, 50 ml mjaltė, 125 ml kos, 6 pika vaj livande, 4 pika vaj karafili. Kėto i pėrzini mirė bashkė dhe maskėn vendoseni nė fytyrė pėrpara se tė laheni.

Maskė pėr tė hequr qimet e fytyrės
Pėr tė pėrgatitur kėtė maskė nevojiten: njė pako me xhelatinė, 125 ml lėng frutash ose lėngje barėrash. I ngrohni sė bashku derisa tė tretet xhelatina. Pėrgatesa lihet tė ftohet nė temperaturė normale derisa tė mund ta duroni mbi lėkurė. Aplikojeni mė pas nė fytyrė dhe lėreni tė thahet krejt. Pas tharjes maska tėrhiqet nga fytyra jo me shume forcė.

Maskė pėr lėkurėn normale
Merrni dy lugė me argjilė, njė lugė kafeje me mjaltė, 2 pika vaj karafili. Pėrdorni aloe vera ose ujė pėr tė formuar pastėn. Pasi t’i pėrzieni sė bashku dhe tė formoni kremin, maskėn vendoseni nė fytyrė dhe pas 15 minutash lajeni atė.

Maskė pėr lėkurėn e thatė
Pėr lėkurėn e thatė pėrgatitet kjo maskė. Merrni 1 lugė me argjilė, 1 lugė me miell thekre, 1 lugė tė vogėl me mjaltė, 1 lugė kafeje me vaj bajamesh, 1 pikė vaj trendafili, 1 pike vaj livande. I pėrzieni tė gjitha sė bashku dhe masazhoni fytyren pėr rreth 20 minuta me kėtė maskė.

Maskė me kungull
Kungulli i verdhė ėshtė shumė i pasur me vitaminė A dhe ndihmon pėr tė rigjeneruar lėkurėn dhe pėr ta bėrė atė sa mė tė shėndetshme. Kjo maskė pėrgatitet nė kėtė mėnyrė.
Zieni njė fetė me kungull tė prerė nė copa pėr 15 minuta nė ujė. Pasi e keni zier shtypeni. I shtoni masės njė lugė tė vogėl me panė tė freskėt, tė lėngėt dhe e pėrzieni mirė. Lėreni masėn tė ftohet dhe kur ajo tė marrė temperaturėn e ambientit, pėrhapeni nė fytyrė dhe nė qafėn e larė dhe lėreni te pushojė nė atė vend pėr rreth 10 minuta. Duhet tė evitoni sytė dhe buzėt. Mė pas, shpėrlajeni me ujė tė vakėt dhe lyeni fytyrėn me kremin hidratues qė ju pėrdorni.

Pėr njė fytyrė sa mė tė pastėr dhe me shkėlqim
Merrni 1 lugė kafe lėng limoni, 1 lugė gjelle sheqer. I pėrzieni tė dyja dhe e aplikoni nė fytyrė pėr 1 minutė. Mė pas fytyra pastrohet vetėm me ujė tė vakėt. Njė maskė tjetėr qė pėrdoret nė shumė sallone bukurie ėshtė kjo:
Merrni 4-5 kokrra luleshtrydhe, 1/3 gotė mjaltė, 1/2 ēokollatė, 1/2 gotė shampanje. Nė fillim nė mikrovalė shkrini ēokollatėn, ndėrkohė qė nė njė grirėse fusni luleshtrydhet dhe mjaltin, duke i bėrė si pure. E pėrzieni mirė nė njė tas me ēokollatėn dhe me njė furēė tė vogėl aplikojeni nė tė tėrė trupin. Nė njė shishe tė vogėl sprucoje fusni shampanjėn, dhe lagni tė gjithė trupin me tė. Mbulohuni me letėr alumini dhe qėndroni ashtu pėr 15 min. Mė pas shpėrlahuni me ujė tė vakėt.

Maskat pėr flokėt
Tonifikues pėr flokė tė dobėt
Nė njė tas tė vogėl rrihni 1 kokėrr vezė dhe 1/2 filxhan ēaji me kos. Masazhoni me kėtė masė flokėt tuaj. Lėreni tonifikuesin nė flokė rreth 10 minuta. Mė pas shpėrlajeni.

Zbutės pėr flokėt e thatė
Nė njė enė pėrzieni 2 kokrra vezė tė rrahura me 1 lugė vaj ulliri, 1 lugė glicerinė dhe pak uthull. Kalojeni kėtė maskė nė flokė dhe lėreni rreth 15 minuta. Nė vazhdim lajeni flokun.

Pėr flokė sa mė tė butė dhe me shkėlqim
Merrni 1/4 gotė kafe tė ftohtė, 1 lugė kafe sheqer, 1/2 gotė qumėsht. I pėrzieni tė gjitha dhe vendoseni nė flokun tuaj. Me qėllim qė tė krijohet ngrohtėsi i mbėshtillni flokėt e njomė me letėr alumini dhe me njė peshqir sipėr. Maskėn e mbani nė flokė pėr 10 minuta dhe pastaj shpėrlajeni flokun me ujė tė vakėt.
__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė