Tema: Evolicioni
Shiko Postimin Tek
Vjetër 15-11-08, 15:20   #2
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Evolicioni

Trashëgimia

Evolucioni ne organizma te ndryshem ndodh me ane te ndryshimeve te vecanta qe njihen si karakteristika, ose veçori - qe jane karakteristike per nje organizem. Si shembuj mund te permendim ngjyren e syve, një karakteristikë e trashëguar nga njeri prej prinderve te individit. Karakteristikat e trasheguara kontrollohen nga gjenet dhe teresia e gjeneve ne gjenomin e nje organizmi eshte emertuar gjenotipi i organizmit.

Nderkohe, teresia e aftesive te vezhgueshme ne strukturen dhe sjelljen e organizmit, quhet fenotipi i organizmit dhe vjen si rezultat i maredhenies se gjenotipit me ambientin rrethues. Per kete arsye jo te tera pjeset e fenotipit jane te trashegueshme. Si shembull mund te permendim nxirjen nga rrezet e diellit; ajo eshte rrjedhoje e gjenotipit te organizmit ne maredhenie me rrezet e diellit dhe lekura e nxire nga dielli nuk eshte nje karakteristike e cila trashegohet tek pasardhesit. Por ama persona te ndryshem kane rreagime te ndryshme ndaj rrezeve te diellit dhe kjo ndodh sepse ata kane ndryshime ne gjenotipet perkatese. Ketu mund te permendim albinizmin i cili eshte nje karakteristike e trashegueshme dhe si efekt i tij eshte pamundesia e lekures per t'u nxirre nga rrezet e diellit dhe djegia nga dielli.

Karakteristikat e trashegueshme kalohen nga nje brez tek tjetri me anen e ADN, nje molekule e afte te enkodoje informacion gjenetik. Ne vetvete ADN eshte nje polimer i perbere nga kater nukleobaza. Sekuenca e ketyre nukleobazave, ose shkurt bazave, percakton informacionin gjenetik, ne analogji me shkronjat ne tekstin e nje libri apo biteve ne programin e nje kompjuteri. Ato pjese te ADN qe percaktojne nje njesi te vetme funksionimi, quhen gjene. Gjene te ndryshme kane sekuenca te ndryshme bazash. Brenda qelizes keta zinxhire bazash ADN-je nderthuren me proteina dhe formojne struktura te perqendruara qe quhen kromozome dhe zona te vecanta te kromozomit quhen lokuse. Nese sekuenca e ADN neper keto lokuse eshte e ndryshme nga nje individ tek tjetri, keto variante te ndryshme te se njejtes gje quhen alele. Sekuencat e ADN mund te ndryshojne nepermjet mutacioneve duke krijuar ne kete menyre alele te reja. Ne rast se mutacioni ndodh brenda nje gjeni, aleli i ri qe krijohet mund te ndikoje ne karakteristiken e organizmit per te cilen eshte pergjegjes ky gjen, duke cuar me pas ne ndryshim te fenotipit te organizmit. Por sidoqofte, kjo gje nuk eshte e vertete per te gjitha rastet. Shumica e karakteristikave jane shume me komplekse dhe kontrollohen nga nje teresi gjenesh qe bashkepunojne.

__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë