Tema: Migjeni
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 10:14   #38
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Migjeni

Zbulohet dorėshkrimi i fundit i Migjenit





Ėshtė njė fletė e zverdhur e njė fletoreje me viza, tipike e kohės nė vitet 1938, ajo ku Migjeni ka shkruar njė nga momentet e rebelimit dhe filozofisė sė njė… trumcaku.
Nė atė fletė tė verdhė tė shkruar nga Migjeni nė Sanatoriumin italian ėshtė pikėrisht trumcaku qė filozofon sė tepėrmi, qė bėn ciu-ciu, por qė nė momentet e sėmundjes sė autorit tė madh kalon sipėr vizave, shprehje e gjendjes sė rėnduar tė poetit qė po jetonte ditėt e fundit. Dorėshkrimi gjendet nė arkivin e Muzeut tė Shkodrės, e ndoshta kjo fletė ėshtė edhe “quintesenca” jetėsore nė filozofinė e Migjenit. Ajo filozofi qė ka brenda si rebelimin edhe me natyrėn, por edhe me pavdekėsinė, e cila nė fund tė shkrimit ėshtė quajtur… eternitas.
“Fjalėt” e Trumcakut
“I lodhun, dhe ma i pakėnaqun trumcaku me fat, qėndroj mbi degė”… kėshtu e fillon shkrimin Migjeni. Shikohet qartė paradoksi qė nė fillim, ku “trumcaku ėshtė i lodhun ma i pakėnaqun, por me fat” dhe patjetėr qė mund tė kuptohet se pse kjo shkruhej nė prill tė 1938-ės, pak para vdekjes sė poetit. Mė tej Migjeni vazhdon: “Me urrejtje shikonte natyrėn qė s’e krijoj ma artistikisht. Me pėrbuzje vėrente bylbylin. Tashma e kuptoj mirfilli se duhet tė vuejė nga fataliteti i gjanave. Kėshtu tue mendue ndjen njė lehtsi trumcaku. Nė thellsin e ndergjegjes sė tij, filloj tė ndjehet fillozof. ( Kish tė drejt! Se kush arrin ndėr trutė e vet, tė jenė i pakėnaqun me fat, ai me tė vėrtetė filloi me bamė fillozofi – dhe njė fillozofi ma tė vėrtetė se ēdo tjetėr fillozofi). Trumcaku qė ka zili bylbylin, pse nuk ėshtė artistikisht si ai, ndoshta pamja, apo kėnga e tij nė krahėsim me bylbylin, apo tė dyja bashkė, dhe pikėrisht mbas kėsaj fillon edhe fillozofia. Mos qėnia artistikisht nė pamje si bylbyli e bėn trumcakun tė kuptonte fatalitetin e … gjanave!!. Ēuditej trumcaku pėr madhėshtinė e ndjesive tė tija dhe ēuditej pėr fatalitetin e gjanavet. Pse asht trumcak, vetėm pse asht trumcak, nuk mund t’a thotė kangėn e bylbylit. Ēuditje pėr padrejtsin e natyrės dhe ish gati tė bajė diēka; njė kryengritje kundra natyrės!… Por trumcaku fillozof e mundi trumcakun harbut. Me njė indiferencė apathike fishklloj dhe flutroj nga dega, nėn strehė tė pullazit”. Pastaj poeti vazhdon… “dhe aty ia nisi: ciu ciu, ciu ciu, si njė fillozof unik dhe faqezi”. Ndoshta ky ėshtė momenti qė Migjeni rebelohet pse nuk e kuptojnė ose lejojnė, apo edhe pse nuk e lejojnė duke qenė trumcak tė kėndojė si bylbyl. Mbase bylbyli ka fatin dhe mbase ėshtė ai qė “e ka mirė me natyrėn”… Njė interpretim i jashtėzakoshėm i paradoksit dhe dyzimit nė fund tė jetės sė shkurtėr, e cila tashmė po i mbaronte. Ishte fundi i historisė qė kthente “trumcakun” rebel, nė njė filozof, sikundėr thotė Migjeni.
Shkrimi pa titull me firmėn e poetit
Por pjesa mė e rėndėsishme e dorėshkrimit tė gjetur ka sipėr njė kryq tė madh si nė ato raste kur shkruajmė diēka e duam ta prishim. Lapsi qė ka prishur shkrimin ėshtė nė tjetėr ngjyrė, por aty poeti shkruan pėr pėrjetėsinė – “eternia”. Nuk dihet nėse
ka qenė dora e Migjenit qė ka vendosur kėtė “iks” prishės. Nė paragrafin qė ėshtė tentuar tė fshihet shkruhet: “Ky paradoks i trumcakut, mund tė ngjajė (ndodhė) edhe njė miljon vjet, kur truri i trumcakut tė zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truri i njeriut. E na njerzit e kėtij skajit tė dheut pėr nji miljon vjetė, mund t’arrijmė qė mos t’ia kemi zili njerzve qė na rrethojnė (si trumcaku qė ia kish zili bylbylit). Njė miljon vjet – afat i bukur… Si ju duket? Jo, jo, nuk a shum. Ē’janė njė miljon vjet para eternitas”.
Dhe poshtė kėtij paragrafi poeti ka firmosur….Migjeni.
Pikėrisht kėtė paragraf, nuk kanė dashur ta komentojnė apo marrin nė konsideratė as nė atė kohė, as nė diktaturė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė, apo pa e pėrdorur si e kanė pasur zakon… dhe as sot, kur, normalisht, duhet qė dikujt t’i jetė pastruar shikimi dhe kristalizuar audio e dėgjimi nė pėrgjithėsi… Gjithsesi “Paradoksi i Trumcakut” mbetet njė nga momentet e jashtėzakohshme tė poetit, i cili mbas shumė pak muajsh vdiq nė “sanatoriumin” ku ka shkruar edhe pjesėn mė tė ēuditshme filozofike tė tijėn. Kjo ėshtė ndoshta shpėrthimi filozofik i fundit i tij, qė ėshtė pikėrisht ai shkrim pa titull, por qė flet pėr njė trumcak… E ky dorėshkrim zbulohet pikėrisht nė 100-vjetorin i lindjes sė Millosh Gjergj Nikollės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 11-10-11 nė 10:15
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė