Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-09-09, 09:16   #2
Domira
 
Avatari i Domira
 
Anėtarėsuar: 02-02-05
Postime: 16,716
Domira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėmDomira i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Pse Nuk Po E Luftoni Krimin, Zoti Kermabo?!

Ndonjiher gjanat duket shume te komplikuara e ne fakt jane shum banale dhe e kunderta, ndonje her situat duken shume te thjeshta por ne realitet jane shume te komplikuara.
Une mendoj se per ti zgjidh problemet duhet ti leviz dyert te cilat levizen, mos te them qe hapen sepse kjo esht nje shkalle me e larte e arritjes se qellimit, po edhe mund te jet ambicie e gabuar. Sidoqofte bazuar ne kto qe thash mendoj se duhet te reagojne mekanizmat e shoqerise civile te cilat iu imponojne institucioneve qe ti levizin gjerat ma tutje. Pa marre parasysh motivet dhe aresyet e mbajtjes kolektive ne arrest te pjestareve te nje levizjeje qytetare, shoqeria civile duhet te jet ne gjendje gadishmerie qe te kerkoje zgjidhjen e qeshtjes se te arrestuarve te VETVENDOSJES, ne k ete rast.
Por, shoqeria civile nuk duhet te jete kaq inerte sa i perket krimit te organizuar. Si ka mundesi qe shoqeria civile e cila e ka nje pervoje se paku 10 vjecare te ekzistimit te saj ne forme te organizuar, nuk brengoset gati hiq per ta luftu krimin. Me nje konfernce per shtyp te OJQve nuk luftohet krimi, me nje peticion nuk luftohet krimi, as me nje proteste nuk luftohet krimi. Nevoitet pune ne kontinuitet dhe e projektuar mire per luftimin e krimit.
Kur do te deshmojme nje aftesi te tille per tu kujdesur per shtetin tone, per familjet tona, sigurisht se as Kermabo as kerkush nuk do te rrinte kaq komod para krimit qe po ndodh edhe ate fale kufirit te pasiguruar ne veri te vendit.
Eshte e cuditshme por ma shum brengosese se si OJQ dijne te ngrisin zerin kur esht fjala per ta kundershtu nje dukuri krejt dytesore ose psh ta luftojne pa kompromis nje parti politike!!! Kto gjana kane ndodh pas lufte, kto i dijme te gjith.
A neshte kaq e veshtir me e kuptu se ne ne pergjithsi jemi pakes te manipuluar, te pavemendshem ose ndoshta jo aq te dishem per te be dallim se cila esht e mire per shtetin tone e cila jo!?!?
Neqoftese ne dijme ti artikulojme veprimet tona per te miren e te gjithve qe jetojn ne Kosove, neqoftese ne si shoqeri civile dijme ta duam vetevehten ma shume, kjo do ti shtynte dhe do ti ndihmonte institucionet tona per te marre veprime te domosdoshme te cilat do te ishin obligative per partneret tane nderkombetar si kerkesa te dala nga vullneti legjitim i njerzve qe jetojne ne Kosove.
Shkurt, gjithmone topi eshte te ne, e kah e drejtojme ne dhe a duam qe ti japim shtytje ne rruge te drejte, ajo perseri mvaret nga ne.
Askush nuk mundet te na e ndaloje qe ne te punojme e luftojme per mireqenien e familjeve tona!
Po flas fjale te madhe ndoshta, por ato te shkreta pare qe po hyjne neper OJQ tona jane dardhe me bisht!!!
__________________
Ėndrrat e mia dua ti fal vetem ty!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Domira : 04-09-09 nė 09:20
Domira Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė